Hysni Myzyri: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
No edit summary |
NY (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 16: | Rreshti 16: | ||
Duke vlerësuar veprimtarinë e tij pedagogjike dhe shkencore, Prof. Hysni Myzyrit iu ngarkuan detyrat e shefit të Departamentit të Historisë në fakultetin e Histori Filologjise të Universitetit të Tiranës dhe detyra e Nëndrejtorit të Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në periudhën 1994-1997. U nda nga jeta mė [[4 shkurt]] [[2007]] në Tiranë. |
Duke vlerësuar veprimtarinë e tij pedagogjike dhe shkencore, Prof. Hysni Myzyrit iu ngarkuan detyrat e shefit të Departamentit të Historisë në fakultetin e Histori Filologjise të Universitetit të Tiranës dhe detyra e Nëndrejtorit të Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në periudhën 1994-1997. U nda nga jeta mė [[4 shkurt]] [[2007]] në Tiranë. |
||
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]] |
|||
[[Category:Historianë shqiptarë]] |
[[Category:Historianë shqiptarë]] |
||
[[Category:Lindje 1935]] |
[[Category:Lindje 1935]] |
Versioni i datës 17 shkurt 2010 22:57
Hysni Myzyri lindi nė shkurt të vitit 1935, nė Elbasan.
Profesor Hysni Myzyri është autor i shtatë monografive :
- “Shkollat e para kombëtare shqipe” (1973),
- “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip” (1979),
- “Nuci Naci” (1986),
- “Arsimi Kombëtar Shqiptar” (1996),
- “Pandeli J.Evangjeli” (2004),
- “Shkolla Normale e Elbasanit” (2004), etj , si dhe i shumë artikujve shkencorë në revistat “Studime Historike”, “Studime Filozofike”, “Revista Pedagogjike”, “Historia e Arsimit”, “Univers” etj.
Prof. Hysniu është bashkautor i botimeve të Akademisë së Shkencave “Historia e Shqipërisë” vëll.II (1984), “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (1985) “Historia e Popullit Shqiptar” vëll.II (2002); bashkautor i botimeve të Ministrisë se Arsimit “Historia e Arsimit Shqiptar” (1990) dhe “Historia e Arsimit dhe e mendimit Pedagogjik Shqiptar” (2003); bashkautor dhe redaktor përgjegjës i botimit “Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve” (2001) dhe i gjashtë teksteve të historisë për shkollat tetëvjeçare e të mesme të botuara në Shqipëri dhe në Kosovë.
Prof. Hysni Myzyri ka mbrojtur dy dizertacione dhe ka marre gradat e titujt shkencore : “Kandidat i shkencave” (1979), “Docent” (1982), “Doktor i Shkencave” (1990), dhe “Profesor” (1994). Ka qenë anëtar i “Research Board of Advisors” të Institutit Amerikan te Biografive.
Duke vlerësuar veprimtarinë e tij pedagogjike dhe shkencore, Prof. Hysni Myzyrit iu ngarkuan detyrat e shefit të Departamentit të Historisë në fakultetin e Histori Filologjise të Universitetit të Tiranës dhe detyra e Nëndrejtorit të Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në periudhën 1994-1997. U nda nga jeta mė 4 shkurt 2007 në Tiranë.