Skerdilajd Llagami
Appearance
Skerdilajd Llagami u lind në 31 tetor 1969 në qytetin e Tiranës dhe ishte fëmija i parë i Bardhyl Llagamit, i cili rrjedh nga një familje qytetare tiranse.Që kur ishte në bankat e shkollës së mesme "Myslym Keta", Skerdi shquhej për fizikun e tij të fortë. Në fillimin e viteteve '90, ashtu si pjesa më e madhe e rinisë tironase, edhe Skerd Llagami u përfshi në proceset demokratike duke përkrahur Lëvizjen e Dhjetorit, madje të gjitha që vazhduan ato ditë, mitingjet në Qytetin e Studentëve, ai ishte prezent.
- Sipas Dott.Ing. Ardian Llagamit tek Tirona Intellectum , Skerdi nuk e la pas asnjëherë pasionin e tij, e të ushtruarit me sport dhe fiziku i tij u bë shkak, që në vitin 1997, atë e morën si efektiv të Forcave Speciale, (BRISKU) të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
- Në marsin e vitit 1999, braktisi repartin special të BRISKUT dhe iku në Kosovë. Deri në vitin 2001 ai luftoi në batiolionet e UCK-së i njohur si Komandant Shpendi, sepse thuhej për të që shkonte me luftuar atje ku ishte vdekja më e sigurtë. Me mbarimin e luftës në Kosovë ai shkoi në Luginën e Preshevës. Gjithmone shprehej se lufta e shqiptarëve s’ka të mbaruar sa të bashkohemi të gjithë në një shtet. Pas luftës së Preshevës, edhe pse i thonin të kthehej pranë familjes në Tiranë, ai vendosi të shkonte pranë Tetovës me trazirat që kishin filluar atje. U tradhetua nga Spiunet shqipetar qe punonin per Udb u vra pas shpine ne fshatin Bogovin në afërsi të Tetovës. Trupi i tij prehet në "Varrezat e Dëshmorëve" në Tiranë.