Jump to content

Diskutim:Politikani

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Politikani. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

A bon me dite ücka d.m.th konotacion

Politika është ligjbërje, ligjvënie.!

Politikani është ligjbërës (ideator, formulues i ligjeve me origjinë njerëzore), ligjvënës (miratues i ligjeve me origjinë njerëzore).

Subjekti politik është një subjekt shoqëror që ka të drejtën të formulojë dhe të miratojë ligje me origjinë njerëzore.

Në çdo vend të botës, subjekti i vetëm politik ligjbërës, ligjvënës, është SHTETI si subjekt qeverisës, sepse vetëm SHTETI ka institucione politike, pra institucione që kanë të drejtën ligjore për të formuluar dhe për të miratuar ligje me origjinë njerëzore. Institucione politike të SHTETIT janë: Presidenca, Parlamenti, dhe Qeveria, për rrjedhojë politikanë të mirëfilltë dhe tërësisht të ligjshëm janë vetëm funksionarët e këtyre tre institucioneve shtetërore, në qoftë se ata i përkasin vetëm SHTETIT si subjekt dhe asnjë subjekti tjetër shoqëror.

Partitë si subjekte shoqërore nuk janë "subjekte politike" siç i konsideron bota, sepse asnjë parti në vetvete nuk ka të drejtë të formulojë dhe të miratojë ligje me origjinë njerëzore. Ato quhen "politike" sepse i kanë dhënë vetes të "drejtën" për të hyrë në institucionet politike të shtetit dhe për të formuluar dhe miratuar aty ligje me origjinë njerëzore. Por hyrja e partive në këto institucione politike të shtetit është pushtim i paligjshëm i shtetit, edhe kur ky pushtim realizohet me anë të votës së popullit, prandaj politika në mbarë botën është tërësisht e paligjshme.

Si duhet të jetë politika që të konsiderohet tërësisht e drejtë dhe e ligjshme?

Këtë njerëzimi duhet ta mësojë nëpërmjet shkencave të vërteta njerëzore, nëpërmjet teorisë së një rendi shoqëror të ri që quhet DEMOKRATIZËM, nëpërmjet teorisë së NJËSIMIT BIPOLAR TË POLITIKËS, ku politika (ligjbërja, ligjvënia) do të realizohen nëpërmjet bashkëveprimit të dy poleve politike të veçantë dhe me shenjë të kundërt. Këto dy pole politike do të jenë:

1-Pluralizmi shoqëror (i gjithë populli me në krye partitë si format më të larta dhe më të konsoliduara të pluralizmit shoqëror), i cili do të jetë një SHUMICË OPOZITARE NDAJ SHTETIT, ideatore dhe miratuese e të gjitha ligjeve themelore kushtetuese të vendit, nëpërmjet referendumeve popullore. Pra, ligjet themelore të vendit i formulon dhe i miraton populli, jo SHTETI.

2-Shteti vetë si subjekti i vetëm politik ligjvënës qeverisës, i cili do të jetë një PAKICË POLITIKE LIGJVËNËSE QEVERISËSE, që do të garantojë zbatimin e plotë të ligjeve në fuqi të vendosura nga populli.

Bashkëpunimi midis PLURALIZMIT SHOQËROR (popullit) dhe SHTETIT, pa ndërhyrë institucionalisht tek njëri-tjetri, krijojnë atë që shkencërisht quhet NJËSIMI BIPOLAR I POLITIKËS. 2001:9E8:E307:FC00:BC2B:E9FF:A8EB:E8BA 22 maj 2023 08:15 (CEST)[përgjigjuni]