Tame Impala: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Infobox muzikant
{{Infobox muzikant
| emri = Tame Impala
| emri = Tame Impala
| foto = [[File:Tame Impala-3760 (18222291464).jpg|300px]]
| foto = [[File:Tame Impala at Flow Festival Helsinki Aug 10 2019 -24.jpg|300px]]
| titulli = Tame Impala duke performuar në vitin 2014
| titulli = Tame Impala duke performuar në Flow Festival (2019)
| vite aktiv = 2007 - prezentë
| vite aktiv = 2007 - prezentë
| prejardhja = [[Perth]], [[Australia|Australi]]
| prejardhja = [[Perth]], [[Australia|Australi]]

Versioni i datës 24 nëntor 2020 21:43

Tame Impala
LabeliModular, Interscope, Fiction

Tame Impala është projekt muzike psychedelic i multi-instrumentalistit australian Kevin Parker. Në studio, Parker shkruan, inçizon, performon, dhe prodhon të gjithë muzikën e projektit. Si akt live, Tame Impala përbëhet nga Parker (kitarë, vokal), Dominic Simper (kitarë, sintisajzer), Jay Watson (sintisajzer, vokal, kitarë), Cam Avery (bas kitarë, vokal), dhe Julien Barbagallo (bateri, vokal). Grupi ka një lidhje të ngushtë me grupin tjetër australian Pond, me të cilët ndanë anëtarët dhe bashkëpunëtorët, duke përfshirë Nick Allbrook, më herët anëtar live i Tame Impala. Fillimisht të firmosur me kompaninë distributive Modular Recordings, Tame Impala kanë tani kontratë me Interscope Records në Shtetet e Bashkuara, dhe Fiction Records në Britaninë e Madhe.

Parker fillimisht e krijoi projektin në Perth në vitin 2007. Pas një serie të këngëve dhe EP-ve, albumi i parë, Innerspeaker, u lansua në vitin 2010; ai u çertifikua gold në Australi dhe u pranua mirë nga kritikët. Albumi i dytë, Lonerism, u vlerësua gjithashtu mirë, duke arritur statusin platinum në Australi dhe duke u nominuar për Grammy Award për kategorinë Best Alternative Music Album. Albumi i tretë i Tame Impala, Currents, u lansua në korrik të vitit 2015, dhe sikurse paraardhësi i tij, fitoi ARIA Awards për kategoritë Best Rock Album dhe Album of the Year. Parker fitoi APRA Award për kategorinë Song of the Year 2016 për këngën e parë të albumit Currents, "Let It Happen". Albumi i katërt dhe më i fundit, The Slow Rush, u lansua më 14 shkurt 2010.

Anëtarët

Studio

  • Kevin Parker – vokal dhe të gjitha instrumentet, produksion (2007–prezent)

Live

  • Kevin Parker – vokal, kitarë (2007–prezent)
  • Jay Watson – bateri (2007–2012); sintisajzer, kitarë, vokal mbështetës (2012–prezent)
  • Dominic Simper – bas kitarë (2007–2013); kitarë, sintisajzer, tastierë (2009–prezent)
  • Julien Barbagallo – bateri, vokal mbështetës (2012–prezent)
  • Cam Avery – bas kitarë, vokal mbështetës (2013–prezent), sintisajzer (2019–prezent)

Anëtarët e mëparshëm live

  • Nick Allbrook – kitarë, sintisajzer, bas kitarë (2010–2013)
  • Loren Humphrey – bateri (2019)

Diskografia

Lidhje të jashtme