Shtatë mrekullitë e botës së lashtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Listë me shtatë mrekullitë e botës së lashtë është shkruar rreth shek II p.e.s. Referenca e parë në lidhje me këtë ide është gjetur në Histori të Herodoti, shek V p.e.s. Dekada më vonë, historianët grekë shkruan për monumentet më të madhërishme të kohës. Callimachus i Cyrenes (305p.e.s-240p.e.s), kryebibliotekar i Alexandria Mouseion, shkroi "Përmbledhje e mrekullive nëpër botë". Gjithçka dimë për këtë përmbledhje është vetëm titulli, sepse ajo u dogj në zjarrin që i ra bibliotekës. Lista përfundimtare është plotësuar gjatë mesjetës. Lista përmbante 7 monumentet më mahnitëse të botës antike, disa prej të cilave pothuaj u zhdukën gjatë mesjetës. Të tjera as që nuk "jetonin" më. Midis referencave më të vjetra rreth listës kanonike janë gdhendjet e artistit hollandez Maerten van Heemskerck (1498-1574) dhe Johann Fischer von Erlach me veprën “Histori e Arkitekturës”. Sot, evidencat arkeologjike zbulojnë disa prej mistereve që rrethonin historinë e këtyre mrekullive prej shekujsh. Për ndërtuesit e tyre, 7 mrekullitë ishin një celebrim i fesë, mitologjisë, artit, fuqisë dhe shkencës. Për ne, ato pasqyrojnë aftësinë e njeriut për të ndryshuar ambjentin duke ndërtuar konstruksione madhështore, njëra prej të cilave i qëndron kohës edhe në ditët tona.

Shtatë mrekullitë e botës së lashtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Piramida e Keopsit
Kopshtet e varura të Babilonisë
Tempulli i Artemidës në Efes
Shtatorja e Zeusit në Olimpia
Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas
Kolosi i Rodosit
Fari i Aleksandrisë


„Kam parë muret e Babilonisë së pathyeshme, përgjatë të cilëve një koçi mund të garojë, kam parë Kopshtet e varura, Kolosin e Rodosit, kam parë edhe malet e ndërtuara nga njerëzit piramidat e larta,edhe varrin gjigand të Mausolonit, por kur pashë tempullin e Artemisës që çante retë gjithë të tjerët ranë në hije, edhe dielli vetë, nuk ka parë kurrë asgjë të tillë që të barabitet me të jashtë Olimpit“

Antipateri, Antologji Greke IX.58



Mrekullia Data e ndërtimit Ndërtuesi Për tu vënë re Data e rrënimit Shkaku i rrënimit Vendndodhja moderne
Piramida e Keopsit (Piramida e madhe e Gizës) 2584-2561 Pr.l.k Egjiptianët Besohet se është ndërtuar si një varr monumental i Faraonit Keops gjatë dinastisë së katërt në Egjiptin e Lashtë Ekziston Ende Ekziston Ende Giza, Egjipt
Kopshtet e varura të Babilonisë 605-562 Pr.l.k Babilonasit Diodorus Sikulus i përshkroi kopshtet disa katësh që arrinin 22m lartësi, me makineri për vaditje dhe qarkullimin e ujit. Pemë të mëdha kultivoheshin edhe në majë të çative. U ndërtua nga Nebukodonosori II për gruan e tij Amitisin i Medijes. Pas shek. I-rë Pr.l.k Tërmet Al Hillah, Babil, Irak
Shtatorja e Zeusit në Olimpia 466-456 Pr.l.k (Tempulli)
435 Pr.l.k (Statuja)
Grekët Zuri të gjthë gjerësinë e korridorit të tempullit që u ndërtua për ta strehuar statujën.Kjo statujë ishte 12 metra e lartë. Shek. V-VI Ps.l.k Zjarri Olimpia, Greqi
Tempulli i Artemidës në Efes 550 Pr.l.k Lidianët, Persët, Grekët Iu dedikua perëndeshës greke Artemis, dhe u deshën 120 vjet që të ndërtohej. Herostratusi e dogji krejtësisht për të fituar famë të përjetshme. U rindërtua nga Leka i Madh dhe u shkatërrua përsëri nga Gotët. U rindërtua përsëri, por në vitin u mbyll 391 dhe u shkatërrua nga një turmë e udhëhequr nga Shën Gjon Gojëarti në 401. 356 Pr.l.k (nga Herostratus)
262 Ps.l.k (nga Gotët)
391 Ps.l.k (nga një turmë e udhëhequr nga Shën Gjon Gojëarti)
Zjarrvënie nga Herostratus, plaçkitje pranë Selçuk-ut, Izmir, Turqi
Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas 351 Pr.l.k Karianët, Persët, Grekët Lartohej rreth 45 metera dhe në të katër anët ishte i stolisur me skluptura. Origjina e fjalës mauzoleum, varr monumental i ndërtuar për Mausolon, një satrapPerandorinë Perse| në 1494 Struktura origjinale u shkatërrua nga përmbytja. Më pas u rindërtua një strukturë e re e cila u shkatërrua pjesërisht nga një tërmet dhe përfundimisht nga Kryqëzatat. Bodrum, Turqi
Kolosi i Rodosit 292-280 Pr.l.k Grekët Statujë gjigande e perëndisë greke, Heliosit, perëndia e diellit, c. 35 m e lartë. 226 Pr.l.k Tërmet Rodos, Greqi
Fari i Aleksandrisë 280 Pr.l.k Egjiptianët helenistikë, (Grekët) Rreth 115-135 metra e lartë, ky far ka qenë për shekuj me rradhë struktura më e lartë në Tokë. Ishulli në të cilin ishte ndërtuar, Faros, i dha emrin fjalës Latine për "far". 1303-1480 Tërmet Aleksandria, Egjipt

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko Edhe[redakto | redakto tekstin burimor]