Snoopy
Snoopy është personazh fiktiv në Peanuts nga Charles M. Schulz. Ai është qeni i Charlie Brown dhe shoku i tij më i mirë. Snoopy është një qen besnik, qesharak, imagjinues, i sjellshëm dhe i lumtur. Ndonjëherë ai bën një vallëzim gjë që e bezdis Lucy, sepse ajo beson se askush nuk mund të jetë kurrë aq i lumtur. Sidoqoftë, Snoopy thjesht mendon se Lucy është xheloze sepse ajo nuk është e aftë të jetë aq e lumtur sa ai.
Një nga hobitë e tij është leximi i romanit Lufta dhe paqja nga Leon Tolstoi. Snoopy i pëlqen të flejë dhe është përtac - një vepër që e bezdis Friedën.
Para novelës grafike, autori Schulz planifikoi ta quante atë "Sniffy", por gjeti se ky emër tashmë përdoret shumë në comic strip tjerë dhe e ndryshoi emrin në "Snoopy". Snoopy bën role të ndryshme, një nga rolet e tij të famshme është kur bën rolin e një piloti, dhe e imagjinon shtëpinë e tij të vogël si avion (për të cilën ai pretendon se është një Sopwith Camel). Armiku i tij parësor imagjinar është Red Baron.
Dublimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zëri i tij bëhet nga:
- Bill Melendez (1965-2006, 2015)
- Daniel Davies (2008)
- Robert Towers (1985)
- Cam Clarke (1986–89)
- Gerald Paradies (2002)[1]
- Andy Beall (2011)
- Dylan Jones (2018–në vazhdim)
- Terry McGurrin (2019–në vazhdim)
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Gerald Paradies at Moby Games". Marrur më 2017-10-29.