Jump to content

Diskutim:Melamitë/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Melamitë/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Materiali i pareferuar i cili mund te jete i vlefshem ne pasurim te metejshem --Sejko (diskutimet) 19 shtator 2019 19:56 (CEST)

sufijë të Ehli-Sunetit, që udhërrëfyes e kanë Kuranin Fisnikë, Sunetin e Pejgamberit a.s. Sheriatin , vëllezëri islame Ehli-Sunet, një prej rrugëve, drejtimeve, apo tarikateve, që merren me dimensionin shpirtërorë të Islamit…

Përbërësit kryesor janë: Kur'ani, Sheriati, Tarikati, Hakikat,dhe Marifetullah.

Termi melami është i hershëm, madje më i hershëm se edhe vetë termi sufi…Në në këtë rast nuk do të merremi me hollësi, por do t’i përshkruej kalimthi…

Historianët i përmendin tri periudha të këtij tarikati…

Periudha e parë lidhet me emrin e dijetarit Ebu Salih Hamdun b. Ammar el-Kassar, nga Nishapuri, Persi. Pasuesit e tij quheshin: Kassari – Melami…

Periudha e dytë fillon nga Anadolli, lidhet me emrin e dijetarit Haxhi Bajram Veli. Ndjekësit e tij njihen me emrin: Bajrami-Melami…

Periudha e tretë lidhet me emrin e dijetarit nga Egjypti, Sejjid Muhammed Nur el-Arabi , i cili e përhapi në Ballkan…Ndjekësit e tij quhen Nuri Melami apo Melami…

Tarikati Melami u përhapë edhe nëpër trojet shqiptare, në veçanti në Kosovë, ku u themeluan disa teqe, në të cilat shërbyen shejhlerë të ditur, të arsimuar, të edukuar, atdhetarë e shkrimtarë…

Vlen të përmenden me respekt: Hafiz Sylejman Baba nga Gjakova, Myderriz, Shejh Rexheb Hulusiu nga Prizreni, Myderriz, haxhi, Shejh Ymer Lutfi Paçarrizi nga Prizreni, Shejh Jonuzi nga Suhadolli i Mitrovicës, Hoxhë, Shejh Sylejman Efendi Kollari nga Rahoveci etj…

Termi melami ka disa kuptime, por dy më kryesoret janë: Pastërti dhe vetëkritik apo autokritik…

Për melamitë, Shejh Mala në vargje thotë:

”Neve na thonë melami

Pluhnin zemrës kemi fshi…”

Mendimi i melametit i konceptuar në trajtë të “Paraqitjes së mirësive dhe mosfshehjes së ligësive”, në Tesavvufin islam është hasur pothuajse te të gjithë asketët dhe sufijtë brenda territorit islam. Mirëpo Horasani ka qenë vendi ku duke filluar prej shekullit II h. sufijtë me nam, si Ibrahim b. Ed’hemi, Abdullah b. Mubareku, Fudajl b. Ijadi, Shekik Belhiu, Muhammed b. Eslem et-Tusiu dhe të ngjashmit e kanë praktikuar mendimin e melametit në formë të kundërshtimit të dëshirave të unit, nënçmimit të anës epshore në personalitetin e njeriut, moskushtim rëndësi veprave të bëra me epiqendër në mbështetjen e plotë në Fuqinë e Krijuesit Allahut të Lartmadhërishëm. Lirisht mund të thuhet se mendimi i melametit ka futur në jetën dhe shoqërinë islame përpjekjen maksimale kundër fodullëkut të ibadetit dhe praktikimit për sy e faqe.

Krahas botëkuptimit të melametit si parim i përbashkët për përvojën sufike në tërësi, disa prej sufive atë e kanë marrë për bazë të Tesavvufit të tyre dhe e kanë sistematizuar dhe institucionalizuar në trajtë të tarikatit.

Duke filluar prej shekullit VIII e deri në fund të shekullit XIX melamijjen e hasim në tri periudha kryesore, edhe atë:

1. Melamijja e periudhës së parë ose Kassarijja. Ky tarikat është themeluar nga ana e Ebu Salih Hamdun b. Ahmed el-Kassarit dhe është paraqitur si reagim ndaj jetës luksoze të shoqatave sufike-zejtare në periudhën e pushtetit të Abbasidëve. Hamdun Kassari dhe ithtarët e tij kanë parapëlqyer largimin prej të gjitha nevojave të kësaj bote, nënçmimin e vetes, prezentimin e ligësive personale vetëm me qëllim që Allahut xh.sh. t’i afrohen sa më të pastër.

2. Melamijja e periudhës së dytë ose Bajrami-Melamijje. Është themeluar si një degë e Tarikatit Bajrami të Haxhi Bajram Veliut, nga ana e muridit të tij Dede Omer Sikkiniut (v.880/1745). Dede Omer Sikkiniu ka refuzuar çdo trajtë të ritualit të tarikatit, çdo formë dhe mënyrë të veshjes së posaçme sufike dhe në vend të manifestimeve të sistematizuara ka përvetësuar bisedën si metodë të tarikatit të vet. Ai me këtë ka hedhë edhe themelet e periudhës së dytë të melamive. Dede Omer Sikkiniu dhe ithtarët e tij janë larguar prej të gjitha momenteve të cilat e ngrenë unin e njeriut, por në anën tjetër rëndësi të posaçme i kanë kushtuar organizimit administrativ të tarikatit të tyre. Dede Omer Sikkiniu është kutub i parë, ndërsa pas tij në këtë post do të ulen Bunjamin Ajjashi, Pir Ali Aksaraji, Ismail Mashukiu, Ahmed Sarbaniu, Husameddin Ankaraviu, Hamza Baliu, Hasan Kabaduzi etj. Shumica e shejhëve melami janë kundërshtuar me administratën e Shtetit Osman, prandaj edhe disa prej tyre janë ekzekutuar nga ana e Sulltanit me fetvanë e shejhulislamit.

3. Melamijjeja e periudhës së tretë ose Melamijje Nurijje. Është sistematizuar nga ana e Sejjid Muhammed Nuru’l-Arabiut (v.1305/1882) në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe është përhapur në shumë vise të Gadishullit Ballkanik. Ithtarë të Sejjid Nuru’l Arabiut ka patur edhe në mesin e shtresave të larta intelektuale të Stambollit në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Në viset që janë temë e këtij studimi e hasim melamijjen e periudhës së dytë të prezentuar në personalitetin dhe ithtarët e njërit prej kutubëve të Tarikatit Melami, Hamza Baliut (v.969/1561-62), në trajtë të Melamive Hamzavi në Bosnjë dhe melamijjen e periudhës së tretë të prezentuar në personalitetin dhe ithtarët e Sejjid Muhammed Nuru’l Arabiut në Maqedoni dhe Kosovë.

Themeluesi i Melamijje Hamzavijjes është Shejh Hamza Baliu nga Bosnja. Vendlindja e Hamza Baliut është fshati Orloviç afër Vllasenicës në Sanxhakun e Zvornikut. Që në moshën e re Hamza Baliu është bërë murid i Husameddin Ankaraviut (v.964/1557) dhe pas tij ka kaluar në postin e tij. Veprimtarinë e tij sufike Hamza Baliu e ka vazhduar në vendlindjen e tij, në zavijen të cilën e ka ndërtuar në fshatin e tij. Për një kohë të shkurtër ai përreth vetes ka tubuar me mijëra ithtarë. Disa prej ithtarëve i ka tubuar prej kafeneve, ndërsa një numër bukur i madh i tyre kanë qenë edhe prej shtresave të larta të shoqërisë boshnjake të asaj kohe.

Dijetarët e Bosnjës e kanë paditur atë me pretekst se ai është i pashkolluar dhe se nuk ka njohuri në lidhje me çështjet fetare, prandaj edhe nuk ka mundësi që t’i thirrë të tjerët në Islam. Në fund edhe Hamza Baliu si paraardhësit e tij është ekzekutuar nga Shteti Osman në vitin 969/1561-62 në Tahtakale të Stambollit.

Prej citateve të Ataiut kuptohet qartë se edhe pas vdekjes së Hamza Baliut, në Bosnjë ka vazhduar lëvizja e tij.

Themelet e periudhës së tretë të melamijjes i ka hedhur Sejjid Muhammed Nuru’l Arabiu (v.1305/1882) i cili është me origjinë arabe dhe ka lindur në Kajro. Pas përfitimit të mësimeve të para në familje, është regjistruar në Universitetin e Az’harit dhe aty është afruar mjaft me profesorin e tij Hasan Kuvejsiun. Hasan Kuvejsiu e ka dërguar Muhammed Nuru’l Rabiun në Anadoli, mirëpo ai pa u ndalur shumë atje ka shkuar në Ballkan dhe ka rënë në kontakt me grupet Nakshijje-Melamijje në Serez dhe Selanik. Ai ka marrë dorë në Tarikatin Nakshibendi prej Shejh Jusuf en-Nakshibendiut të Janinës, ndërsa nëpërmjet të Shejh Ibrahimushshemarikiut është lidhur për tarikatet Halvetijje, Ekberijje dhe Uvejsijje. Në vitin 1249/1833-34 është emëruar si muderris në Medresenë e Koçanit dhe është njoftuar me pjesën e madhe të dijetarëve islamë të kësaj ane. Në vitin 1255/1839 ka ardhur në Shkup dhe ka marrë dorë prej shejh Kazanli Abdulhalik Efendiut. Në vitin 1266/1849 me ftesë nga valiu i Shkupit, Selim Pasha, ka qëndruar gjashtë muaj në Stamboll. Pas kësaj edhe dy herë ka qëndruar nga gjashtë muaj në Stamboll, herën e parë me ftesë të kryeshefit të policisë, Husni Pashës, ndërsa herën e dytë me ftesë të valiut të Bosnjës, Topall Osman Pashës.

Në vitin 1287/1870 duke qenë në Kavadar ka proklamuar se është bërë kutub. Ka vdekur në vitin 1305/1882 në Strumicë.

Sejjid Muhammed Nuru’l Arabiu i ka komentuar veprat me tematikë të vahdet-i vuxhudit të Muhjuddin ibn Arabiut, Shejh Bedreddinit, Nijazi Misriut, Haxhi Bajram Veliut, Ahmed b. Idrisit etj. Ai ka qenë njohës i mirë i Tesavvufit islam, prandaj edhe ka patur numër të madh të ithtarëve në Stamboll dhe Ballkan. Në mesin e halifeve të tij në Stamboll bëjnë pjesë: Shejhu i Teqesë së Pazarit në lagjen “Shehremini” të Stambollit, Ahmed Safi Efendiu, shejhu i Teqesë së Tarsusit në lagjen “Mevlanakapi” në Stamboll, Abdu’l-Kerim Efendiu, Ali Urfi Efendiu, muderrisi i Medresesë së Fatihut, Shejh Abdullah Hulusi Efendiu, Shejh Maksud Efendiu, vaizi i Xhamisë së Bejazidit, Hafiz Abdurrauf Efendiu, Shejh Kemal Efendiu, Vehbi Efendiu, autori i veprës “Tibjan”, Haririzadeja dhe nxënësi i tij Mehmed Tahir Burseviu.

Muhammed Nuru’l Arabiu ka vepruar në Maqedoni dhe ka patur numër të madh muridësh edhe në viset e Maqedonisë dhe të Kosovës. Halifet e shejhut në këto vise kanë qenë: Abdurrahim Fedai Efendiu, Salih Rif’at Efendiu nga Shtipi, Filintilizade Hoxha, Mahmud Efendi Shkupjani, Faik Mehmed Beu, Haxhi Sulejman Beu, Haxhi Abdu’l-Kadir Beu, Ali Riza Vasfi Efendiu581, Elmas Efendiu, Xhengori Mustafa Efendiu583, Hafiz Topall Baba Gjakovari, Topall Rexhep Efendi Prizrenasi. http://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=1682

Nga personalitetet e shquara fetare dhe kombëtare Haxhi Jonuz Efendi Jonuzi (1848-1909)


Nga prof. Hilmi Saraçi:

Njëri ndër predikuesit dhe frymëzuesit fetar e kombëtar që ka merita të veçanta në këto fusha është edhe Haxhi Jonuz Efendiu . Ai ka lindur në Jashanicë (Toplicë) me 1848. Në vendlindje kisht kryer mejtepin, kurse pas shpërnguljes me dhunë ishte vendosur me familjen e tij në Vushtrri. Më vonë kreu medresen e pastaj edhe studimet e larta për teologji në Stamboll. Pasi kreu studimet u këthye në Vushtrri ku zhvilloi një veprimtari të dendur fetare, arsimore, kulturore në gjuhën shqipe. Puna e tij, idet e lira e të avansuara, mësimi i fesë në gjuhën shqipe edhe pse ishte e ndaluar me ligj, përkushtimi ndaj çështjes së atdheut e kombit, pengonin qarqet konzervative fetare dhe politike. Për këtë arsye u nxorr para Gjyqit të Vilajetit të Shkupit. Ishte njeri shumë i guximshëm dhe i matur, prandaj në këtë proces doli fitimtar. Më vonë për t’i ikur presioneve e kërcënimeve, braktisi Vushtrrinë , ku ishte shumë i rrespektuar dhe vendoset në Suhadoll të Poshtëm afër Mitrovicës . Popullata e këtij mjedisi, “ihvanët” e tarikatit melami i ndërtuan një teqe (tyrbe) të cilën ky fetar dhe patriot i shquar e shëndrroi në shkollë të pavarur ku mësimin e zhvillonin në gjuhën shqipe. Jonuz Efendiu ishte njeri me kulturë të gjerë fetare, kombëtare dhe ndër shejhlerët e parë të melamive në rrethin e Mitrovicës , njeri që me një dashuri të zjarrtë shpiegonte çështjen fetare dhe kombetare. Ai herët e kishte përjetuar jetën e vështië dhe tmerrin nga pushtuesit serbë, kur me dhunë me familje me torturime e kishin nxjerr nga shtëpia dhe e kishin shpërngul në Kosovë … Idhtar i madh i shkollimit të femrës Gjatë shkollimit në Stamboll kishte pasur shumë takime me figura të shquara fetare dhe kombëtare me të cilët kishte shkëmbyer përvoja fetare, patriotike dhe shkencore … Më të këthyer, pas studimeve, në Kosovë për herë të parë kishte hapur shkollën e parë shqipe në Suhadoll të Poshtëm dhe kishte ngritur zërin për shkollimin dhe emancipimin e femrës shqiptare. Ai shpeshherë kishte thënë se shkollimi dhe inkuadrimi i femrës në rrjedhat e shoqërisë kulturore , arsimore, politike, fetare e të tjera, krahas me mashkullin, ka një rëndësi të veçantë për përparimin e kombit tonë të përvuajtur dhe të robëruar , prandaj të gjithë “ihvanet” e tarikatit melami ishin idhtarë të shkollimit dhe të emancipimit të femrës … Ёshtë autor i librit fetar` në gjuhën arabe dhe turke . Krijues i shumë poezive fetare (ilahive) që janë kënduar dhe ende këndohen nga “invanet” e tarikatit të melamive brez pas brezi:



Eja vlla merr vesh mirë Në këtë dynja për çka jemi ardh, N’dash me dalë ti në huzur të zotit Me ball të çel, me faqe të bardhë…

…………………………………. (Nga një ilahi e Jonuz Efendisë)


Vepra “Noktatylbejan” me rëndësi të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe Mirëpo vepra “Noktatylbejan” (Komentimi i shkronjave ) ka një rëndësi të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe me shkronja arabe. Emri i tij i vërtetë ishte Hajdar, në shkrimet e tij letrare e përdorte emrin Sabri. Ndersa me rastin e emërimit për shejh të melamive, u pagzua me emërin Jonuz. Ka ndërruar jetë me 1909… Njerëzit herët kishin dëgjuar për veprimtarinë fetare dhe patriotike të Jonuz Efendiut, sidomos nëpërmes veprave të tij, në veçanti poezive fetare (ilahive) që ishin mjaft të preferuara nëpërtubime dhe ndaja fetare, prandaj veprimtaria e tij fetare dhe patriotike kishte ndikuar në formimin e shumë personaliteteve fetare dhe kombëtare . Tyrbja e Jonuz Efendisë ishte vendqendrimi, edukimi dhe mësimi për pasardhësit e tij fetar , për “ihvanët” e tarikatit melami , në përgjithësi … Ёshtë knaqësi dhe nderë ta vizitosh teçen e Jonuz Efendiut ( dhe të Vesel Efendiut) në Suhodoll të Poshtëm. Ato gjatë luftës (1998-1999) ishin të dëmtuara shumë, por “ihvanet” nën përkujdesjen dhe udhëheqjen e st.nipit të tij, Jonuz Jonuzit i kanë rindërtuar, me një stil dhe mjeshtri të përsosur. Jonuz Jonuzi tani me një kujdes dhe dije të veçantë përkujdeset për ruajtjen e teçës dhe begatimin e ideve të st.gjyshit të tij. Njëkohësisht u prin tubimeve fetare (ziqërit) të melamive në teçen e Suhodollit, ku jeton, por nuk e ka titullin e shejhit. Nga pasardhësit e familjës së Jonuz Efendisë të gjithë e kanë lëshuar fshatin, për veç Jonuz Jonuzit i cili me familjen e ngushtë ka mbetur në fshat dhe nuk dëshiron (mendon) ta lëshojë, sepse ”këtu e kam zemrën dhe shpirtin, këtu dëshiroj që të vdes pranë st.gjyshit tim”- thotë Jonuzi me ndjenjë të dashurisë dhe të krenarisë…

Rrëfimi interesant i sternipit të Jonuz Efendiut

Ai tregon një rast kur forcat demagogjike dhe reakcionare turke në bashkëpunim me disa sherbëtorë të verbër shqiptarë ,kishin përgatitur dhe organizuar vrasjen e st.gjyshit të tij, Haxhi Jonuz Efendiut. Në hyrje të selisë se tij fetare një i ri, 25 vjeçar kishte ardhur dhe kishte kërkuar që të takohet me Jonuz Efendiun. Shërbyesit e selisë fetare, në fillim nuk e kishin lejuar që të hyjë brenda, por Jonuz Efendiu u kishte thënë që ta lejojnë hyrjen e tij. Kur ishte ulur ky i ri, Jonuz Efendiu sikur e kishte ditur se ky i ri kishte mendime të liga , kishte ardhur me qellime të caktuara dhe po përgatitej për ta kryer vrasjen ndaj tij, prandaj i kishte tërhequr verëjtjen që mos të ngutet dhe e kishte pyetur përse ka ardhur dhe kush e ka përgatitur dhe e ka urdhëruar të marrë në iniciativë të vërbër dhe të shëmtuar njerëzor... Pas disa bisedave, sqarimesh dhe komentimesh këtë të ri e kishte bërë për veti. Ky i ri, pastaj e kishte kuptuar diturinë dhe fuqinë e Jonuz Efendiut dhe kishte dalur nga selia e tij fetare i ngarkuar dhe i humbur shpirtërisht... Kur kishte shkuar në vendin, të personi që e kishte përgatitur për atentat, e kishte nxjerr pistoletën dhe e kishte vrarë në vend të Haxhi Jonuz Efendiut...

Ç’thonë të tjerët për Haxhi Jonuz Efendiun

Haxhi Mevlani një fetar i njohur nga Vushtrria, njohës dhe përkrahes i tarikatit melami, kudo ku kishte shkuar kishte folur për personalitetin e Haxhi Jonuz Efendiut dhe për tarikatin melami. Ai kishte një respekt dhe dashuri të sinqert për prijsin shpirtëror të melamive (shejhin), prandaj me veti shpeshherë i mbante veprat e tij si “Noktatylbejan “ të Jonuz Efendiut. Haxhi Mevlani kishte shetitur shumë vende të botës islame, prandaj kishte të zgjeruar fushën e diturisë fetare dhe kombëtare. Kur kishte shkuar në Arabinë Saudite kishte folur për Jonuz Efendiun nëpërmjet të veprës së tij “Noktatylbejan” kishte paraqitur vizionin fetar të Jonuz Efendiut. Bashkëbiseduesit arab ishin habitur dhe nuk kishin besuar se në Kosovë ka fetar dhe dijetar si Haxhi Jonuz Efendiu. Më vonë kishte bashkëpunuar me Haxhi Vesel Efendiun dhe me Hamit Saraçin. Për Hamit Saraçin kishte thënë se ka “një gjerësi të diturisë fetare dhe kombëtare që dallon nga të tjerët në saj të mëndimit të thellë, të qartë dhe të pastër për tarikatin e melamive”...

http://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=1685

__________

Haxhi Vesel Efendi Mikullovci(1872-1926)

Nga prof. Hilmi Saraçi

Si udhëheqës shpirtëror (shejh) i tarikatit melami, trashegimtar i Haxhi Efendi Jonuzit , kishte filluar të bashkëpunojë dhe të harmonizojë disa qendrime që kishte pasur sa ishte i ri Hamit Saraçi dhe t’i jap njohuri dhe dituri për fenë (islame), pikërisht për tarikatin melami dhe ta inkuadrojë në fushën fetare të këtij tarikati, shpirtrisht. Hamiti, më parë kishte “marr dorë” dhe kishte hyrë si antar i devotshëm në tarikatin e melamive të Shejhu, Haxhi Efendi Veseli dhe nga kjo ditë kishte filluar të mishërohet në zemrën dhe në shpirtin e tij ky tarikat, të punojë me shpirt dhe dëshirë të zjarrtë për dituri fetare dhe kombëtare- për tarikatin melami, por pa e lënë anash çështjen për liri e pavarësi kombëtar dhe luftën kundër pushtuesit të popullit tonë të filluar që kur ishte ende i ri . Një ditë kishte shkuar të shejhu, Haxhi Efendi Veseli. Ishte ditë e premte e shenuar në fenë islame si ditë e madhe . Ai (shejhi) me respekt dhe dashuri e kishte pritur, pasi edhe më parë e kishte njohur Hamitin si njeri me vyrtyte të larta fetare dhe kombëtare . Më parë kishin biseduar për rëndësinë e tarikatit melami dhe për shumë çështje të tjera fetare dhe kombëtare . Pastaj e kishte udhëzuar si zakonisht në këto afrime që të marrë abdes dhe i kishte dhënë tri kategori të mësimit përnjëherë nga tarikati i melamive . Vesel Efendi Mikullovci ishte njëri ndër figurat të njohura fetare dhe kombëtare në Vushtrri dhe më gjerë . Të parët e tij ishin të ardhur nga Mikullovci, një fshat i njohur i rrethit të Toplicës në vitin 1878, në Vushtrri. Ka lindur me 1872 në Mikullovc (Toplicë), prandaj si pesë vjeçar ishte shpërngulur me dhunë me familjen në Vushtrri . Familja Mikullovci është e njohur si familje fetare, patriotike dhe humane. Nga kjo familje kanë dalur njerëz të shkolluar dhe të njohur në lamin e kulturës, arsimit, fesë, shkencës dhe të bisnesit. Tani janë më tepër se 40 familje që jetojnë në Vushtrri , Mitrovicë dhe në Prishtinë… Në këtë drejtim më tepër shquhet nipi i tij , Hamiti (e kishin pagëzuar Hamit në shenjë respekti dhe ndërimi për Hamit Saraçin ).Ai është një fetar i dalluar dhe njohes i idesë së tarikatit melami. Përmendet ndër “ihvanë” dhe më gjerë për aftësinë e këndimit të ilahive dhe të mevlydeve , në gjuhën shqipe, prandaj në të shumten e rasteve e thërrasin për këndimin e mevlydëve dhe për ceromoni të tjera fetare, bashk me nipin e tij Selim Buzollin. Ai kudo ku gjendet me respekt dhe dashuri e kryen misionin fetar dhe patriotik, prandaj “ihvanët” e duan dhe e respektojnë shumë … Vesel Efendi Mikullovci mësimet e para i mori të Jonuz Efendiu që jetonte, gjithashtu në Vushtrri e më vonë në fshatin Suhodoll të Mitrovicës, ndërsa të lartat në Stamboll. Gjatë shkollimit në Turqi , krahas mësimit fetar, gjithmonë mëndoi dhe punoi për njohjen dhe identitetin e kombit shqiptar dhe kështu shumë herë kishte ra në konflikt dhe kishte pasur polemika me disa figura reakcionare fetare rreth origjinës dhe kulturës se popullit shqiptarë. Haxhi Vesel Efendiu kishte një bashkëpunim të sinqertë dhe dashuri të zjarrtë me shumë shqiptarë të shpërngulur në Turqi, njerëz të pendës dhe fytyra të njohura fetare dhe kombëtare që jetonin dhe vepronin në Kosovë. Shquhet bashkëpunimi më udhëheqësin shpirtëror (shejhin) të kaderive Selim Efendi Drejtën, gjithashtu nga Vushtrria i cili kishte një njohuri të lartë fetare, shkencore ,por edhe kombëtare. Efendi Selim Drejta për këtë arsye ka qenë i përcjellur nga organët e pushtetit serb dhe ishte burgosur për veprimtari patriotike disa herë. Ai përveç njohurive fetare, kishte edhe njohuri shkencore. Shquhen disa teza shkencore dhe polemika me disa ylema (profesor nga Bosna). Këtë bashkëpunim më vonë Selim Efendi Drejta e kishte pasur edhe me Hamit Saraçin. Gjatë një debati në një tubim me “ihvanët” në Vushtrri, kishin paraqitur qendrime identike për disa aspekte fetare të tarikatit melami dhe kaderi, prandaj bashkëpunimi në mes tyre ka qenë i dalluar dhe përmbajtësor. Ndërsa Mulla Mustafë Dallku ishte njëri ndër bashkëpunëtorët më të mirë të Haxhi Vesel Efendiut. Ai ishte një “ihvan” i dalluar i tarikatit të melamive. Rregullisht ishte pranë Haxhi Efendi Veselit nëpër tubime fetare dhe kombëtare. Shquhet më zërin e bukur dhe muzikal gjatë këndimit të kuranit dhe të ozanit. Ishte një patriot dhe mendimtar i dalluar për çështje kombëtare, veçanërisht. Në një rast për ardhmërinë e Kosovës kishte thënë “ e jona se e jona, por pak e vona” . Mulla Mustafa e kishte dashur dhe e kishte respektuar edhe Hamit Saraçin. Ai disa herë kishte shkuar në Bivolak , në odën e Hamitit ku kishte marrë pjesë në ziqër dhe ceromoni të tjera fetare . Prandaj gjatë debatëve fetare dhe kombëtare ishin shpeshherë pranë njëri tjetrit dhe kishin një mirëkuptim reciprok për begatimin dhe afirmimin e tarikatit melami . Mulla Mustafë Dallku shpeshherë citonte disa mendime të Hamit Saraçit në tubimet fetare, kur nuk ishte i pranishëm Hamiti. Shquhet mendimi i Hamitit kur thoshte : “njeriu është si uji, kur uji nuk lëviz, është i trubullt, nuk pihet, njeriu që nuk lëviz në drejtim të shërbimit kombëtar dhe të besimit të vërtetë fetar, ndaj zotit, është i trubullt në mendje, nuk e vlenë të ket emër dhe të përmendet gjatë jetës..”. Haxhi Vesel Efendiu ka ndrruar jetë me 1926 në Vushtrri. Ai pas veti ka lënë tre djem: Mustafën , Ahmetin dhe Nysretin. Nysreti shquhet si luftëtar i rezistencës kombëtare . Bashk më vëllaun Ahmetin kishin marrë pjesë në luftën e Shaban Polluzhës .Në kohën e pushtetit italo- gjerman 1941-1943 , Nysreti ishte oficer, ku gjatë kësaj kohe kishte dhënë kontribut në ngritjen e nivelit luftarak kundër mbeturinave serbo çetnike. Mirëpo me ardhjen në pushtet të sistemit komunist nuk ishte pajtuar me ideologjinë komuniste, kishte dalur në mal dhe kishte kundërshtuar, prandaj forcat e sigurimit komunist, në krye me Ali Shukriun e kishin kapur tradhëtisht dhe e kishin pushkatuar . Hamiti Saraçi nuk kishte të kryer asnjë shkollë të veçantë , ishte autodidakt.Megjithatë ai përveç gjuhës shqipe e zotronte mirë, në saj të ndikimit të madh nga Haxhi Vesel Efendiu edhe turqishtën, arabishten. Kohë pas kohe kishte arritur që t’i përsosë këto gjuhë dhe të komentojë literaturën fetare për mrekulli. Kishte filluar të shpiegojë ideologjinë fetare të melamive me dashuri dhe me njohuri të veçantë . Për mësimin e gjuhës turke dhë arabe, Hafiz Halili kishte ndihmuar, gjithashtu. Tani shpiegimet dhe komentimet fetare i bëntë me një dituri dhe lehtësi të dalluar. Ndërsa karakteristikat e tarikatit të melamive kishte filluar t’i mësojë dhe t’i përvehtësojë me një kujdes të veçantë . “E ka mësuar mirë edhe mësimin e tevhidit (njëshmëria e Allahut), është dhënë me mish e me shpirt në mësimin e vahdet-i vuxhudit (vetëm Allahu egziston), kushtet e myslimanit të mirë i ka plotësuar: abdesin dhe pesë vaktet e namazit kurr nuk i ka lënë . Për rrugë të hakut e për hak ka qenë në gjendje me sakrifikuar jetën . Ishte bujar, i sinqertë , i drejtë dhe trim, prandaj e kanë dashur dhe e kanë respektuar të gjithë shoqëria dhe e kanë quajtur Hamit Daja “ ( Nga shënimet në dorëshkrim të Jonuz Mripës për “Tarikatet dhe shejhlerët, 1981“).