Jump to content

Spirulina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Spirulina është një algë mikroskopike ujore që gjendet tek ujërat e ëmbla, ka ngjyrë të gjelbërt dhe është një ndër ushqimet më të plota në botë. Është një organizëm bimor qe përmban shumë vitamina, minerale dhe elemente ushqyese për njeriun. Gjithsej, përmban mbi 100 elemente ushqyese dhe oligoelemente, pikërisht për këtë arsye NASA e përdor si ushqim për austronautët. Spirulina është zbuluar shekuj më parë, thuhet se Aztekët ishin ndër popujt e parë që e përdorën në menunë e tyre.

Elemente ushqyese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Spirulina përmban mjaft elemente antioksidante që veprojnë pozitivisht në rinovimin e qelizave, pra edhe në luftimin e plakjes. Përmban gjithashtu aminoacide që përmirësojnë funksionimin e sistemin nervor. Spirulina pastron gjakun, mëlçinë dhe veshkat për shkak të vetive detoksifikuese që ka, dhe forcon sistemin imunitar. Disa nga elementet e pasur të Spirulinës janë : vitamina A, B, B12, C, E dhe Q10. Gjithashtu, përmban hekur, një element thelbësor për trupin e njeriut madje dhe në sasi të madhe. Mjafton të thuhet se Spirulina përmban 58 herë më shumë hekur nga ç’përmban spinaqi. Elemente të tjera të rëndësishme që përmban janë : magnezi, kaliumi, zinku dhe seleni. Spirulina ka efekt imunofuqizues dhe vlerësohet maksimalisht nga mjekët popullorë dhe dentistët për përçueshmërinë e Amalgamit. Kjo është kryesisht e rëndësishme për çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër. Spirulina mund të lidhë materiet e dëmshme në mënyrë të veçantë, p.sh : metalet e rënda siç është Kadmiumi. Spirulina përmban substanca që inhibojnë lirimin aktiv të Histaminës nga granulat e mastrocive. Spirulina mund të aplikohet edhe tek osteoporoza, pasi përmban shumë kalcium. Pothuajse gjysma e grave mbi 45 vjeç vuajnë nga osteoporoza. Spirulina përmban mbi 60 % të një proteine të tretur lehtë që lufton osteoporozën në organizëm. Nëpërmjet spirulinës mund të trajtohen në mënyrë të suksesshme edhe pezmatimi, gripi, neurodetermati dhe aknet. Hulumtime të ndryshme kanë treguar se efektet pozitive që posedon spirulina janë mjaft impresionuese. Disa nga llojet e sëmundjeve të cilat mund të trajtohen me spirulinë janë : diabeti, anemia, pankreati akut, ulçera peptike, ciroza e mëlçisë, katarakta, sëmundja e pleqërisë, alergjia, humbja e leukociteve, stresi, koliosteroli i lartë, problemet me prostatën, problemet me fshikëzën urinare etj.

Spirulina mund të blihet në forma të ndryshme, më e zakonshmja është ajo në pluhur, të cilën mund ta tresni në lëngje frutash, në sallatra etj, me këtë mënyrë përveç dobive që ka ju ofron edhe një shije unike në gotën ose pjatën tuaj. Ia vlen të theksohet se kur përdoret në gatim nuk duhet të piqet në temperatura të larta, pasi shkatërrohen shumë elemente ushqyese që përmban, prandaj do të ishte e rekomandueshme të përdoret gjithmonë në fund. Për të kuptuar vlerën e Spirulinës është e mjaftueshme të shihni se sa industri farmaceutike përgatisin tableta Spirulina si plotësuese ushqimi, ose në formë pilule, akoma edhe shurupi.