Pika tipografike: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
No edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 12 janar 2006 13:16

Pika tipografike

Pika tipografike (pt) është njësi themelore në sistemin tipografik të matjeve. E ka vënë në përdorim francezi Pjer Simon Furnie në vitin 1737. Më vonë e përsosi gjithashtu francezi Fransua Dido, më 1785, i cili pikën tipografike që ishte pakëz më e madhe ia përshtati masës zyrtare shtetërore, e quajtur colli shtetëror. Pastaj, radhitësshkrirësi gjerman Herman Berthold, e logariti sistemin e Didoit në sistem metrik, duke e ndarë gjatësinë prej 30 cm në 133 nonparela, kurse çdo nonparel në 6 pika tipografike, që do të thotë 798 pt. Në këtë mënyrë është fituar tipometri, matës grafik i cili përveç ndarjeve në cicero i ka edhe ndarjet milimetrike.


Madhësitë tipografike

Njësia themelore për matje tipografike është pika tipografike e cila shënohet shkurt me pt. 1 pt = 0,76065 mm, kurse 2660 pt = 1.000,333 mm Njësia më e madhe e sistemit tipografik është cicero, i cili shënohet shkurt cic. 1 cic = 12 pt = 4,512780 mm



Sistemet e tjera të matjeve

Përveç sistemit të matjeve të Didoit, ekziston edhe sistemi angloamerikan i matjeve, ku madhësitë tpografike janë pak më të vogla se njësitë e sistemit të Didoit. Pika tipografike angloamerikane quhet pike (point), kurse cicero pajk. Sistemi i matjes sipas Didoit: 1 pt = 0,376 mm, kurse 1 cic = 4,512 mm. Sistemi angloamerikan i madhësive: 1 p = 0,351 mm, kurse 1 pajk = 4,218 mm.