Sinastria
Fjala Sinastri vjen nga greqishtja e lashtë, syn do të thotë ‘bashkoj’ dhe astron nënkupton trupat qiellorë. Është bashkimi i planetëve në qiellin e përbashkët, bashkimi i shumë masave energjish që priren të shkrihen së bashku drejt të njëjtit qëllim. Sinastria nuk është gjë tjetër veçse kahasimi i dy hartave të dy individëve të ndryshëm. Ajo na bën të kuptojmë marrëdhëniet midis dy personave duke studiuar ndërveprimet planetare në dy hartat e lindjes. Sinastria na shpjegon se pse dy persona e shkojnë aq mirë me njëri-tjetrin, ose në të kundërtën, pse nuk dinë të merren vesh me njëri-tjetrin.[1]
Sinastria është një degë e astrologjisë që analizon ndërveprimet qiellore që ndikojnë midis individëve, që janë ose nuk janë të dukshme. Duke jetuar me të tjerët ne mund të njohim të metat dhe vlerat tona. Pra, nëpërmjet marrëdhënieve mund të mësojmë të bëhemi vërtetë më të përkryer. Edhe pse momentet e vetmisë na bëjnë të kuptojmë më thellë veten tonë, prapëseprapë është ndryshe kur kemi dikë përballë. Kështu mund të shohim në veprim shumë pjesë të personalitetit tonë, duke njohur forcat dhe dobësitë tona dhe duke i vënë ato në diskutim. Studimi i sinastrisë na mundëson të vlerësojmë shkallën e përputhshmërisë ndërmjet dy personave si edhe tipin e përshtatshmërisë që do të jetë i nevojshëm në mënyrë që të vendoset një marrëdhënie harmonike. Por përpara se të studiojmë nëse dy persona shkojnë mirë bashkë, do të ishte më mirë që në fillim të shikonim nëse secili zotëron aftësi në marrëdhënie». Individit që përfshihet së pari i pëlqen jeta në çift, apo ai preferon, për arsye të ndryshme, të jetojë vetëm. A është ai në gjendje të përjetojë një lidhje të shëndetshme dhe të pasur apo është e pamundur për personin tjetër? Çfarë lloj marrëdhënieje kërkon ai? A mund t’u japë ai diçka të tjerëve dhe të marrë atë që ka nevojë? Pra, është i nevojshëm një studim paraprak i aftësive të çdo individi që jeton në çift.
Astrologjia na tregon me anë të sinastrisë se cili është personi ideal për një lidhje dashurie apo martesë. Për të bërë një studim të plotë midis marrëdhënies së dy personave, nuk mjafton vetëm shenja zodiakale, por duhen marrë në konsideratë të gjithë planetët, këndet dhe shtëpitë zodiakale.
- ^ Herceku, Nikolas (2017). Sinastria, krahasimi i hartave astrologjike. lulu.