Silvana Braçe
Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Letër portreti Stampa:Leter figura Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter shtetësie Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund Silvana Braçe lindur në Tiranë (24 Shkurt 1958) - ekonomiste, gazetare, prezentatore e shfaqjeve artistike, shqiptare nga Shqipëria.
Karriera e saj fillon në moshën 15 vjeç në Radio Tirana ndërkohë që vazhdonte shkollën e mesme. Pasioni i saj ka qenë edhe baleti, ku është ushtruar që në moshën 7 vjeçare duke ndjekur kurse të tilla.
Mbaroi shkollën e lartë në Universitetin e Ekonomisë në Tiranë, dega Financë dhe për pak vite e ushtroi këtë profesion, por dashuria për radio-televizionin ishte shumë më e madhe dhe për këtë arsye iu dedikua totalisht duke arritur të jetë nga prezantueset kryesore të TVSH-së. Me buzëqeshjen e saj të bukur dhe të pashteruar dhe me finesën e saj, zbukuroi dhe kënaqi zemrat e teleshikuesve. Kryesisht prezanton emisione mbi muzikën dhe me të ftuar muzikantë dhe këngëtarë. Emisionet e saj janë pasuri e veçantë për TVSH-në.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Teutat - forum elektronik