Skënder Minxhozi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Skënder Minxhozi është një gazetar shqiptar, lindur në Tiranë më 13 Prill 1969. Ai nisi punën si gazetar në vitin 1993 pranë gazetës politike të kohës "Aleanca".

Nga viti 1997 deri në 2001, Skënder Minxhozi ka qenë Këshilltar i ministrave të Jashtëm. Në vitin 2005, ai u rikthye në profesionin e gazetarit si drejtor i të përditshmes "Gazeta Shqiptare".

Nga viti 2006 deri në vitin 2015 ka qenë Kryeredaktor i revistave të përjavshme "Mapo" dhe "Java".

Aktualisht ai drejton portalin www.javanews.al dhe merr pjesë si komentator politik në disa emisione televizive.