Speca me hudhra dhe kos
Appearance
Për 4-5 persona do të merrni :
- speca 1 kg,
- kos 1 kg,
- 1 kokërr hudhër,
- një tufë majdanoz,
- 1/2 gotë vaj vegjetal si dhe 3-4 lugë gjelle vaj ulliri.
Specat e pastruara skuqen në një tigan me vaj, pastrohen nga cipa e sipërme dhe priten në rripa të hollë. Në një enë porcelani ose plastike rrihet kosi duke i shtuar hudhrat e shtypura, kripën majdanozin e grirë hollë si dhe vajin e ullirit.
Për servirje specat vendosen nëpër pjata duke u hedhur përsipër kosin e përgatitur. Përsipër u shtojmë majdanoz të grirë hollë.