Përdoruesi diskutim:Sofokli Duka
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Sofokli Duka. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Pasuritë dhe perspektiva turistike e Labovës. Mendime rreth projekt idesë, për krijimin e Fondacionit për Zhvillimin e Labovës
Nga Dr. Sofokli Duka
Në kryesinë e shoqatës “Odrie-Golik”, është hedhur ideja e krijimit të Fondacionit për Zhvillimin e Labovës. Në vija të përgjithshme, dihet se ç’ përfaqëson një fondacion dhe se ai ka mundësi ligjore dhe teknike, për të realizuar objektiva më specifike se një shoqatë, objektivat e së cilës, janë tepër më të gjera. Kjo iniciativë, u botua edhe në faqet e gazetës “Odria”, me qëllim që ajo të gjente edhe ndihmën e përkrahjen e anëtarësisë. Për hir të së vërtetës, duhet thënë, se deri tani, nuk ka ardhur asnjë reagim, qoftë pozitiv apo negativ për zhvillimin e mëtejshëm të këtij projekti. E njëjta gjë ndodh edhe me iniciativat e tjera të ndërmarra nga anëtarësia dhe të përkrahura nga Kryesia, si për shembull ajo e dy mjeshtërve labovit të gurit, Stefan Stefani e Lili Prifti, që me vullnetarizmin e tyre, do të mirëmbajnë rrugët e fshatit nëpërmjet donacioneve simbolike të bashkëfshatarëve; miradministrimin e pasurive të Labovës; rikthimin e traditës për festimin e ditës së 15 gushtit në Manastirin e Tërbuqit etj. Labova, ka plot njerëz të mençur dhe të urtë, të cilët mund dhe duhet të kontribuojnë në këtë drejtim, jo vetëm nëpërmjet ideve, por edhe financiarisht. Pa tjetër që historia, do t’jua shpërblejë një përkushtim të tillë.
Objektivi i këtij fondacioni, kuptohet qartë, nga vetë emërtimi i tij: Zhvillimi i Labovës. Tashmë është krijuar ideja, se e ardhmja e Labovës, është shndrimi i saj në një zonë turistike. Por jo vetëm kaq. Ajo ka pasuri e rezerva të konsiderueshme për zhvillimin e blegtorisë dhe përpunimin e produkteve të saj, pemëtarisë, pylltarisë, mbledhjen e përpunimin e bimëve medicinave, përpunimin e ujit, përpunimin e pllakave të gurit, prodhimin e tullave, etj, aktivitete këto, të cilat janë ushtruar tradicionalisht nga të parët tanë dhe që janë në harmoni edhe me zhvillimin turistik të zonës. Këto janë vetëm disa ide të thjeshta, në kuadrin e projektit të madh për zhvillimin e Labovës, i cili për të qenë sa më konkret, duhet diskutuar, formuluar e miratuar, krahas formimit të Fondacionit. Një nga elementët kryesorë të realizimit të kësaj strategjie, është evidencimi dhe administrimi i pasurive të Labovës. Ato janë të shumta e të gjithanshme, por deri tani janë lënë në mëshirën e fatit. Si të tilla, mund të përmendim: kullotat, rezervat ujore, trojet e banesave të bashkëfshatarëve të larguar prej kohësh nga fshati dhe sidomos testamenti i Zhapës, për Labovën e shumë të tjera. Në kuadrin e kullotave, një vend të rëndësishëm, zënë ato të Odries. Siç dihet për to janë zhvilluar një sërë gjyqesh midis labovitëve dhe agallarëve të Gjirokastrës dhe si përfundim, ato u kthyen si pronë e fshatit tonë, gjë për të cilën ekzistojnë edhe dokumente arkivore. Por aktualisht ato nuk administrohen nga Labova, pasi për arsye që nuk dihen, ndoshta mos interesimi, trajtohen si pronë shtetërore e si rrjedhojë fshati nuk përfiton asnjë të ardhur. Burimet ujore të Labovës, mbeten një pasuri e pallogaritshme edhe pse deri tani kjo pasuri është shfrytëzuar jashtë çdo kriteri në interes të komunitetit labovit. Gurra e Mullirit u fal pa asnjë kusht, ndërsa ujësjellësi i Gurrës së Strakavecit, i ndërtuar me aq mund e sakrifica, e shkatërruan për 24 orë, për të vetmin qëllim ordiner, që tubat e tij të përdoreshin si mbajtëse pjergullash, gjurmët e të cilave gjenden edhe sot nëpër oborre labovitësh, si dëshmi të gjalla të atij shkatërrimi absurd. Vërtet burimet ujore janë pasuri shtetërore dhe si pronar, i takon shtetit e drejta e shfrytëzimit, por e drejta e komunitetit edhe me ligj është e padiskutueshme dhe e pa zëvendësueshme. Duhet theksuar se komunitet i Labovës, nuk janë vetëm ata që banojnë aktualisht në fshat, disa prej të cilëve, siç e dëshmojnë edhe me veprat e tyre, nuk i lidh asgjë me Labovën, por të gjithë bashkëfshatarët autoktonë, që kanë atje troje, toka me certifikatë kadastre e pronësi të tjera. Nuk duhet lejuar që shfrytëzimi i burimeve të tjera ujore, si ai i Odries, Skotinisë, Gurrës së Malit, Nënëgureve etj, të bëhet pa kushte në favor të komunitetit labovit. Evidencimi i trojeve të labovitëve që janë larguar prej kohësh e që aktualisht janë të lira, apo të braktisura, ka rëndësi, pasi do të rikthejë interesin e tyre për zhvillimin e Labovës, si dhe do të zgjerojë rrethin e personave që janë të predispozuar për një Labovë turistike. I një rëndësie të veçantë, është edhe riaktivizimi i testamentit të Zhapës për Labovën, gjë që deri tani nuk është ndjekur në rrugë ligjore e institucionale, por në mënyrë amatore, gjë që më shumë ka prishur punë, se sa ka shkuar drejt zgjidhjes së problemit. Pa dashur të vazhdojmë me analizën e problematikave të mësipërme, pasi ato janë të shumta e një gjë e tillë në të ardhmen, duhet të jetë mision i Fondit për Zhvillimin e Labovës, theksojmë, se aktivitetet e mësipërm, shtojnë jo vetëm elementët e infrastrukturës turistike të zonës, por edhe të ardhurat për zhvillimin e fshatit e sidomos për miradministrimin e pasurive të tij, nëpërmjet një institucioni kujdestar të zgjedhur nga komuniteti.
Sazet e Odries
Përgatiti Sofokli Duka
Grup popullor iso-polifonik me vegla i viteve 1960-1970.
Ky grup, përcolli me saze këngën tradicionale iso-polifonike labe të zonës së Labovës. Sazet e mbyllën brenda një dhjetvjeçari jetën e tyre artistike. Sazet e Odries përbëheshin nga Thanas Nika, Marika Nika, Xhelo Vasili, Petra Zografo, Koço Fane, Odise Porodini, etj. Në rubrikën EJ (Erotike Jugu) të fonotekës së Radio-Tiranës gjenden edhe këto këngë të regjistruara prej tyre:
Viti 1965, nr. 41-“Nusja jonë trëndafile”; viti 1966, nr. 60-“Trëndafil manushaqe”; viti 1966, nr. 61-“Nëm ujë se plasa thëllënxë e Beratit”; viti 1966, nr. 68-“Moj faqja portokalle”; viti 1966, nr. 69-“Unë do vete, lule moj lule”; viti 1966, nr. 65-“Do vesh me dhën apo jo”; viti 1966, nr. 73-“U nisa vajta në mulli”; viti 1966, nr. 75-“Cër-cër-cër ja bën tigani”; viti 1966, nr. 108-“Labova rëzë një mali”; viti 1966, nr. 112-“Këndojnë gjashtë bilbila”; viti 1967, nr. 119-“As aman moj lule verdhë”; viti 1967, nr. 127-“Në mal të Odries”.
Nis një diskutim me Sofokli Duka
Faqet e diskutimit janë hapësirat ku njerëzit diskutojnë si të përmirësojnë përmbajtjen në Wikipedia në mënyrën më të mirë të mundshme. Fillo një diskutim të ri tani për të bashkëpunuar me Sofokli Duka. Kini parasysh se çfarë shkruani këtu do të jetë publike dhe për të tjerët.