Jump to content

Sijce Andonova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sijce andonova)
Sijce Andonova

Sijce Andonova (Maqedonisht Сијче Андонова, lindur 29 Nëntor 1992)është një mbrojtëse maqedonase ose mesfushore e cila luan për Blau-Weiss Hohen Neuendorfe Ligës së dytë gjermane dhe për Ekipën Nacionale të Maqedonisë. [1] Motra e saj e vogël Natasha luan në Spanjë për FC Barcelona Femení. Andonova e filloi karrierën e saj të Futbolli në Maqedoni për ZFK Tikveshanka. Në 2008 ajo luajti për kampionët maqedonas Shqiponjat në Champions League. Pasi luajti dy ose tre loja kualifikuese, ajo u rikthye në klubin e saj të mëparshëm. Me Tikveshankën ajo fitoi një ligë maqedonase dhe kup të dyfishtë në 2009. Përsëri ajo luajti me ekipën e saj në Ligën e Kampionëve por nuk mund të kualifikohej për roundin e dytë. Pas kësaj ajo u hodh në Borec Veles, fitoi ligën e vitit 2010 dhe kupën e dyfishtë dhe mori pjesë në një round jo të suksesshëm të Ligës së Kampionëve. Në vjeshtën e vitit 2010 ajo dhe motra e saj Natasha udhëtuan në Gjermani dhe në 1 janar 2011 u nënshkruajtën për Bundesligë Femërore dhe fituesit e Ligës së Kampionëve Turbine Potsdam. Me Turbinën ajo luajti 27 loja në dy e gjysëm vjet për ekipën e dytë në Bundesligën e dytë Gjermane. Në verën e vitit 2013 ajo u transferua në Blau-Weiss Hohen Neuendorf.

  1. ^ Profile in UEFA's website