Skënder Milori
Skënder Milori piktor, ka lindur në Progonat të Tepelenës. Ai ka përfunduar Institutin e lartë të arteve për pikturë në vitin 1967 në Tiranë. Formimi i tij artistik është i shkollës shqipëtare. Në liceun artistik, që e mbaroi në vitin 1958 ka qenë nxënës i Abdurrahim Buzës, Sadik KAceli, Kel Kodhelit etj, ndërsa në Institut ka qenë nxënës i Sali Shijakut. Që nga viti 1968 ai ka qenë pjesmarrës në mjaft ekspozita kombëtare e lokale të çelura në vend. Ekspozita e tij më e fundit personale është në vitin 2003, në sallën e Lidhjes së Shkrimëtarëve në Tiranë, ku ekspozoi rreth 52 punime. Krijimtari e Milorit numëron rreth 300 punime në teknikën e vajit dhe rreth 300 në grafik. Spikasin në punimet e tij refleksionet historike, si "Birbilenjtë", "MIro Tërbaci", "Ali Pashë Tepelena", "Çerciz Topulli", "Mustafa Matohiti", "Valle bodrumce", etj... Gjithashtu një vend të rëndësishëm zë dhe e përditshmja me frymëzime nga jeta si: "Lulëkuqja", "Ringritje", "Ikje", etj... Gjithashtu vend zënë dhe portretet, peisazhi dhe grafika të ndryshme.
Piktori Skënder Milori ka qenë pedagog i pikturës në Liceun Artistik "Jordan Misja' në Tiranë nga viti 1990 deri në vitin 2002.
Ky artikull për një piktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |