Diskutim:Imunologjia
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Imunologjia. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
Shto kete material
[Redakto nëpërmjet kodit]!Imunologjia Dhe imuniteti
Imunologjia studion marrëdhëniet e lëndëve të huaja (antigjeneve) me organizmin si dhe tërësinë e pasojave të këtyre marrëdhënieve (përgjigjen imunitare). Përfshinë një sistem kompleks të bashkëveprimit qelizorë, kryesorë tek të cilit janë makrofaget dhe limfocitet. Me fjalën imunitet më parë kuptohet qëndrueshmëria e individit ndaj infeksioneve mikrobiale, ndërsa sot kuptohen edhe reaksionet antigjenike të eliminimit pasues të antigjeneve nga organizmi.!
Për lehtësimin e studimit të imunologjisë ajo ndahet në disa grupe:
Imunologjia e përgjithshme përpunon ligjet e përgjithshme të imunitetit dhe shfaqjet e këtij të fundit.!
Imunologjia e zbatuar studion përpunimin e arritjeve të imunologjisë në fushat e biologjisë, mjekësisë e të veterinarisë.!
Imunokimia merret me studimin e shfaqjeve dhe të proceseve të ndryshme imunologjike nga pikëpamja biokimike dhe fizikokimike. Ajo gjithashtu studion metodat e përpunimit dhe nxjerrjeve të antigjeneve, studion strukturën e tyre, etj.!
Imunomorfologjia studion bazat qelizore të përgjigjes imunitare, rolin e strukturave të ndryshme qelizore, organeve dhe indeve në përgjigjen imune.!
Imunogjenetika studion ndryshimet dhe përgjigjet e organizmit imunitarë në bazë të ndërtimit të gjeneve.!
Imunopatologjia u zhvillua në gjysmën e parë të shekullit XX. U vërtetua se reaksionet imunologjike nuk kanë gjithmonë karakter mbrojtës dhe mund të sjellin deri në ndryshime patologjike.!
Imunologjia klinike është pjesa e imunologjisë që lidhet pjesërisht me imunobiologjinë dhe imunobiologjinë patologjike, ajo studion deficitet imunitare të lindura dhe të fituara.!
Imunohematologjia studion të gjitha ndryshimet imunologjike që pëson në sistemin e gjakut (eritrocitet, leukocitet, trombocitet, plazma, proteina, etj..).!
Imunofarmakologjia studion ndikimin e barnave të ndryshme në përgjigjen imunitare. Këtu bëjnë pjesë imunomodulatorë të ndryshëm me të cilat rregullohen forcat përgjegjëse imunitare.!
Imuniteti nga përbërësit etiologjik ai ndahet në:
Imuniteti JoSpecifik (natyral) – paraqet vetinë e organizmit për mbrojtje nga të gjitha sëmundjet me faktorë të jashtëm, është veti individuale dhe varet nga shumë faktorë (mosha, gjinia, klima, ushqimi, etj..)
Imuniteti Specifik (artificial) – paraqet mbrojtje specifike të organizmit nga faktorë specifik biologjik, ai domethënë fitohet gjatë kalimit ose paraqitjes së ndonjë sëmundjes infektive dhe quhet imunitet I fituar.
Përpunuar nga: Rron Elezi
Imunologjia
[Redakto nëpërmjet kodit]Punuar nga : Rron Elezi
Imunologjia si shkencë në gjirin e shkencave mjekësore dhe biomjekësore ka për qëllim të studiojë fenomentet e imunitetit. Etiomologjia origjinale latine do të thotë privilegj, përjashtim,që u përdor në mesjetë, e që vazhdon dhe sot p.sh. përjashtimi nga disa taksa (thuhet ka imunitet;depërtoi aty.
Imunologjia gjatë studimit të saj bazohet në tri funksionet kryesore të sistemit imunitar specifik e që janë:memoria, specifiteti dhe njohja e të huajës.
Për funksionimin normal të sistemit imunitar duhet të plotësohen tri funksione themelore:
mbrojtja e organizmit nga infeksionet me mikroorganizma patogjen,
dallimi i të vetës nga e huaja si dhe reagimi kur antigjeni ndërron strukturën dhe ka mundësi të bëhet agresiv,
pengimi i ploriferimit të qelizave malinje në organizëm.
Reaksioni imonologjik fillon me njohjen e antigjenit, vazhdon me thellimin e sensibilizimit dhe përfundon me funksionin efektor. Të gjitha këto kryejnë limfocitet dhe zhvillojnë imunitetin qelizor ose humoral (përmes substancave të tretura në lëngjet trupore-antitrupave).
Imuniteti, gjegjësisht reaksioni imunologjik, gjatë tërë studimit të tij, bazohet në tri veti themelore të imunitetit të cilët janë:
Njohja e antigjenit të huaj dhe të vetës;në raste të mosnjohjes së antigjenit të vetvetes shkakton sëmundje autoimune.
Specifiteti I përgjigjes; kjo arrihet në bazë të strukturë antigjenike dhe të antitrupit, radhitjes së aminoacideve në paratrop dhe epitop.
Aparati imunitar ka aftësi të dalloj të veten nga e huaja. Mosnjohja e të huajës sjell sëmundjet autoimune ose tolerancën imonologjik. Mirëpo kur jemi këtu duhet të ceket se toleranca është specifike (për një antigjen të caktuar), kurse reaksioni për antigjenet e tjera është normal. Imunotoleranca shpeshherë kërkohet të arrihet nga mjeku si mjet shërimi; p.sh.hiposensibilizimi te reaksionet e hipersensibilizimt të tipit të parë (reaksionet anafilaktike ose alergjike s.atopike), te transplantimi etj.
Në organizëm ekzistojnë mekanizma të cilët ndihmojnë që një materie së pari njihet si e huaj, pastaj neutralizohet, të eliminohet së bashku me indin ku kryhet reaksioni imunologjik, ose të eliminohet pa e dëmtuar indin e vetvetes.
Të gjita këto mekanizma të mbrojtjes së organizimit nga e huaja nuk mund t’i kryej vetëm sisitemi imunitar, por ky bashkvepron me shumë sisteme të tjera të organizimit. Në funksionin e sistemit imunitar ndikon she sistemi nervor qendror dhe atë përmes hipotallamusit dhe sistemit të gjendrave endokrine. Sistemi nervor autonom efektet e veta në reaksionin imunologjik i arrinë përmes receptorëve adrenegjikë. Nocionin receptorë e përdorën të parët farmakologët për të sqaruar ndikimin indirekt të barnave të caktuara në koncentrime shumë të vogla, kështu që agonisti përgjigjet në mënyrë specifike (ngjashëm më përgjigjen e celsit të bravës së derës).
IMUNITETI JOSPECIFIK Me imunitet jospecifik kuptojm mbrojtjen jospecifike që e bëjnë barrierat e organizmit, pra është mbrojtje jo përmes antitrupave e as të limfocitëve të sensibilizuara, pra nuk është mbrojtje specifike, pra është mbrojtje e përgjithshme, mbrojtje të cilën organizmit ja sigurojnë kryesisht lëkura dhe mukozat. Barrierën e parë të mbrojtjes së organizmit nga antigjinet e huaja e përbëjnë këto faktorë: lëkura, mukozat, faktorë humoral dhe faktorët qelizorë.
IMUNITETI SPECIFIK Sistemi imunitar specifik përbëhet prej dy komonentëve: 1.imuniteti qelizorë, i cili bazën e zhvillimit të raksionit imonologjik e ka në reakcionin antigjen-limfocit dhe 2.imuniteti humoral i cili bazën e zhvillimit e ka në reaksion antigjen-antitrup.Per në të dy komponenetet, qoftë ai imunitet qelizor ose humoral, rolin kryesor e luajnë limfocitet dhe atë, për imunitetin qelizor janë përgjegjës limfocitet-T ndërsa për imunitetin humoral limfocitet-B. Përpos limfociteve në imunitetin specifik marrin pjesë edhe një numër I madh qelizash të tjera që në një mënyrë, ose në mënyrë tjetër, e begatojnë dhe fuqizojnë reaksionin imonologjik. Në bazë të zhvillimit të mekanizimit, kohëzgjatjes dhe forcës së reakcionit imonologjik specifik të gjithë këto ndahen në dy grupe të mëdha: -Imuniteti i lindur.Ky imunitet e përcjellë të posalindurin në ditët e para të jetës ekstrauterine dhe për disa struktura antigjenike kjo mbrojtje e përcjell deri në 6 muajt të parë të jetës.Mbrojtja kryesisht e tipit humoral dhe bazohet në mbrojtjen që e bëjnë antitrupat e dhuruar nga nëna e ato janë klasa të caktuara të imoglobulinave, të cilët ka mundësi të kalojnë barierën placentare,sepse disa nuk e kalojnë placenten p.sh:IgM meqë ka peshë të madhe, prandaj është edhe arsyeja pse i posalinduri nuk posedon aglutinine dhe menjëher pas lindjes pa ndonjë problem mund të kryhet eksanvinotransfuzioni (ndërrimi i gjakut). -Imuniteti i fituar.Në bazë të rrugës që ai fotohet mund të jetë me rrugë aktive, kur në organizëm futen struktura antigjenike të dobsuara dhe këto struktura e stimolojn sistemin imunitar, gjegjësisht e bëjnë sensibilizimin e qelizve imunokompotente, që pastaj në formë të qilizave të sensibilizuara, ose kur limfocit-B sensibilizohet, kalon në plazmocit, qelizë aktive me aftësi sintetizimi dhe sekretimin e imonoglobulinavedhe tani mbrojtja kryhet në bazë të imunitetit humoral. Ky tip imunitet fillon diku pas muajit të 4 të jetës në formë të vaksinave. Imuniteti i fituar, përpos me rrugë aktive, mund të fitohet edhe me rrugë pasive. Kjo arrihet dhënë antitrupa të gatshëm në situata kur infeksioni është masiv dhe nuk ka rrugë tjetër që të luftohet.
Reaksioni antigjen-antitrup Ky reaksion si tillë zhvillohet njësoj në kushte brnda organizimit in vivo dhe në kushte jashtë organizimit in vitro dhe përbën mekanizmin të imunitetit specifik të organizmit, e mbron organizmin prej onvazionit të mikroorganizmave dhe antigjeneve të tjera. Reaksioni antigjen- antitrup zhvillohet ne dy faza: -në fazën e parë,së pari bëhet lidhja dhe atë me specifitet të lartë mes antigjenit specifik dhe antirup specifik. Kjo fazë zgjatë shumë shkurt, gjithësej disa sekonda dhe quhet reakcon priamr. -në fazën e dytë,reaksioni antigjen-antitrup formon precipitat të dukshëm, algutinim ose edhe lizë të qelizës. Kjo fazë e reaksionit antigjen- antitrup emërtohet si reaksion sekondar i cili zgjat shumë gjatë se faza e parë, me orë ose ditë. Në ecurinë e zhvillimit të reaksionit antigjen-antitrup, ndikojnë disa faktorë si: pH-aja, koncentrimi i joneve dhe kripërave, temperatura dhe kohëzgjatja e reakcionit.
Precipitimi Precipitimi lajmërohet si rezultat i reakcionit antigjen i tretshëm antitrup dhe i formimit të komplekseve.
Reaksioni i aglutimit Zhvillohet në situat kur lidhet antitrupi me antigjenin në membranënë e qelizës (eritrociteve, leukociteve, tromobociteve, bakterive, këpurdhave), lajmërohet grumbullimi i thërmive të aglutininit dhe zhvillohet një lidhje e kryqëzuar antigjen-antitrup dhe ky reaksion quhet aglutinim, ndërsa antigjeni aglutinogjen e antitrupi aglutinin.
Anatomia e sistemit imunitar Sistemi imunitar në organizmin e njeriut është përbër nga: 1) organet limfoide primare, 2)organet limfoide sekondare dhe 3) elementet qelizor limfoid. Në grupin e parë të organeve limfoide primare bëjën pjesë: placa kockore- nga lindin qelizat, timusi ku diferencohen në limfocite-B. Në grupin e dytë të organeve limfatike sekondare bëjnë pjesë:nyjet limfatike, shpertka, dhe struktura të tjera. Elementin qelizor limfoid e përbëjnë tri grupe qelizash, që janë:
-limfocidet e varura nga timusi (limfocitet-T) -limfocitet e pavarura nga timusi (limfocitet-B), dhe -monocitet, gjegjësisht makrofagët.
Qelizat limfatike Qelizat limfatike që janë bartës kryesore të të gjitha formave të imunitetit specifik.Në bazë të kritereve finksionale dhe receptorëve sipërfaqësorë, limfocitet i ndajmë në tri populacione, dhe atë në: 1.limfocitet-T 2.limfocitet-B dhe 3.limfocitet-O Limfocitet janë qeliza të gjakut të serisë së bardhë, pra bëjnë pjesë në grupin e leukociteve, gjegjësisht në nëngrupin të emërtuar si agranulocit ose mononukleare, për dallim prej granulociteve ose polimorfonklearëve ku bëjnë pjesë neutrifolet, bazofilet dhe ezionofilet. Limfocitet kanë aftësi për njohjen e antigjenit dhe luajnë rolin kryesor në reaksionin imonologjik kundër agjentit të jashtëm
Qelizat mediatore Në këtë grup bëjnë pjesë ato qeliza të cilat në citoplazmën e tyre përmbajnë granule të cilat janë të mbushura me substanca vazoaktive. Këto substanca në këto granule sintetizohen, lirohen dhe shkatrohen. Gjatë zhvillimit të reakcionit imunologjik të tipit të parë nga këto lirohen këto substanca dhe mundësojnë manifestimin e pasqyrës klinike të këtij tipi të reakcionit imonologjik (anaflaksia e përgjithshme ose lokale).Këto veti dhe aftësi i posedojnë mastocitet në inde dhe bazofilët e granuluar në gjak.
Mastocitet Janë qeliza mediatore, që në faktë paraqesin qelizën bazë në reaksionet e tipit të parë (reaksionin anafilaktik).Substancat e liruara nga masticitet (mediatorët) janë:histamina , serotonina etj.
Imunoglobulinat Imunoglobulinat janë struktura glikoproteine dhe shumë heterogjene me funksionin të antitrupave në organizëm, që gjenden në përbërje të gjakut (intravascular) ose të serumit, që hyjnë në përbërje të alfa dhe beta fraksionit të elektroforezës. Gjenden edhe lëngjet e organizmit (ekstravaskularë) dhe në përbërje, të sekreteve, e që shpeshherë kanë edhe specifitetet e veta si IgA.Prandaj imunoglobulinat janë elementet qëndrore të imunitetit humoral.Imunoglobinat te njeriu ndahen në pesë klasë: IgG, IgA, IgM, IgD, IgE. Zinxhiritë e rëndë bartin shenjën biologjike për IgG, për IgA, për IgM, për IgD dhe për IgE.