Shtypi fleksografik
Shtypi fleksografik (fleksografia) bënë pjesë në teknikën themelore të shtypit të lartë. Mundëson shtyp në disa lloje të materialit, a më së tepërmi përdoret për shtyp në lloje të ndryshme të ambalazhit (lloje të ndryshme të ambalazhës plastike, lepenkës valore, letër, tiketa, etj.). deridiku është i ngjajshëm me tiposhtyp, ndryshimi është vetëm në formë të shtypit e cila te fleksografia është elastike, që do të thotë duhet presion më i vogël, që kopja të transferohet në bazë. Termi feksografi filloi të përdoret në gjysmën e shekullit të 20., a deri atëherë është njoftë me emrin shtypi analitik.
Principi i punës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Forma e shtypit punohet në material fotoreagues, me emrin polimer. Varësisht nga përdorimi, thellësitë në formë të shtypit mund të jenë nga 1,7 deri në 6 mm. Ndriçimi bëhet me rreze ultraviolet, nëpërmjet negativit, dhe në procesin e më vonshëm të zhvillimit me ujë apo të ndonjë tretësi tjetër, fitohet relefi në formë të shtypit. Në fillimet e shekullit 21. Forma e shtypit filloi të prodhohet edhe me metoden CtP (computer to plate), dhe kjo është punimi nëpërmjet llaserit, pa ndriçmim dhe pa zhvillim që mundëson dukshëm shkurtim të kohës dhe kualitet shumë më të lartë të formës. Ngjyra e shtypit bartet me ndihmën a valakëve, në valakun e quajtur valak raster (aniloks). Detyra e saj është bartja e ngjyre për çdo rrotullim në formë të shtypit. Në linjaturë (thellësi të gravuara në të cilat është ngjyra) valaku raster në trashësi ndërmjet 0,8 i 1 µm. Forma e shtypit është mbështjell[ rreth cilindrit bazë, dhe elementet e ngritura të saj me anën e presionit e transferojnë ngjyrën në bazën për shtyp në të cilën shtypet. Për shkak se ka veti të qëndrueshmërisë, për shkak të presionit të ultë në bazë, forma e shtypit ka një kohë shumë të gjatë tç qëndrueshmërisë’.
Në fleksografi shfrytëzohen ngjyra të cilat kan viskozitet të vogël. Kryesisht shfrytëzohen tri lloje të ngjyrave: në bazë të alkoholit, na bazë të ujit te UV ngjyrat. Ngjyrat në bazë të alkoholit përdoren te në foli të polimerit dhe aluminit. Terja e kopjes së shtypur bëhet me avullim të alkoholit (sipas nevojes) edhe me anë të temperatureës. Në baza si që janë letra apo kartoni) shfrytëzohen ngjyra në bazë të ujit, dhe këtu terja zgjtë më shumë. Në material siq’ është PVC, foli të aluminit, laminat dhe të ngjajshme përdoren UV ngjyra. Ekspozimi I kopjes së shtypur në UV dritë, terja është më e shpejtuar. Ngjyrave mun tu ipen edhe elemente shtesë, për ti përmirsuar vetitë siq’ është plastifikatori (rritje e fleksibilitetit te ngjyra), vosaku (rritje e qëndrueshmerisë gjatë fërkimit), etj.
Shtypi fleksografik, është teknikë e thjeshtë e shtypit, dhe karekterizohet me përparsi nga teknikat tjera të shtypit, me mbulim të mire të ngjyrës, shkëlqim të kopjes së shtypur, mundisi të shtypit në material të ndryshme, mundësi të të shtypit me lloje të ndryshme të ngjyrave dhe me shpejtësi të lartë të shtypit. Mangësitë e saj janë çmimi shumë i lartë i forms së shtypit (sidomos ato të punuara në mënyrën CtP), si dhe rrotulluesit (valakët) rasterik shumë të shtrenjtë.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Igor Majnarić: Kvaliteta digitalnih otisaka uvjetovana starenjem tiskovne podloge (Pristupljeno 21. ožujka 2013.)
- J. Kičinbaći, N. Mrvac, I. Bertić: Trendovi razvoja fleksografskog tiska (Pristupljeno 21. ožujka 2013.)
- Stanislav Bolanča, Kristijan Golubović: Tehnologija tiska od Gutenberga do danas (Pristupljeno 21. ožujka 2013.)
- Tiskarske boje za konvencionalne tiskarske tehnike[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] (Pristupljeno 21. ožujka 2013.)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Flexographic Technical Association
- European Flexographic Industry Association Arkivuar 26 shtator 2013 tek Wayback Machine
- Rupa Colour Inks., India.