Shko te përmbajtja

Pika tipografike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pika

tipografike (pt)

Emri mm
2Non plus ultra 0,752
3Brilliant 1,128
4Diamant 1,504
5Perl 1,880
6Nonparell 2,256
7Kolonel 2,632
8Petit 3,009
9Borgis 3,385
10Garmond 3,761
12Cicero 4,513
14Mitel 5,263
16Tertia 6,017
20Text 7,521
242 Cicero 9,026
282 Mitel 10,530
363 Cicero 13,538
484 Cicero 18,052
605 Cicero 22,563

Pika tipografike (pt)[1] është njësi themelore në sistemin tipografik të matjeve. E ka vënë në përdorim francezi Pjer Simon Furnie në vitin 1737. Më vonë e përsosi gjithashtu francezi Fransua Dido, më 1785, i cili pikën tipografike që ishte pakëz më e madhe ia përshtati masës zyrtare shtetërore, e quajtur colli shtetëror. Pastaj, radhitësshkrirësi gjerman Herman Berthold, e logariti sistemin e Didoit në sistem metrik, duke e ndarë gjatësinë prej 30 cm në 133 nonparela, kurse çdo nonparel në 6 pika tipografike, që do të thotë 798 pt. Në këtë mënyrë është fituar tipometri, matës grafik i cili përveç ndarjeve në cicero i ka edhe ndarjet milimetrike.

Madhësitë tipografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njësia themelore për matje tipografike është pika tipografike e cila shënohet shkurt me pt.
1 pt = 0,376065 mm, kurse
2660 pt = 1.000,333 mm
Njësia më e madhe e sistemit tipografik është cicero, i cili shënohet shkurt cic.
1 cic = 12 pt = 4,512780 mm

Sistemet e tjera të matjeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç sistemit të matjeve të Didoit, ekziston edhe sistemi angloamerikan i matjeve, ku madhësitë tipografike janë pak më të vogla se njësitë e sistemit të Didoit. Pika tipografike angloamerikane quhet pike (point), kurse cicero pajk.

Sistemi i matjes sipas Didoit:
1 pt = 0,376 mm, kurse
1 cic = 4,512 mm.

Sistemi angloamerikan i madhësive:
1 p = 0,351 mm, kurse
1 pajk = 4,218 mm.

Në tabelë janë emrat e njësive tipografike të shprehura edhe në milimetra.

  1. N. Berisha & A. Simnica: BAZAT E TEKNOLOGJISË GRAFIKE, Libri shkollor, 2005 Prishtinë, faqe 34, 35, 36