Jump to content

Skender Osmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. Dr. Skënder Osmani, Matematikan e Gjeolog. U lind më 1941Tiranë.

Nismëtar i futjes së disa lëndëve në fakultetet inxhinierike të Shqipërisë si Informatikës, Metodave Numerike, Elementeve të Fundme, Programim dhe Kërkim Operacional, Modelim etj. Ndër krijuesit e departamentit të Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1980). Titullar i lëndës së informatikës dhe Metodave Numerike në Fakultetet e Inxhinierisë deri në vitin 1985.

Arsimimi dhe karriera shkencore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studimet e mesme Gjimnazi "Qemal Stafa", Tirane, diplomuar me 1958 "Shkëlqyeshëm".

  • 1958-61 Studime universitare në Rumani
  • 1963 Diplomuar në Fakultetin Gjeologji-Miniera "Shkëlqyeshëm"
  • 1967 Diplomohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë
  • Kualifikime të shumta në Francë, Angli, Itali etj.

Ndër krijuesit e departamentit të Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1980). Titullar i lëndës së informatikës dhe Metodave Numerike në Fakultetet e Inxhinierisë deri në vitin 1985 Autor kryesor dhe drejtuesi i projektit të vendburimit të Naftës Gorisht. Pjesëmarrës në 4 Kongrese e në shumë Konferenca ndërkombëtare, me punime autentikë. Dy nga prezantimet e tij janë vlerësuar me Medalje e Argjendi, për zbatime të matematikës në fushën e Gjeologjisë.

  • 1981 kandidat i Shkencave matematike
  • 1986Doktor i Shkencave
  • 1984 Docent
  • 1991 Profesor Doktor

studimet kryesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka botuar mbi 35 tekste universitare, pasuniversitare e monografi

Botimet në te cila është autor

  • Gjeostatistika, 1986
  • Elemente te fundme me zbatime Vëllimi 1, 1987
  • Elemente te fundme me zbatime Vëllimi 2, 1990
  • Modelimi i vendburimeve te naftës dhe gazit, 1995
  • Metoda Numerike, 1995, 1998
  • Ushtrime dhe programe në përpunimin dhe modelimin e vendburimeve te naftës, 1996
  • Menaxhimi në inxhinieri, 1998
  • Bazat e programimit në gjuhen C, 2003
  • Modele Matematike në menaxhim, 2004
  • Programe dhe projekte C++, pjesa e pare 2005
  • Programe dhe projekte C++, pjesa e pare 2006
  • Optimizimi. Programimi Linear dhe zgjerime, pjesa e pare. 2008
  • Osmani S. Optimizimi. Metoda e elementeve te fundme. Pjesa e dyte. Tirane 2009. Shtypshkronja Pegi. ISBN 987-99965-5832-8

Botimet në te cila është bashkautor

  • Hidraulika e nëntokës Volumi I 1971
  • Hidraulika e nëntokës Volumi II 1972
  • Ushtrime te analizës matematike Volumi I 1975
  • Ushtrime te analizës matematike Volumi II 1975
  • Ushtrime te analizës matematike Volumi III 1975
  • Gjuha e programimit ALGOL me zbatime, 1974, 1981, 1984
  • Matja dhe kontrolli i proceseve teknologjike. Vëllimi 1 1974, 1983
  • Matja dhe kontrolli i proceseve teknologjike. Vëllimi 2 1974, 1983
  • Përpunimi i vendburimeve te naftës dhe gazit Vëllimi 1, 1983
  • Përpunimi i vendburimeve te naftës dhe gazit Vëllimi 2, 1984
  • Metodika llogaritëse te rezervave minerale, 1985
  • Informatika, 1985
  • Gjeostatistika dhe trajtimi i te dhënave, 2001
  • Elemente te mekanikes dhe gjeodinamikes se dherave, 2008