Hysni Myzyri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Figura:Hysni Myzyri.jpg|thumb|200px]]
[[Figura:Hysni Myzyri.jpg|thumb|Hysni Myzyri]]
'''Hysni Myzyri''' lindi nė [[shkurt]] të vitit [[1935]], nė [[Elbasan]].
'''Hysni Myzyri''' lindi nė [[shkurt]] të vitit [[1935]], nė [[Elbasan]].



Versioni i datës 17 prill 2007 19:37

Skeda:Hysni Myzyri.jpg
Hysni Myzyri

Hysni Myzyri lindi nė shkurt të vitit 1935, nė Elbasan.

Profesor Hysni Myzyri është autor i shtatë monografive :

  • “Shkollat e para kombëtare shqipe” (1973),
  • “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip” (1979),
  • “Nuci Naci” (1986),
  • “Arsimi Kombëtar Shqiptar” (1996),
  • “Pandeli J.Evangjeli” (2004),
  • “Shkolla Normale e Elbasanit” (2004), etj , si dhe i shumë artikujve shkencorë në revistat “Studime Historike”, “Studime Filozofike”, “Revista Pedagogjike”, “Historia e Arsimit”, “Univers” etj.

Prof. Hysniu është bashkautor i botimeve të Akademisë së Shkencave “Historia e Shqipërisë” vëll.II (1984), “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (1985) “Historia e Popullit Shqiptar” vëll.II (2002); bashkautor i botimeve të Ministrisë se Arsimit “Historia e Arsimit Shqiptar” (1990) dhe “Historia e Arsimit dhe e mendimit Pedagogjik Shqiptar” (2003); bashkautor dhe redaktor përgjegjës i botimit “Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve” (2001) dhe i gjashtë teksteve të historisë për shkollat tetëvjeçare e të mesme të botuara në Shqipëri dhe në Kosovë.

Prof. Hysni Myzyri ka mbrojtur dy dizertacione dhe ka marre gradat e titujt shkencore : “Kandidat i shkencave” (1979), “Docent” (1982), “Doktor i Shkencave” (1990), dhe “Profesor” (1994). Ka qenë anëtar i “Research Board of Advisors” të Institutit Amerikan te Biografive.

Duke vlerësuar veprimtarinë e tij pedagogjike dhe shkencore, Prof. Hysni Myzyrit iu ngarkuan detyrat e shefit të Departamentit të Historisë në fakultetin e Histori Filologjise të Universitetit të Tiranës dhe detyra e Nëndrejtorit të Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në periudhën 1994-1997. U nda nga jeta mė 4 shkurt 2007 në Tiranë.