Sofistët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sofistët ishin mësues të veçantë në Greqinë e lashtë, në shekullin e pestë dhe të katërt p.e.s. Shumë prej tyre ishin të aftë në përdorimin e mjeteve të filozofisë dhe retorikës, ndërkaq të tjerë mësonin lëndë të tilla si muzika, atletika dhe matematika. Në përgjithësi, ata pretendonin të mësonin arete ("përsosmëri" ose "virtyte", të aplikuara në fusha të ndryshme), kryesisht për burrështetasit e rinj dhe fisnikërinë.[1]

Sofistët ishin të parët që formuluan një koncept perëndimor të kulturës, jo më si një bashkësi njohurish të veçanta por si metodë e arsimimit dhe edukimit të një kombi. Sofistët ishin sidomos të suksesshëm në shtresat më të larta te shoqërisë helene. Nxënësit e tyre duhej të ishin të përgatitur por kjo nuk mjaftonte po të mos zhvillohej tek ata edhe mjeshtëria e retorikës, me synimin që të krijoheshin individë aktivë në jetën shoqërore si avokatë apo politikanë. Sofistët nuk ishin kurrë tepër të interesuar rreth lëndës parësore apo origjinës ose ligjeve të universit ; filozofia e tyre vërtitej rreth njeriut dhe marrëdhënies së tij me shoqërinë. Interesimi i paktë për kosmologjinë bëri që ata të konsideroheshin filozofët e parë të cilët u morrn me çështjet etiko-morale.

Sofistët më të njohur ishin: Protagora; Gorgia; Prodiku; Antifonti ; Kritsia; Trasimaku; Likofroni; Alksidamanti.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 851