Diskutim:Sefer Neziri
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Sefer Neziri. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
SEFER NEZIRI - SEFER KLEÇKA
Pikërisht në Kleçkë, në këtë vend malor, më 1853 lindi atdhetari, patrioti dhe legjenda e qëndresës së Drenicës së jugut, Sefer Neziri, i njohur me emrin Sefer Kleçka.
Mbiemrin Neziri e mbante si një simbol dhe kujtesë për gjyshin etij, Nezirin.
Sefer Kleçka ishte i biri i Hysen Kleçkës, i njohur në Drenicën e jugut për besnikëri dhe mikpritje.
Familja Shala tashmë kishte zënë vend dhe kishte hedhur rrënjë në fshatin Kleçkë dhe kishte filluar ndërtimin e jetës malsore.
Kjo familje vazhdoi traditat e lashta të familjeve të mëdha, të cilat jetonin dhe qeverisnin me vetë rregullat dhe zakonet e tyre.
Kleçka provoi edhe ditën më të lumtur të lindjes së njërit prej emrave më të mëdhenj që ka njohur historia e Drenicës së jugut, lindjen e Sefer Kleçkës.
Natyra, klima dhe ambientu malor i këtij fshati bëri që Sefer Kleçka të ishte një burrë i
pashëm, i fuqishëm, syshqiponjë, një burrë, syri i të cilit nuk diti kurrë për frikë dhe zbarapje
nga idetë e tija patriotike.
Seferi kishte dy sy të kaltër si dy kroje prroni dhe një fytyr të rrumbullakët plot ndjenja dhe
burrëri.
Rreth mesit, gjithmonë mbante një brez kuqezi ashtu të fortë sikur edhe muskujt dhe karakteri
i tij.
Ky thoshte Seferi,- ma mban trupin të lidhur!.
Meqë Seferi ishte lindur dhe rritur në një familje bujare, me cilësi të larta malësie ai I trashigoi të gjitha këto veti dhe qysh në moshën 25 vjeçare, filloi t`i dëshmojë ato cilësi si burrë dhe trim Drenice.
Pamja e tij e jashtme sikur ia dha edhe respektin e merituar në tërë Drenicën e jugut.
Babai e la të ri, por gjatë gjithë jetës Seferi ruajti edhe mbante mend për besnikërinë dhe bujarinë e trashigimit të tij familjar dhe krahinor.
Në moshën 25 vjeçare, këto cilësi Seferi filloi t`I dëshmojë me pushkë në dorë, si pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për të cilën luftoi dhe e mbajti në zemër deri në fund të jetës së tij.
Qysh I ri ra në kontakt me njerëz të njohur dhe burra të përmendur për mbrojtjen e vendit nga pushtuesit e ndryshëm.
Mori pjesë në shumë kuvende popullore të Drenicës së jugut dhe më gjerë.
Si bashkëpuntor i ngushtë i Isa Boletinit dhe Xhem Lluzhnicës, tregoi një trimëri të rrallë duke u aktivizuar me shumë burra të tjerë të Drenicës së jugut në luftën e Boletinit në muajin maj të vitit 1895.
Duke treguar dhe duke e bindur opinionin patriotic të asaj kohe për ndjenjat e tij kombëtare, ai e përfaqësoi Drenicën e jugut pothuajse në të gjitha kuvendet dhe tubimet popullore të cilat kishin një karakter kombëtar dhe qëllimi I tyre i vetëm ishte çlirimi nga zgjedha turke.
Në gusht të vitit 1897, kur në Manastir erdhi konsulli i përgjithshëm serb Todor Stankoviq me synim për të shtrirë pushtetin serb edhe në këto troje shqiptare, ai mori përgjigjen e merituar nga prijësi I Drenicës, Sefer Kleçka.
Sefer Kleçka njëherit ishte edhe njëri prej organizatorëve kryesorë të kryengritjes së Drenicës më 1903.
Kurse në vitin 1906 organizoi kuvendin e fisit Shalë në tërë Drenicën.
Për organizimin gjithëpopullorë Sefer Kleçka dha një kontribut të madhë sidomos në fisin Shala duke realizuar pajtime të gjaqeve dhe duke bërë bashkimin e familjeve në luftë të përbashkët kundër çdo kujt që përpiqej të sulmonte trojet shqiptare.
Vendosmëria e familjes Shala, shfaqej edhe në martesat e tyre të cilat I bënin vetëm me familjet patriotike të asaj kohe dhe me familjet të cilat ishin të njohura si kundvrshare të pushtuesve turq.
Kjo bëri që Sefer Kleçka të jetë edhe më I fortë, më I përkrahur dhe më I qëndueshëm në idetë e tija patriotike.
Sidomos pajtimet e gjaqeve kishin një jehonë të madhe dhe një resultat të dukshëm.
Kështu ai arriti ti dhe ti pajtojë shumë familje të gjakosura dhe të bëjë bashkimin kombëtar të Drenicës së jugut.
Për mjeshtërinë e pleqërimit të Sefer Kleçkës flet edhe Anton Çeta në “Prozën popullore” më titull: “Gjaksori në shtëpi të hasmit me duar të lidhura”.
Duke patur bindjen se vetëm të bashkuar mund të luftohet kundër çdo pushtuesi dhe duke e parë se pajtimi ndërmjet dorasit Zenun Hotit dhe hasmit Sylë Salihut ishte vështirë të arrihej, pleqnari dhe luftëtari Sefer Kleçka e lidhi dorasin dhe ashtu të lidhur e çoi tek hasmi duke thënë: “Ja ku e ke vraje”. Pas kësaj hasmi ishte përgjigjur: “Jo sotë, e një mijë vjet”. Ky ishte dhe njëri prej pajtimeve më të mëdha të tij.
Vlen të përmendet se pas pajtimit ata lidhën edhe miqësi, ku Zenun Hoti ia dha vajzën për djalin e të vrarit.
Kështu bëri lidhjen kombëtare të Drenicës së jugut dhe burrat e kësaj ane u organizuan mire dhe nën udhëheqjen e Sefer Kleçkës ata ishin të gatshëm të vepronin kudo që ishte nevoja.
Sefer Kleçka ishte pjesëmarrës në mbledhjen e njhohur të mbajtur në Ferizaj më 1908.
Në këtë veprimtari ai qëndroi krahpërkrah me patriotin Isa Boletini, në kundërshtim të hapur me xhonturqit.
Disa vite para vdekjes së Hysenit, babit të tij, Sefer Kleçka u martua me Nailen, një bijë nga Varigovci, me të cilën Sefei I kishte gjashtë fëmijë: djemtë Bardhin dhe Halilin dhe vajzat Isma, Suna, Xhemajlia dhe Fetija.
Është me rëndësi të ceket se për Seferin ishte shumë me rëndësi se kush ishte iku I tij.
E tërë ngjarja që Sefer Kleçkën e bëri të madhë dhe të njohur në tërë Drenicën e jugut lidhjet pikërishtë me miqtë e tij dhe me fshatrat që shtrihen përreth Kleçkës.
Këta miqë e ndihmuan në realizimin e ideve të tija.
Vajzën e tij, Ismën, e martoi në Senuk, vajzën Sunen në Nishur, vajzën Xjemajlien në Orllat (Xhurxhic) dhe Fetien në Pagarush. Fetia Vshtë ende gjallë dhe është një prej rrëfysve që më së miri dëshmon për zhvillimin e këtyre ngjarjeve dhe peripetive të shumta që I pvrjetoi dhe mbijetoi familja e Sefer Kleçkës.
Pas vdekjes së bashkvshortes Nailes, Seferi u martua për her të dytë me Hajrien me të cilën lindi Hysenin.
Për dëshmitë patriotike dhe luftarake u dëgjua shumë shpejtë dhe jo vetën në Drenicën ejugut por edhe në tërë Kosovën.
Kishin kaluar shumë vite nga kryengritja e pare e Drenicës dhe në vjeshtën e vitit 1909, kur Sefer Kleçka në bashkëpunim me Sefer Pirrakun, organizuan kryengritjen e dytë popullore të Drenicës së jugut, duke marrë aksione si rezultat I të cilave u rrafshuan shumë kulla të armiqëve, sidomos në grykën e Kosovës.
Në kryengritjen e majit 1910 kulla e Sefer Kleçkës u bë një qendër e madhe strehimi për pjestarë të kryengritjes dhe aty u vendosën her pas here edhe komanda të kësaj lëvizje që udhëhiqej nga Isa Boletini.
Në muajin maj 1910 në luftën e Carralevës ishte njëri ndër organizatorët dhe luftëtarët e dalluar.
Mori pjesë gjithashtu edhe në mbledhjen e fshatit Shalë që u organizua nga luftëtari Hasan prishtina dhe njëherit Sefer Kleçka ishte ndër të parët që propozoi mbylljen e shkollës turke dhe zëvendësimin e saj me një shkollë në gjuhën shqipe.
Me që përfaqësonte Drenicën e jugut në të gjitha kuvendet popullore, Sefer Kleçka mori pjesë edhe kuvendin e Junikut në maj të vitit 1912.
Mandej mori pjesë edhe në mbledhjet e mëvonshme të mbajtura në fshatin Sankovc dhe Halilaç.
Këto mbledhje ishin të kryesuara nga Hasan Prishtina dhe Bajram Curri. Këtu shihet edhe bashkëpunimi i ngushtë që ishte në mes të Sefer Kleçkës dhe luftëtarëve të dalluar të kësaj periudhe historike si: Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Xhem Lluzhnica e shumë e shumë të tjerë.
Edhe pse më 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë, kjo nuk ishte një garanci e mjaftueshme për lirinë e pjesëve tjera, të cilat mbetën të shpërndara nëpër shtetet fqinje të Shqipërisë.
Kështu që lufta për lirinë përfundimtare në Kosovë ende nuk kishte përfunduar.
Kjo periudhë I gjeti në këmbë shumë luftëtarë të shquar të Kosovës.
E gjithë kjo situate vlonte aq shumë saqë nuk vonoi dhe përsëri Ballkanin e mori flaka. Ishin këto vlime të mbrenshme që sollën një shpërthim të përgjithshëm pas atentatit të Sarajevës dhe fillimit së luftës së pare botërore.
Lufta e pare botërore (1914-1918) nuk solli ndonjë gjë të re për popullin shqiptar.
Edhe pas kësaj lufte Kosova dhe viset tjera të Shqipërisë jashtë kufive real të Shqipërisë.
Kjo luftë mori me vete edhe shumë burra të mëdhenj shqiptar si: Çerqiz Topullin, Mehmet Shpendin, Mustafa Qullin dhe Dedë Gjon Lulin. Kurse më 23 janar 1916 në urën e Podgoricës u vra edhe trimi legjendar Isa Boletini.
Edhe pas përfundimit të luftës së pare botërore Sefer Kleçkën e gjejmë me armë në dorë, duke rezistuar dhe duke mos qen I kënaqur me vendimet e marra nga fuqitë e mëdha, sipas të cilave Kosova mbeti nën okupimin e mbretërisë serbe-kroate dhe sllovene. Dhe pikërishtë me iniciativën e shovenizmit serb u arrestuan dhe u vranë edhe Sefer Kleçka dhe biri I tij Bardhec Kleçka në fund të muajit korrik 1928.
Këngë popullore :
DRENICË E KUQE U QUE N`KAMË
Drenicë e kuqe u que n`kam`:
-Yrysh, djem, t`biem n`Lypjan!
Asht vatani në zëndan,
`i pash` i zi po ban dunam!
Drenicakt`, trima drangue,
si tërmet maleve jan`lshuae!
Bini djem, t`desim më nerë,
se shqiptari dy gzime ka;
njo kur len dhe n`luft me ra!
Shtat krali i kish Evropa,
shtat`krali na msyn`më topa,
po shtat`zemra n`gjoks t`shqiptarit,
shtat`her` vritet, tet`her`ngjallet!
Këngë popullore për Sefer Kleçkën:
KY BURMAZI N`KAM U QUE
Ky Burmazi n`kam u que,
ushtri t`madhe ka shtrëngue,
për Drenic`i ka tfillue,
Sefer Kleçkën m`e rrethue.
Ky Seferi i ka hetue,
se bugart don`me shkrumue.
Qet rojen, n`Kleçkën m`e rue.
Ushtria n`Kleçk`kur ka dalë,
roja e Seferit i ka nalë.
Ather`pushka ka fillue,
ni dit` e i nat` kanë luftue,
gjysma e ushtrisë iu ka farue.
Kur e pa se don m`e fikë,
ven s`ka gjet, ka nis më ikë.
Se n`Nekovc-o kur jan`ra-e,
shtat` ushtar`bre ja kan vra-e.
Shkon Burmazi gjith t`u ikë,
gjith`Seferi tuj e njekë.
Dei n`Lepi kur o shkue,
Ilaz Raqaku i ka nimue;
aty Burmazin e kan farue.
Vet i dheti Seferi ish qillue;
veç dy shok`iu kan` damtue.
Epikë historike Kosvare
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, institute I kulturës popullore.
Kapitulli I dytë (1912-1939)
Enver Gashi
”Sefer Kleçka dhe pasardhësit e tij”
Albin – Tiranë 1999
Start a discussion about Sefer Neziri
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Sefer Neziri.