Jump to content

Diskutim:Domatja

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Domatja. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Domatja është perime

[Redakto nëpërmjet kodit]

PERIME f. vet. sh. Emërtim i përgjithshëm për bimë barishtore të mbjella si qepët, spinaqi, lakrat, domatet, specat, bamjet, barbunjat, patatet, karotat etj., pjesët e të cilave (fryti, gjethet, zhardhoku, rrënjët, kërcelli) përdoren për të bërë gjellë, sallatë etj. Perime të freskëta ( të njoma, të thata). Perime dimërore (të hershme, pranverore, verore). Vlera ushqimore e perimeve. Përdorimi i perimeve. Lëng perimesh. Gjellë (supë, sallatë) me perime.

  • Perime gjethore shih te GJETHOR,~E.

Tani, nëse ka mundësi, mos i kthe më redaktimet kur nuk ke argumente. Flm!--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 25 prill 2015 17:19 (CEST)[përgjigjuni]

Wikipedia kërkon mirëkuptim

[Redakto nëpërmjet kodit]

Për mendimin tim domatja është bimë. Kokrra e domates mund të konsiderohet edhe perime edhe frut. Kjo varet nga kendvështrimi. Nëse nisemi nga struktura e bimës, kokrra e domates është fruti i saj. Nëse nisemi nga përdorimi i kokrrës së domates ajo hyn në perimet. Unë mendoj që nuk është ndonjë gabim, që domatja të futet edhe në kategorinë frutave edhe pse në gjuhën e përditëshme ajo njihet si perime. Pra të dyja kategoritë mund të jenë në artikull. Gjithashtu doja të shtoja që përdoruesit duhet të merren vesh me mirëkuptim me njeri tjetrin, duke i diskutuar problemet para se të bëjne ndërhyrjet në artikull. Heqjet arbitrare të ndryshimeve (duke shfrytëzuar pozitën e administratorit), pa i diskutuar ato me mirësjellje dhe mirëkuptim, nuk i shërbejnë Wikipedias shqip, përkundrazi e dëmtojnë atë. Shpresoj të jem mirëkuptuar.

--Lerriklo (diskutimet) 25 prill 2015 20:50 (CET)[përgjigjuni]

Hehee. Nuk ka heqje arbitrare nga ana ime. Ti ose je dashakeq në qasje ose je qorr. Sipër ndërhyrjes tënde duket qartësisht një përkufizim fjalori që e përmend domaten si perime. Domatja e njohur gjerësisht është perime. Për më tepër në artikull, brenda bimës/perimes së domates flitet edhe për frutin që kjo bimë/perime prodhon. Por ritheksoj, kategoria për bimën/perimen e domates dhe artikullin është Kategoria:Perime. Më sipër burimet.--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 26 prill 2015 23:39 (CEST)[përgjigjuni]
Dhe gjëja e bukur është se unë e ktheva redaktimin e Olsit vetëm njëherë, dhe pastaj postova një burim ku tregohet se domatja është perime. Ndërsa tani që Olsi e ka rikthyer përsëri redaktimin tim, pavarësisht se unë kam postuar burimin më sipër (pra e ka injoruar burimin), besoj se duhet t'i drejtohesh atij, për qasjen mirëkuptuese, sepse gjykoj se unë e kam bërë pjesën time.--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 26 prill 2015 23:46 (CEST)[përgjigjuni]