Shamikuqja: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Krijuar nga përkthimi i faqes "The Girl with the Red Scarf"
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 6 prill 2016 20:46

Shamikuqja (turqisht: Selvi Boylum, Al Yazmalım) është film romatik i vitit 1978, drejtuar nga Atıf Yılmaz bazuar në një novelë Shamia e kuqe ngay Chinghiz Aitmatov, që flet për një vajzë fshati e cila bie në dashuri me një vozitës kamioni nga Stambolli. Filmi, i cili fitoi tri çmime, përfshir vendin e dytë si filmi më i mirë, në Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të Filmit "Golden Orange" në Antalia, u votua si një ndër 10 Filmat më të Mirë Turq nga Shoqata e Kinemasë Ankara.[1]

Subjekti

Iliazi (Kadir İnanır) është një vozitës kamioni nga Stambolli i cili shkon në një fshat për të ndërtuar një pellg. Kur kamioni i tij ngecë në një rrugë, ai has në Asjën (Türkan Şoray), një grua nga fshati të cilës ai ja vë nofkën Al Yazmalım ('shamikuqja'). Ata bien në dashuri, martohen dhe bëjnë një djalë të quajtur Samet. Një ditë Iliazi ndalon për të ndihmuar disa kalimtarë të bllokuar, por duke e bërë këtë gjë vonohet dhe shkarkohet nga puna. Kur Asja shkon te shefi i tij dhe e lut që ta kthej Iliazin në punë, Iliazi nervozohet dhe e godet, pastaj e braktis për të filluar një aferë me ish të dashurën e tij, Dileken (Hülya Tuğlu). Kur Iliazi e vëren gabimin e tij, kthehet për ta gjetur Asjën dhe fëmijën e tyre të cilët e kishin lënë shtëpinë. Asja dhe Sameti janë të përhumbur në rrugë, kur ata hipin në anën e pasme të kamionit me një të huaj Xhemshitin (Ahmet Mekin). Pasi Xhemshiti e vëren se Asja nuk ka ku të shkojë, e merr dhe u ofron atyre ushqim dhe strehim përderisa, në anën tjetër, Iliazi ishte në kërkim të tyre. Sameti rritet nga Xhemshiti dhe mendon se ai është babai. Një ditë pas shumë vitesh, Iliazi papritur shfaqet dhe Asja duhet të zgjidhë në mes tij dhe Xhemshitit. 

Çmimet

Filimi fitoi çmimin Regjia më e mirë, Filmi Sekondar më i mirë, Kinematografia më e mirë në Festivalin e 15-të të Filmit "Golden Orange" Antalia. Po ashtu, Türkan Şoray u shpërblye me çmimin Aktori më i mirë në Festivalin e Filmit në Tashkent.[2]

Aktorët pjesëmarrës

  • Türkan Şoray si Asja
  • Kadir İnanır si Iliazi
  • Ahmet Mekin si Xhemshiti
  • Hülya Tuğlu si Dileku
  • İhsan Yüce si Ali
  • Nurhan Nur si Gjylshah
  • Cengiz Sezici si Can
  • Elif İnci si Sameti
  • Perihan Doygun si Halimja

Referencat

  1. ^ Arslan, Tunca. "Ten Best Turkish Films: The Girl with Red Scarf". Ankara Cinema Association. Marrë më 2010-02-18. {{cite web}}: Burimi ka parametra të panjohur: |coauthors= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "sinematurk.com: Awards for Yazı Tura". sinematurk.com. Marrë më 2010-01-31. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme