Sindroma Devic
Sindroma Devic | |
---|---|
Klasifikimi dhe burimet e jashtme | |
ICD-10 | G36.0 |
ICD-9 | 341.0 |
DiseasesDB | 29470 |
MeSH | D009471 |
Sindroma Devic, e njohur gjithashtu si optika neuromielitike, eshte nje crregullim kronik i indeve nervore. Ajo eshte nje semundje inflamatore e Sistemit Nervor Qendror (SNQ).
Shenjat dhe simptomat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sindroma Devic karakterizohet nga sulme te vazhdueshme ne nervin optik. Keto sulme ne nervin optik zakonisht ndodhin ne te dy syte ne te njejten kohe. Ne te njejten kohe ose disa dite me vone pas shfaqjes se saj, ne 20% te rasteve semundja shoqerohet nga nje inflamacion akut i shtylles kurrizore. Ky inflamacion ndodh ne pjese specifike te shtylles kurrizore dhe sjell crregullime nervore ne gjymtyret e lidhura me nervin e goditur. Crregullimet e sjella mund te jene crregullime levizore ose crregullime ndjesore.Crregullimet levizore jane zakonisht paralizim ne te dyja krahet ose kembet dhe ndonjehere nje paralize totale e trupit.
Sulmet akute qe ndodhin ne nervin optik ne sy jane zakonisht te pa dallueshme me sy te lire. Keto sulme sjellin dimielim te nervit optik duke sjelle nje mjegullim te shikimit me 12 % dhe ne shumicen e rasteve (54%) nje verberi totale. Gjithashtu shoqerohet me dhimbje te vazhdueshme te syve ne 53% te rasteve.
Trajtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri me sot nuk ka nje kure perfundimtare per Sindromen Devic por simptomat e kesaj semundje trajtohen me doza te larta dhe te vazhdueshme te kortikosteroideve intravenoze.Gjithesesi ne shumicen e rasteve humbja totale e shikimit eshte e pashmangshme. Megjithate vitet e fundit jane zhvilluar dhe po zhvillohen mjaft studime per parandalimin , trajtimin dhe kurimin e plote te kesaj semundje.