Wikipedia:Udhëzim mjekësie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Udhëzim i rëndësishëm mbi artikujt e mjekësisë dhe shëndetit!

WIKIPEDIA NUK JEP KËSHILLA MJEKËSORE!

Wikipedia përmban shumë artikuj mbi mjekësinë. Megjithatë, askush nuk jep garanci se informacionet nëpër artikuj janë të sakta. Nuk ka absolutisht asnjë garanci se çdo thënie ose deklaratë nëpër artikujt e lidhur me çështjet mjekësore është i vërtetë, i drejtë, i saktë, ose i përditësuar. Shumica dërrmuese e këtyre artikujve janë shkruar, pjesërisht apo në tërësi, nga joprofesionistë. Edhe në qoftë se thëniet ose deklaratat e bëra në lidhje me mjekësinë janë të vërteta dhe të besueshme, ato nuk mund të zbatohen në ju ose në simptomet tuaja.

Informacionet mjekësore në Wikipedia, në rastin më të mirë, janë të një natyre të përgjithshme dhe nuk mund të zëvendësojnë këshillat dhe diagnozat e doktorit apo profesionistit mjekësor (mjekut të kualifikuar, infermieres, farmacistit, dentistit, e kështu me radhë). Wikipedia nuk është mjek!

Asnjë nga kontribuesit individualë, operatorët e sistemit, programerët, sponsorët e Wikipedias dhe askush tjetër i lidhur me Wikipedian nuk mund të marrë asnjë përgjegjësi për rezultatet apo pasojat e çfarëdo përpjekje për të përdorur ose aplikuar ndonjë nga informacionet e paraqitura në këtë faqe interneti.

Asgjë nga ajo që mund të gjeni në Wikipedia ose në ndonjë projekt të Fondacionit Wikimedia, nuk mund të përdoret si përpjekje për të ofruar apo hartuar një medim mjekësor apo diagnozë, angazhim ose ngatërresë në praktikën mjekësore!

Mos merrni asnjëherë medikamente pa konsultimin e mjekut ose farmacistit!