Diskutim:Koxha Sinan Pasha/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Koxha Sinan Pasha/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Parkim
[Redakto nëpërmjet kodit]Nga masivi pa referenca --GrepfrutAroma (diskutimet) 25 janar 2019 15:53 (CET) |
---|
Jeta dhe Karriera politike Sinan Topojani lindi në vitin 1506 në fshatin Topojan të Kukësit. Nuk dihet si arriti Sinani në pallatin e Sulltanit, por besohet se e ka tërhequr i vëllai, Ajazi, që shërbente si bejlerbeg në Stamboll. Jastrebovi pohon se familja e Sinanit ishte me emër në Topojan dhe në moshën 12 vjeçare ai shkon në Stamboll, pranë oborrit të Sulltanit, ku mori edhe një arsim shumë të mirë për kohën. Në kohën e Sulltan Sulejman Ligjvënësit, ai ishte shef kuzhine në pallat. Më vonë emërohet sanxhakbej në Mallatia, Kastamani, Gaza, Tripoli, Siri, Erzurum dhe Halep. Më 1568 emërohet administrator i Egjiptit, ku ndërtoi një xhami të madhe të bukur të stilit turk në Bulak të Kairos (1571). Nga Egjipti sulmon dhe pushton Jemenin (1571) dhe për këtë ai pritet në Stamboll si hero dhe iu dha titulli Gazi dhe filloi të njihej si Pushtuesi i Jemenit. Më 1574, së bashku me Kapudan Kiliç Ali Pashën përzuri forcat spanjolle nga Kalaj Ul-Vád (La Galeta) dhe bashkoi Tunizinë me Perandorinë Omane. Kësaj here iu dha titulli Kubá Vezir. Në pranverën e vitit 1580 forcat perandorake të komanduara prej tij sulmuan e pushtuan Gjeorgjinë. Më 25 gusht të atij viti, për herë të parë, emërohet Vezir i Madh, në vend të Ahmed Pashës që vdiq. Në këtë detyrë qëndroi pak më shumë se dy vjet, pastaj u largua, sepse Gjeorgjia e pushtuar nuk u mposht. U dërgua në Dimatok, por simpatia që kishte fituar në gratë e Sarajit dhe rryshfetet prej 100.000 asprash bënë që në vend të transferimit për në Mallgarë, të emërohej vali në Damask. Prej këtu, në prill 1589, kthehet për të dytën herë Kryevezir i Perandorisë. Por presioni i kundërshtarëve dhe revolta e jeniçerëve e detyroi të largohej nga detyra në gusht 1591. Megjithatë, rreth dy vjet më vonë (janar 1593), pasi shtyp një revoltë të jeniçerëve (kundërshtarët e tij), rimerr detyrën për të tretën herë. Në pranverë të atij viti, si Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë, niset për në Hungari, ku pushton disa qytete e fortifikata të rëndësishme, midis tyre edhe Polaten. Atë vit dimrin e kaloi në Beograd ku imponoi taksën e mullinjve. Në Beograd qëndroi deri në pranverën e vitit 1594. Një muaj pas vdekjes së Sulltan Muratit III (15.2.1595) u detyrua të lërë postin e Kryevezirit dhe të rikthehej në Mallgarë, por vetëm pak muaj sepse në korrik të atij viti iu desh të rikthehej në postin e Vezirit të Madh, për të zëvëndësuar nipin dhe rivalin e tij, Ferhat Pashën i cili gjatë muajve gusht-shtator të atij viti gjendej në frontin hungarez ku ngrihet në revoltë në krye të 4000 shqiptarëve, për të kundërshtuar urdhrin e Sulltanit për ta vrarë. Disa javë pasi qe emëruar Vezir i Madh, Sinan Pasha sulmon Vllahinë që kishte ngritur krye. Si komandant të ushtrisë në luftën në Hungari emëron të birin (ose të nipin, të dy quheshin Mehmet), Mehmet Pashën dhe e dërgon me forca në Karam, por thyhet dhe pëson shumë humbje. Mehmeti tërhiqet në Buda, i fajësuar për atë çka ndodhi. Përveç kësaj edhe luftimet në Vllahi dështuan duke kulmuar me rënien e Granit dhe për këtë Sinan Pasha u largua nga posti dhe dërgohet në Mallgara (19 nëntor 1595). Por kur Lala Mehmet Pasha që e zëvëndësoi vdiq më 28 nëntor, pra 9 ditë më vonë, kjo u pa si shenjë nga Zoti dhe plaku Sinan Pasha kthehet si Kryevezir për të pestën herë. Tani mendon të pushtojë Korfuzin dhe Erlaunin në Hungari, por vdekja e pengon këtë ndërmarrje (3 Mars 1596). Sinan Pashë Topojani vdiq si kryeqeveritar i Perandorisë Osmane. Vdekja e Sinan Pashë Topojanit Vdekja e Sinan Pashës qe e papritur, ndonëse ai ishte në moshën 90 vjeçare. Llazar Soranzo, në një relacion që i paraqiti Papa Klementit VIII, shkruan : “Sinani, shqiptar nga Topojani, fshat i Sanxhakut të Prizrenit, i cili vdiq vitin e shkuar prej vdekjes së natyrshme, ndoshta i mërzitur sepse lufta e Hungarisë nuk po shkonte siç donte ai, ose, sikundër thonë të tjerët, prej helmit. Ky pashë kishte menduar të pushtonte Korfuzin...”. Pra duket se ndoshta Sinan Pasha nuk vdiq nga vdekja e natyrshme por u helmua nga kundërshtarët e tij. U varros në tyrben që mban emrin e tij, në lagjen Sofiler të Stambollit. Karakteri i Sinan Pashës Kronistët e huaj ndërkohë që ia vënë në dukje meritat ushtarake nuk harrojnë të tregojnë edhe vetitë e tij personale. Ata e quajnë : “të egër, të dhënë shumë pas interesit, invidualist e hakmarrës”. Historiani serb Peçevi e quan “Arnaud na'ud (Shqiptar kokëfortë)” dhe gjithashtu thotë se Sinan Pasha i ndihmon shumë bashkëatdhetarët “Në luftimet në Hungari, para rrethimit të Janikës, agët jeniçerë i emëroi përcjellës të tij e kjo deri atëherë nuk ishte e zakontë. Ai ka larguar agën jeniçer, Mehmet Agën, pas rënies së kështjellës Tata dhe në vend të tij ka emëruar Jemishxhi Hasan Pashën, i cili ishte nga fara e tij shqiptare”. Të tjerë e kanë përshkruar si “I guximshëm, imponues dhe i paskrupullt. Ai përdorte mënyrat më të poshtra për të zmbrapsur kundërshtarët e tij. Paturpësinë e tij nuk e tregonte në sy të ambasadorëve, por nuk përtonte ta përdorte ndaj kundërshtarëve të tij në praninë e Sulltanit. Ai kishte një urrejtje barbare jo vetëm për të Krishterët, por për të gjithë qytetërimin. Pasuria e pafund që ai la është provë e koprracërisë së tij”. Familja e Sinan Pashë Topojanit Të dhënat mbi familjen e Sinan Pashës janë marrë nga Sami Frashëri dhe nga arkivat turke. Babai i Sinan Pashës quhej Ali (mbiemri nuk i dihet, prandaj Sinani thirrej me emrin e fshatit). Aliu kishte 3 djem : Ajaz Pashën, djali i madh i cili mori Sinanin në Stamboll. Ky ishte ngritur në kohën e Sulltan Sulejmanit si beljerbe i Erzurumit, por u ekzekutua nga Sulltan Selimi II, në vitin 1558. I dyti ishte Sinani. I treti ishte Hysen Beu, pronar tokash në Topojan e rrethinë, të cilat ia shiti Mehmetit, djalit të Sinanit (Mehmeti mund të jetë edhe djali i Ferhat Pashës), dhe më pas u largua në Stamboll. Ajaz Pasha pati dy djem, Mustafa Pashën dhe Mahmut Pashën i cili shoqëroi Sinanin në Luftën e Vllahisë. Ndërkohë flitet vetëm për një djalë të Sinanit, Mehmet Pashën i cili u zgjodh Komandant i Ushtrisë në Luftën e Hungarisë në betejën e Karanit, ku pësoi humbje e u kthye në Budë. Mendohet se Aliu kishte edhe një vajzë, e cila u martua në Rugovë të Kosovës dhe lindi Jemishxhi Hasan Pashën, i cili zëvëndësoi jeniçerin Mehmet Aga, pas rënies së kështjellës Tata në Hungari. Ndërkohë edhe Ferhat Pasha (2 herë Vezir i Madh dhe rival i Sinanit) përmendet si plemnnik (djalë motre ose vëllai), pra Ferhat Pasha ishte nipi i Sinan Pashës. Ferhat Pasha kishte një djalë të quajtur Mehmet : “Topojani, më 1571, kishte qenë pjesë e ziametit të Mehmetit, i biri i Ferhat Pashës, myteferrik i oborrit të lartë”. Ndërtimet e bëra prej Sinan Pashë Topojanit Emri i Sinan Pashës lidhet shumë me Kaçanikun. Evlia Çelebia deklaron se ishte Sinan Pasha ai që ndërtoi kalanë e Kaçanikut. Aty ai gjithashtu ngriti xhaminë, shkollën, imaretin (gjelltoren publike), dy hane dhe një banjë publike. Gjithashtu ka paguar rrogat e nëpunësve dhe ka mirëmbajtur objektet. Gjithashtu ai ka ngritur xhami në Stamboll, Kajro dhe Selanik. Ka lënë edhe shumë përmendorë e lapidarë. Pasuria e Sinan Pashës Sinan Pasha mendohet të ketë qenë një person tej mase i pasur, ndoshta më i pasuri i perandorisë, pas Sulltanit. Vakëfet që ka lënë në trojet shqiptare Sinan Pasha janë : 2 hane dhe një banjë publike në kaçanik, 12 dyqane në Shkup, 1 kompleks bujtjeje i përbërë nga disa shtëpi dhe pasuri të tjera në katundin Akbash, Shkup, 1 bujtinë në fshatin Jenixhe, Shkup, 1 mulli mbi lumin Lepenc, 5 mullinj në fshatin Jenixhe mbi Vardar, 3 mullinj në kufirin midis Jenixhes dhe Shkupit, 1 bujtinë, 1 kullotë verore dhe 2 mullinj në fshatin Tabanovc, Kratovë, 1 bujtinë në fshatin Jezercë, Prishtinë. Gjithashtu ai kishte në zotërim fshatrat Janoshtinë (Vranjë) dhe Çajlë (Kukës). Kishte gjithashtu edhe pasurinë e të quajturit Deljan në krahinën Muzakje : 6 mullinj në lumin Delovë dhe 2 mullinj në lumin Dunovë. Kishte gjithashtu 1 banjo publike në Prishtinë, 2 mullinj afër fshatit Kamenicë, Novobërdë, kullotën dimërore në Ulqin dhe 12.000 dele në Kamenicë, Novobërdë. Gjithashtu ka lënë vakëfe të shumta edhe në vende të tjera të Perandorisë Osmane. Për të gjitha këto, Sinan Pasha është vlerësuar dhe cilësuar si dashamirës i kulturës dhe mbrojtës i rajës. Pasuria e tij përmblidhte edhe këto objekte : 1 fushë shahu me gurë të bardhë prej margaritari, kurse të zinjtë prej rubini, 160 guna të zbukuruara me margaritarë, 160 shpenalda prej ari, 260 mburoja të zbukuruara me rubinë, 340 kurora të zbukuruara me gurë të çmuar, 260 thika prej ari, zbukuruar me diamantë, 230 rripa zbukuruar me gurë të çmuar, 260 byzylykë zbukuruar me gurë të çmuar, 350 arka me libra zbukuruar me metal e rubinë, një sofër me 3 tepsia prej ari e të zbukuruara, 65 unaza prej diamanti, 140 unaza rubini të kuq, 200 unaza rubini të thjeshtë, po aq prej rubini të verdhë, të kaltër dhe prej smeraldi. Pasuria e plotë e Sinan Pashë u llogarit pas konfiskimit nga ana e shtetit osman, pas vdekjes së tij. Fermani i Sulltanit në ndihmë të banorëve të Lumës (Kukësit) Gjatë kohës që ishte vali në Damask, Sinan Pasha dëshmoi se nuk e kishte harruar vendlindjen. Nga Damasku ai i drejtoi një lutje Sulltan Muratit III, në Mars 1585, dhe ku shpalli fermanin me të cilin banorët e 5 fshatrave, që ishin në posedimin e Sinan Pashës të liroheshin nga detyrimet fiskale ose do të lehtësoheshin prej tyre. Fermani kishte këtë përmbajtje : “Ish Veziri im i Madh e tani i ngarkuar nga ana ime Vali i elajetit të Damaskut, Sinan Pasha, me qëllim që të bëjë një vepër të mirë, katundet e veta Çajla (Çaja) që çdo vit sjell 6000 akçe, Flura (?) që sjell 4000 akçe, Topojani që sjell 5000 akçe, Kalisi me 8000 akçe, Beleshqa (?), të cilën e ka blerë nga spahiu Lutfi, me të ardhura prej 3000 akçesh, i ka falur për jetë të jetës rajës së këtyre katundeve të gjitha bjeshkët, malet, kullotat, arat, kopshtet. Për të vërtetuar këtë, lëshoj këtë ferman dhe urdhëroj që askush të mos guxojë të marrë nga katundet e lartpërmendura as të ardhura toke, as të ardhura për dele, d.m.th. kurrfarë tatimi a detyrimi tjetër nga toka, e cila tani kalon në pronësi të tyre”. Llogaritet se fermanit i Sulltanit i reduktoi taksat që këto fshatra paguanin deri në masën 60 %. Sipas Jastrebovit : “Lumjanët mburreshin se kishin marrëdhënie farefisnore me "mbretër" të lartë "që u kishin dhënë privilegje të veçanta"”. Legjenda e Sinan Pashë Topojanit “Sinan Qehaja kishte pasur disa mijëra dhen. Dimrit i shtegtonte në Selanik. Një ditë kalon nga stanet e Sinan Qehajës, Sulltani me një shoqërues të veshur si dervishë. Vjen mbrëmja dhe ata duan të hyjnë e ta kalojnë natën në stanet e Sinanit. I bëjnë zë të zotit, por iu turren qentë. Del Sinani për ti mbrojtë e u bërtet qenve : "Nuk jeni murtatët e Sulltanit, po jeni qentë e Sinanit". Qentë menjëherë pushuan. Këto fjalë i bënë përshtypje Sulltanit, por nuk i tha gjë Sinanit. Sinani u shtron darkë, pret një dash e bën muhabet gjithë natën me mysafirët. Të nesërmen Sulltani e pyet Sinanin : -A shkon ndonjëherë në Stamboll? -Po shkoj.-i përgjigjet Sinani. -Atëherë merre këtë letër e, kur të vish në Stamboll, tregoje e do të të drejtojnë në teqen time. Të pres si mysafirin tim. Pas disa kohësh Sinani niset drejt Stambollit, për të takuar mikun e tij. U tregon letrën disa njerëzve dhe ata e dërgojnë tek pallati i Sulltanit. Kur hyri brenda, e kuptoi se miku i tij nuk ishte dervish, po vetë Sulltani. -A erdhe?,-e pyeti Sulltani. -Po, erdha.-iu përgjigj Sinani. -Më ngeli në mendje ajo që iu the qenve. A mund ta di kuptimin e atyre fjalëve? -Zotëri, ju jeni i rrethuar nga tradhtarë, e ata nuk të binden ty, po punojnë e flasin kundër teje. -Ku e di ti?,-e pyeti Sulltani. -E di, dhe mund të ta provoj. -Nqs ta lë ty në dorë, a i pastron këta njerëz nga oborri im? -Nqs m'i lë mua në dorë, i pastroj këta njerëz nga oborri yt, veçse ju nuk duhet të ndërhyni në punën time. -Atëherë që sot, po të lë dorë të lirë, ti je i plotfuqishëm e mund të bësh çfarë të duash me ta. Dhe Sulltani dha urdhër, e veshën Sinanin me rroba të reja dhe e bëri Kryeoborrtar. Nuk kaloi shumë kohë dhe pallati u pastrua nga tradhtarët dhe përfituesit. Por një ditë Sinani i tha Sulltanit : -Lartmadhëri, nqs ka mundësi dua të flas pak me nënën tuaj. Atëherë Sulltani e solli nënën e tij. Atëherë Sinani i tha Sulltanit që të urdhëronte nënën e tij të hiqte shaminë. Por nëna nuk pranoi. Më në fund Sulltani e urdhëroi e nëna e hoqi shaminë. Por ç'të shihte? Nën shami nëna kishte pasur një karficë ari e diamanti që ia kishte dhuruar perandoresha e Rusisë (shkelje e ligjeve islamike). E pa Sulltani. -Ja pra, edhe nëna juaj është e pabesë. Sulltani urdhëroi dhe e mbylli nënën e tij në pallat. Për këtë që bëri Sulltani i dha Sinanit gradën Pashë. Dhe Sinan Pasha shkoi në shumë luftra e pushtoi shumë vende. Pushtoi edhe Jemenin. Por bashkë me namin që fitoi, Sinani bëri edhe shumë armiq. Një ditë ata i thanë Sulltanit : -Lartmadhëri, Sinan Pasha çdo ditë shkon në një dhomë e mbyllet brenda. Ne nuk e dimë se çfarë bën, se çelësin e asaj dhome nuk ia jep askujt. Dyshojmë se ai është i pafe. Sulltani u bë kureshtar dhe shkon në dhomë të Sinanit. Kur hyri brenda, u habit tej mase. Gjithë rrobat e vjetra të Sinanit kur ai kishte qenë bari ishin në dhomë. I habitur tej mase Sulltani e pyet Sinanin : -Pse i mban këto rroba? -I mbaj dhe vij e i shoh çdo ditë, që të mos harroj kush jam e nga kam ardhur këtu në pallat të Sulltanit. E kështu besimi i Sulltanit mbi Sinan Pashë u shtua edhe më shumë, por gjithashtu edhe mëria e hasmëve. Një ditë ata i bëjnë dhuratë një palë këpucë të reja, po njërin thumb e futën më brenda këpucësh. Kur i veshi këpucët Pashait, thumbi ia shpoi këmbën dhe pisllëku i hyri në gjak. E kështu vdiq Sinan Pasha, të cilin ne e thërrasim Sinan Pashë Topojani.” Debati mbi vendin e origjinës Ka pasur disa teori se Sinan Pasha është nga Dibra ose nga Shqipëria e Jugut. Por emri i tij në toponiminë e Kukësit, fshatrat e zotëruara prej tij në Kukës dhe fermani i Sulltani në ndihmë të banorëve të këtyre fshatrave, vërtetojnë qartë se Sinan Pasha është nga Kukësi e më saktë nga fshati Topojan i Kukësit. Llazar Soranzo, në një relacion që i paraqiti Papa Klementit VIII, shkruan : “Sinani, shqiptar nga Topojani, fshat i Sanxhakut të Prizrenit”. Debati mbi përkatësinë etnike të Sinan Pashës Akademiku kuksian Nazif Dokle, pretendon se Sinan Pashë Topojani nuk është me kombësi shqiptare por me kombësi gorane. Edhe akademikë të tjerë serbë dhe maqedonas pretendojnë për origjinën jo-shqiptare të Sinan Pashës. Megjithatë kombësia shqiptare e Pashait është provuar nga studiuesi serb Glisha Elezoviae i cili është shprehur hapur për origjinën e tij shqiptare “Koxha Sinan Pasha ka qenë Arbanas”. Historiani serb Peçevi e quan “Arnaud na'ud (Shqiptar kokëfortë)” dhe gjithashtu thotë se Sinan Pasha i ndihmon shumë bashkëatdhetarët “Në luftimet në Hungari, para rrethimit të Janikës, agët jeniçerë i emëroi përcjellës të tij e kjo deri atëherë nuk ishte e zakontë. Ai ka larguar agën jeniçer, Mehmet Agën, pas rënies së kështjellës Tata dhe në vend të tij ka emëruar Jemishxhi Hasan Pashën, i cili ishte nga fara e tij shqiptare”. Llazar Soranzo, në një relacion që i paraqiti Papa Klementit VIII, shkruan : “Sinani, shqiptar nga Topojani, fshat i Sanxhakut të Prizrenit...”. Por gjithashtu edhe popullsia e fshatit Topojan që është homogjene, me popullsi plotësisht shqiptare dhe jo gorane (Goranët janë një komunitet që jeton në 27 fshatra kufitarë me njëri-tjetrin, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Janë formuar nga përzierja dhe asimilimi i shqiptarëve, sllavëve dhe vllehëve. Gjuha e tyre është sllavisht, por ka shumë pjesë të shqipes dhe turqishtes, si në gramatikë ashtu edhe në fonetikë) vërteton se Sinan Pasha është shqiptar nga Kukësi. |
Emertimi
[Redakto nëpërmjet kodit]Burimet shqipe jane -centrike, lexuesi sheh gravuren e kohes se pashes dhe s'ia ben dot lidhjen me mbrapavendosjen shqiptarshe per hir te fshatit. Njihet boterisht Koxha, Topojani askund, shihni toponimet qe kane mbetur ne nder te tij. Mpleksjet postum nuk mund ta riemertojne personazhin historik. Shih referencen Bello, qe perkthen librin e Syrja bej Vlores, qe te behet dallimi me "burimet shqipe". --GrepfrutAroma (diskutimet) 26 janar 2019 23:00 (CET)