Sofra
Sofra është element i kuzhinës mesjetare që shërbente në vend të tryezës a tavolinës së ushqimit. Një plan në form rrethi nga dërrasat zakonisht mbi katër këmbëz që e ndajnë atë plan nga sipërfaqja e tokës, diku 15–20 cm. Në shtëpitë shqiptare e më shpesh ato rurale është përdorur edhe në kohën e re me qëllim të vendosjes së ushqimit të parapërgatitur. Për-fundi Sofrës, zakonisht shtrihet një shtrojë, paksa e dalë jashtë sipërfaqes, ashtu që njerëzit e ulur këmbëkryq përreth saj të mund të mbulojnë gjunjët dhe të mbrohen nga ndotja e teshave gjatë marrjes së ushqimit.
Struktura dhe materiali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sofra si e tillë gjithmonë është e njohur me form të rrethit. Dimenzionet e saja janë të ndryshme duke filluar nga madhësitë me diametër të vogël me rreth gjysmë metre e gjer në madhësitë me diametër të mëadh me rreth 2 metra ose 2.5 metra, sofra të tilla janë përdorur për raste të veçanta si dasma, vdekje etj.
Të themi, pllaka e rrumbullakët është e ngritur zakonisht mbi 4 këmbë të cilat kanë një lartësi mesatare prej 20 cm mbi tokë.
I gjith materiali për ndërtimin e sofrave më parë ka qenë druri, por në kohën e sotme, në krahinat në të cilat akoma përdoret sofra, sofrat ndërtohen nga materiale të ndryshme më të qëndrueshme.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimet e prodhimit dhe përdorimit të këtij elementi në kuzhina nuk dihet. Por dihet që njeriu që në kohëra të vjetra gjithnjë ka tentuar të dallohet nga kafshët, dhe si shenjë dallimi nga to është edhe përdorimi i objekteve të ndryshme që e mundësonin ngrënien e ushqimin në atë mënyrë që ju mundësonte një distancë nga toka.
Në vendet e lindjes së largët, duket se objekte të tilla janë përdorur që moti dhe jo vetëm për ngrënie por edhe si objekte shkrimi[1]. Kjo dukuri ende ruhet si traditë e vendeve të lindjes së largët. Në anën tjetër në lindjen e afërt këto objekte janë përdorur vetëm për ngrënien e ushqimit. Në Evropë nuk mund të flitet për një gjë të tillë, pos ndoshta në shtëpi të njohura pasanikësh , në përgjithësi familjet normale evropiane nuk kanë mundur të sigurojnë ndonjë tavolinë. Me pushtimet osmane në Ballkan vije edhe deri te këmbimi kulturorë dhe si pjesë e këtij këmbimi vije sofra, edhe në shtëpitë e familjeve mesatare ballkanike. Për dallim nga vendet ballkanike ky element nuk ka hyrë në kuzhinat e familjeve mesatare evropiane, çka kanë shfrytëzuar ato familje varet nga mundësitë ekonomike të tyre. Si do që të jetë, në bazë të efektit të saj duket që ka qenë një produkt që i ka mundësuar edhe familjeve më të vobektat të kenë një objekt që ta ndante atë nga marrja e ushqimit nga toka.
Sofra e xhamisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Janë pronë të xhamisë së mëhallës të cilat huazohen nga banorët e mëhallës në rast të manifestimeve me pjesëmarrës të shumtë, si në raste të festave ashtu edhe në raste mortore. Këto sofra janë më të mëdha se sofrat e shtëpive dhe përbëhen nga një plan në formë rrethi i ndarë në dy pjesë të barabarta, ku secila pjesë e planit e ndërtuar po ashtu nga dërrsat qëndron mbi katër këmbëza. Kjo ndarje duket se bëhet me qëllim lehtësimi gjatë transportimit.
Sofra shqiptare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si duket dukuria e uljes në formë rrethi ka bërë që ky termë të merret dhe të përdoret edhe për të treguar dukuri e karakteristika tjera. Kështu shpesh flitet për Sofra të katundeve e të qyteteve, për sofrën shqiptare etj., me të cilat mund të kuptohen dukuri e veprime të ndryshme apo vetë prezantimi i ushqimit për sipëri sofrës.
Disa nga këto përdorime të fjalës sofra, me kuptime tjera nga elementi i kuzhinës janë dhe këto:
Sofra shqiptare, me të cilën nënkuptohet mikpritja a vetit tipike shqiptare që pasqyrohen në uljen e përbashkët në rreth.
Sofra Pejane shënon fillet e saj prej më tepër se 130 vjetësh, si argument, mund të viziotjnë Muzeun Etnografik në Pejë, dhe aty ekzistojnë fakte e fotografi nga Sofrat e Pejës, që në vitet 1950 e edhe më herët janë shtruar pranë 'Shatervanit' dhe në Kullë të Pashës. Si fakt real, që 'Sofra Pejane' shënon fillet e saja qysh herët, shumë kohë para Sofrës Gjakovare, japim edhe vitin e themelimit të SHKA 'Përparimi', VITI 1939, me anëtarët e parë, Hivzi Picaku, Shqyri Tabaku, Make Sadiku e shumë të tjerë. Pas viteve të 70-ta, traditën e Sofrës Pejane e kanë ruajtur dhe kultivuar Vëllëzërit Bakraqi dhe Ramadan Krasniqi-Dani.
Shiko dhe këtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Nëpunësi në Qytetin e Ndaluar kinez
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |