Shko te përmbajtja

Klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve dhe problemeve që lidhen me shëndetin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

International Classification of Diseases and Related Health Problems (ICD) (Klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve dhe problemeve që lidhen me shëndetin), është një listë e lëshuar në përdorim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO). Qëllimi i ICD-së është studimi i morbiditetit, mortalitetit dhe i sëmundjeve në mbarë botën në një sistem të përbashkët. Versioni aktual e mban titullin ICD-10 dhe përmban tre vëllime:

  • Vëllimi i I : rënditja sistemike
  • Vëllimi i II : rregullat
  • Vëllimi i III : rënditja alfabetike

Çelësi i ICD-10

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
A00-B99:    Sëmundje infektive dhe parazitore
C00-D48:Tumore
D50-D89:Sëmundje të gjakut dhe organeve të prodhimit të gjakut si dhe të sistemit imunitar
E00-E90:Endokrinologji, ushqimi dhe sëmundje të sistemit metabolik
F00-F99:Sëmundjet psikike
G00-G99:Sëmundjet e sistemit nervor
H00-H59:Sëmundjet e syrit
H60-H95:Sëmundjet e veshit
I00-I99:Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut
J00-J99:Sëmunjdet e sistemit të frymëmarjes
K00-K93:Sëmundjet e sistemit të tretjes
L00-L99:Sëmundjet e lëkurës
M00-M99:Sëmundjet e sistemit muskulor dhe indit lidhor
N00-N99:Sëmundjet e traktit urogjenital
O00-O99:Shtatzënia, lindja dhe lehonat
P00-P96:Sëmundjet e periodës perinatale
Q00-Q99:Gjymtime të lindura, deformitetet dhe anomalitë e kromozomeve
R00-R99:Simptome dhe të dhëna laboratorike
S00-T98:Lëndime, helmime
V01-Y98:Shkaktarë të jashtëm të morbiditetit dhe mortalitetit
Z00-Z99:Faktorët që ndikojnë te shëndeti
U00-U99:Numra për raste të veçanta

Shembull :

Në shumë shtete është e detyrueshme për mjekët që të përdorin kodin e ICD-10.

Me këtë kritik dua që tju bëjë me dije që edhe këtu në Kosovë është e detyrueshme të përdoret kodi i ICD 10.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]