Shtrati i lumit
Appearance
Shtrati i lumit është thellimi zgjatur si lug, nëpër të cilin rrjedh uji i lumit. Është krijuar nga gërryerja lumore në vijën e rënies, pjerrtësisë më të madhe të relievit. Forma dhe madhësia e shtretërve të lumenjve është e ndryshme. Shtrati i lumit përbëhet prej fundit dhe anëve te pjerta.
- Fundi i lumit është pak a shum i rrafshët. Ai përbën bazën e shtratit, në të cilin gjenden forma të ngritura dhe të thelluara gërryese ose grumbulluese, siç jnaë : pragjet, cekëtinat, vorbat gjigante (strunat) etj.
- Anët e shtratit te lumit rëndom janë pak a shum të anuara në drejtim të mesit të shtratit dhe shtrihen nën nivelin e lumit. Ana e djathtë dhe ana e majtë përcaktohen sipas drejtimt të rrjedhës së ujit. Rripi i ngushtë i shtratit, që shtrihet mbi nivelin e lumit, quhet breg i lumit. Dallohen bregu i djathtë dhe bregu i majtë, të cilat, sikurse anët e shtratit, përcaktohen sipas drejtimit të rrjedhës së ujit lumi mund te kete dhe batica.
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |