Dibra: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthyen ndryshimet e 46.255.147.70 (diskutimet) në versionin e fundit nga Addbot.
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{fjala|Dibra në Maqedoni}}{{KUTIADibra}}
{{fjala|Dibra në Maqedoni}}{{KUTIADibra}}
'''Dibra''', ''([[Gjuha maqedone|mk]]: Дебар)'', është qytet i banuar kryesisht me shqiptarë që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të [[Maqedonia|Maqedonisë]]. Dibra Në planin kombëtar shqiptar qyteti është i rëndësishëm për [[Kongresi i Dibrës|Kongresin e Dibrës]], i mbajtur më 1909, i cili deklaroi që gjuha shqipja mund të jepej mësim brenda Perandorisë Osmane.
'''Dibra''', ''([[Gjuha maqedone|mk]]: Дебар)'', është qytet i banuar kryesisht me shqiptarë që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të [[Maqedonia|Maqedonisë]]. Dibra Në planin kombëtar shqiptar qyteti është i rëndësishëm për [[Kongresi i Dibrës|Kongresin e Dibrës]], i mbajtur më 1909, i cili deklaroi që gjuha shqipja mund të jepej mësim brenda Perandorisë Osmane.

jhkjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj k errrrrrrrr ksr rrot trapi
== Pak histori ==
== Pak histori ==
Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin [[Fiset Ilire|fisin Ilir]], fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni.
Emri i

Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe [[Via Egnatia]]. Më vitin [[1502]] njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, kishte afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike.

Ne 1909 në Dibër u mbajt [[Kongresi i Dibrës]], kongres ky që edhe pse u organizua nga xhonturqit dhe pak shërbim i solli Lëvizjes Kombëtare,<ref name="HSH Ak.Shk">[http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/372/Kongresi-i-Dibres-(23-29-korrik-1909) Historia e Shqiperise sipas Akademise se Shkencave te Shqiperise]</ref> për herë të parë bëri që gjuha shqipe të mund te jepej mësim nëpër shkolla në menyrë të ligjshme brenda Perandorisë Osmane.<ref name="Torte">{{cite web|last=Torte|first=Rexhep|url=http://www.albaniapress.com/lajme/9518/Perfundoi-shenimi-i-100-vjetorit-te-Kongresit-te-Dibres.html|title=Përfundoi shënimi i 100-vjetorit të Kongresit të Dibrës|publisher=Albaniapress|date=4 gusht 2009}}</ref>

Deri në vitin [[1911]] Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtuqë sot është një nga vendet më të pazhvilluara ne Maqedoni.

Dibra është një qytet pa fshatra, pasi pjesa më e madhe e fshatrave mbetën përtej kufijëve, praktikisht në Shqipëri. Qyteti pësoi degradim ekonomik dhe degradim kulturor të gjithanshëm.

== Ekonomia ==
Komuna e Dibrës rradhitet në rendin e komunave të pazhvilluara. Si veprimtari kryesore ekonomike janë bujqësia dhe blegtoria. Sipërfaqja e përgjithshme agrare në komunën e Dibrës përfshin 7.708 ha nga e cila tokë 33.4% është tokë e punueshme, kullosat përfshihen me 22% ndërsa me pyje përfshihen 44.6%. Si pasuri natyrore të qytetit mund të përmendim ujërat më të njohura termo-minerale në Evropë, rezervat e mëdha të gipsit si dhe liqenin hidroakumulues si burim të energjisë. Industria ka qenë promotori kryesor i proçeseve pozitive të zhvillimit të ekonomisë në komunën e Dibrës.

== Demografia ==
[[Skeda:Skenderbeg-Debar-monument.jpg|right|parapamje|250px|Statuja e [[Skenderbeu]]t në Dibër.]]Sipas të dhënave statistikore në vitin [[1994]] në Komunën e Dibrës jetojnë 17.588 banorë nga të cilët 77% jetojnë në qytetin Dibër ndërsa 23% jetojnë nëpër fshatrat perreth qytetit.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 Komuna e Dibrës kishte 19 452 banorë, shtesa e popullsisë vjen nga shtimi natyral i saj dhe nga bashkëngjitja e dy fshatrave që i ishin hequr Komunës së Dibrës në vitin 1994. Fshatrat që u shtuan janë te Mogorces dhe Garit.<ref>[http://212.110.72.46:8080/mlsg/ Министерство за Локална Самоуправа. База на општински урбанистички планови]</ref>

Popullsia e qytetit të Dibrës së Madhe ne vitin 2002 arriti në 14 561 banorë, me këtë përbërje etnike:

{| border=1 cellspacing=0 cellpadding=2
| '''Kombësia'''
| '''gjithsej'''
|-
| [[Maqedonë]]
| 1 054 ( 7,24%)
|-
| [[Shqiptarë]]
| [[Shqiptarë]]
| 10 768 (73,95%)
| 10 768 (73,95%)

Versioni i datës 12 korrik 2013 16:11

Gjendeni tek artikulli Dibra në Maqedoni. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Stampa:KUTIADibra

Dibra, (mk: Дебар), është qytet i banuar kryesisht me shqiptarë që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë. Dibra Në planin kombëtar shqiptar qyteti është i rëndësishëm për Kongresin e Dibrës, i mbajtur më 1909, i cili deklaroi që gjuha shqipja mund të jepej mësim brenda Perandorisë Osmane.

Pak histori

Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni.

Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, kishte afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike.

Ne 1909 në Dibër u mbajt Kongresi i Dibrës, kongres ky që edhe pse u organizua nga xhonturqit dhe pak shërbim i solli Lëvizjes Kombëtare,[1] për herë të parë bëri që gjuha shqipe të mund te jepej mësim nëpër shkolla në menyrë të ligjshme brenda Perandorisë Osmane.[2]

Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtuqë sot është një nga vendet më të pazhvilluara ne Maqedoni.

Dibra është një qytet pa fshatra, pasi pjesa më e madhe e fshatrave mbetën përtej kufijëve, praktikisht në Shqipëri. Qyteti pësoi degradim ekonomik dhe degradim kulturor të gjithanshëm.

Ekonomia

Komuna e Dibrës rradhitet në rendin e komunave të pazhvilluara. Si veprimtari kryesore ekonomike janë bujqësia dhe blegtoria. Sipërfaqja e përgjithshme agrare në komunën e Dibrës përfshin 7.708 ha nga e cila tokë 33.4% është tokë e punueshme, kullosat përfshihen me 22% ndërsa me pyje përfshihen 44.6%. Si pasuri natyrore të qytetit mund të përmendim ujërat më të njohura termo-minerale në Evropë, rezervat e mëdha të gipsit si dhe liqenin hidroakumulues si burim të energjisë. Industria ka qenë promotori kryesor i proçeseve pozitive të zhvillimit të ekonomisë në komunën e Dibrës.

Demografia

Statuja e Skenderbeut në Dibër.

Sipas të dhënave statistikore në vitin 1994 në Komunën e Dibrës jetojnë 17.588 banorë nga të cilët 77% jetojnë në qytetin Dibër ndërsa 23% jetojnë nëpër fshatrat perreth qytetit.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 Komuna e Dibrës kishte 19 452 banorë, shtesa e popullsisë vjen nga shtimi natyral i saj dhe nga bashkëngjitja e dy fshatrave që i ishin hequr Komunës së Dibrës në vitin 1994. Fshatrat që u shtuan janë te Mogorces dhe Garit.[3]

Popullsia e qytetit të Dibrës së Madhe ne vitin 2002 arriti në 14 561 banorë, me këtë përbërje etnike:

Kombësia gjithsej
Maqedonë 1 054 ( 7,24%)
Shqiptarë 10 768 (73,95%)
turq 1 415 ( 9,71%)
Romë 1 079 ( 7,41%)
vllehë 2
Serb 22
boshnjakë 2
Të tjerë 219


Sipas përbërjes fetare kemi këtë kategorizim:

Besimi fetar gjithsej
Ortodoksë 668 ( 4,58%)
Muslimanë 13 763 (94,52%)
Katolikë 55 ( 0,37%)
të tjerë 55


Ndarja sipas gjuhës amëtare ne qytetin e Dibrës së Madhe është si më poshtë:

Gjuha Amëtare gjithsej
Maqedone 1 950 (13,39%)
Shqiptare 11 510 (79,04%)
Turke 955 ( 6,56%)
Rome 49 ( 0,33%)
Vllehe 0
Serbe 19
Boshnjake 3
Të tjerë 75

Arsimi

Përqindja e nxënësve të cilët kalojnë nga shkolla fillore(tetëvjeçare) në shkollën e mesme është rreth 85%, prej të cilëve rreth 65 % vazhdojnë në Dibër, dhe 20% vazhdojnë në qytete tjera. Mesatarja e nxënësve të cilët kalojnë nga shkolla e mesme në shkollë të lartë është rreth 70%(për 7 vitet e fundit), dhe më konkretisht vitin e kaluar nga 151 nxënës, 90 prej tyre vazhdojnë në shkollë të lartë (90% e tyre në UEJL, Univerzitetin e Prishtinës, Tiranës, Manastirit, Shkupit, shumica e të cilëve nuk shfrytzojnë bursa shkollore). Shkalla e kalimit të kuadrit me arsim të lartë në qytete tjera është shumë i vogël.

Kultura

Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqen e Skënderbeut. Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike ruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasë ndikime të kulturave tjera, dibranët akoma i rruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojrat, veshjen dhe të gjithë simbolet tjera etnografike.

Sot ka një stagnim në zhvillimin e sportit dhe kulturës ne mesin e të rinjve, për arsye se shoqëritë dhe objektet e shumta që më parë egzistonin, sot nuk janë aktive apo kanë një aktivitet simbolik Shoqëria e parë kulturore artistike "Liman Kaba" e cila ka qenë e njohur gati në tërë viset shqiptare tani është shkryer në SHKA "Haki Stërmilli". Mund të përmendim teatrin "Qemal Ajdini" në të cilin teatër janë shfaqur shumë pjesë dramatike nga artistë profesional dha ametërë dibranë. Ekziston edhe grupi i këngëve qytatare "Penestija" i cili gati çdo vit organizon festivalin e këngëve qytetare "Këngët e Penestijes". Këtu mund të përmendim edhe klubin e shkrimtarëve "ART klub" i cili gati çdo muaj bën prezentim të ndonjë libri të ri të shkruar nga anëtarë të saj.

Nga fusha e sportit do të përmendim klubin më të vjetër futbollistik "Korabi", i formuar në vitin 1923, klub në të cilin kanë kaluar shumë gjenerata lojtarësh, ne këtë moment luan në ligën e tretë perëndimore. Në Dibër kemi dhe dy klubet të karatesë "Uraniku" dhe "Korabi", klube të cilët kanë prezentuar shpirtin sportiv të dibranëve nëpër garat internacionale evropiane duke fituar mdalje nëpër këto gara. Klubet e hendbollit dhe basketbollit tani për tani nuk janë aktive.

Politika

  • Abdurraman Dibra - Deputet, Minister i arsimit, financave dhe i mbrojtjes në regjimin e Ahmet Zogut

Gjendja e perfaqesimit ne politike le ende shume per te deshiruar. Figurave nga brezat e rinj u mungojne shpesh shkollimet politike.

Referencat

  1. ^ Historia e Shqiperise sipas Akademise se Shkencave te Shqiperise
  2. ^ Torte, Rexhep (4 gusht 2009). "Përfundoi shënimi i 100-vjetorit të Kongresit të Dibrës". Albaniapress. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Министерство за Локална Самоуправа. База на општински урбанистички планови

Video

Shiko dhe këtu

http://www.dibrane.com

Lidhje të jashtme

Banjat e Dibres Capa - Banjisht & Kosovrast

[1] www.dibra.org http://www.dibrane.com