Jump to content

Maqedonët në Shqipëri

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sllavomaqedonët në Shqipëri)
Maqedonët në Shqipëri
Македонци во Албанија
Makedonci vo Albanija
Popullsia e përgjithshme
5,512 (sipas regjistrimit më 2011 në Shqipëri)
Gjuhët
Maqedonisht dhe Shqip
Fetë
Kisha Ortodokse Lindore, Islami
Grupe etnike të lidhura
Maqedonët

Maqedonasit në Shqipëri (Maqedonisht: Македонци во Албанија Makedonci vo Albanija) janë një pakicë etnike e njohur zyrtarisht.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, 5,512 maqedonas etnikë jetojnë në Shqipëri. Ata jetojnë në nëntë fshatra rreth liqenit të PrespësKorçë, si dhe në disa fshatra të tjera në Rrethin e Dibrës. Shumica e popullsisë maqedonisht folëse në rrethin e Dibës u regjistruan shqipëtarë në regjistrimin e vitit 2011. Edhe pse numri i tyre në Shqipëri mund të luhatet nga 5.000-10.000 ende nuk ka të dhëna të pranueshëm. Minoriteti maqedonas ndodhet i përqendruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me Republikën e Maqedonisë dhe Greqinë. Sipërfaqja e zones së Prespës është 213,9 km². Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë : Pusteci, Leska, Zaroshka, Cerja, Shulini, Glloboçeni, Dollna Gorica, Tumineci dhe Gorna Gorica. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një bashki me emrin Bashkia e Pustecit sipas emrit të fshatit Pustec që është më i madhi. Ky fshat e ka pasur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar.

Maqedonishtja në Pustec

Vlerësimet e jashtme për popullsinë e maqedonasve në Shqipëri përfshijnë 10,000,[1] ndërsa burimet maqedonase kanë pretenduar 120,000 deri 350,000 maqedonas në Shqipëri. Pavarësisht niveleve të larta të emigracionit, numri zyrtar i njerëzve që regjistrohen si maqedonas në Shqipëri ka më shumë se dyfishuar gjatë 60 viteve të fundit, sipas të dhënave të regjistrimit shqiptar.

Viti Popullsia maqedonase % ndryshimi
1950
2,273
1955
3,341
+47.0%
1960
4,235
+26.8%
1979
4,097
−3.3%
1989
4,697
+14.7%
2011
5,512
+17.4%

Në vitin 2000, Shqipëria zhvilloi një regjistrim të popullsisë i cili nuk regjistroi përkatësinë etnike dhe si e tillë gjatë asaj kohe rezultoi në vlerësime të ndryshme për popullsinë sllave të Shqipërisë që nuk mund të kontrolloheshin dhe korrigjoheshin. Ministri i atëhershëm i emigracionit maqedonas Martin Trenevski vlerësoi në vitin 2000 se pakica maqedonase në Shqipëri numëronte 300,000. Pas kryerjes së vizitave personale në zonat e vendbanimeve maqedonase në Shqipëri, diplomati Geert Ahrens i konsideroi këto shifra "tepër të ekzagjeruara", ashtu si edhe bashkëbiseduesit e tjerë maqedonas.

Në mars 2009, Komisioni për Çështjet e Pakicave në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë njoftoi rezultatet e studimit të tij në lidhje me pakicat kombëtare në vend. Sipas studimit, ka 4,148 maqedonas (0,14% të popullsisë së përgjithshme) që jetojnë në vend. Ish kryebashkiaku i Pustecit Edmond Temelko kritikoi raportin dhe tha se "ky numër edhe një herë provon se Qeveria e Shqipërisë mohon ekzistencën e pakicës maqedonase". Ai deklaroi se popullsia e Pustecit, e cila është e populluar kryesisht nga maqedonas etnikë, është madje 5,300 dhe se pakica maqedonase në Shqipëri përbën 150,000. Organizatat etnike maqedonase të Shqipërisë njoftuan se do të ankohen pranë institucioneve shqiptare dhe organizatave ndërkombëtare.

  1. ^ "Landesinformationen: AlbINFO by albanien.ch". Albanien.ch (në gjermanisht). Marrë më 28 gusht 2017.