Vitamina A
| Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |

Vitamina A apo beta-karoteni (Retinoli, Akseroftoli) është një vitaminë esenciale, që tretet në yndyrë dhe gjendet në ushqime me prejardhje bimore dhe shtazore. Kjo vitaminë ka një strukturë terpeni dhe ju takon terpeneve por është edhe alkohol. Formula e plotë e retinolit është C20H30O. Është një substancë e fortë me ngjyrë të verdhë. Retinoli është një alkool primar njëvalent, pasi që një grup hidroksidi është i lidhur në një atom karboni, i cili në anën tjetër është i lidhur po ashtu vetëm me një atom karboni.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Retinoli u zbulua në vitin 1909. P. Karrer arriti më 1931 të bëjë prodhimin e pastër të tij nga vaji i mëlçisë së peshkut.
- Zbulimi (fillimi i shek. XX): Në fillim të viteve 1900, shkencëtarët vunë re se disa substanca të pranishme në yndyrna shtazore ishin të domosdoshme për rritjen dhe shëndetin e kafshëve. Këto u quajtën fillimisht "faktorë të rritjes të tretshëm në yndyrë".
- 1913 – Izolimi i parë: Dy grupe kërkimorësh (McCollum & Davis në SHBA dhe Osborne & Mendel) identifikuan një përbërje të re ushqyese që më vonë u pagëzua si Vitamina A.
- Vitet 1920 – Struktura dhe funksioni: U zbulua se vitamina A lidhej me pigmentin e syrit rodopsinë, që lejon shikimin në errësirë. Po ashtu u kuptua roli i saj në rritje, imunitet, dhe shëndetin e lëkurës.
- 1930 – Sinteza kimike: U realizua për herë të parë sinteza artificiale, që bëri të mundur prodhimin masiv të vitaminës A në suplemente.
- Shekulli XX – Parandalimi i verbërisë: Zbulimi se mungesa e vitaminës A shkakton verbërinë e natës dhe kseroftalminë çoi në programe globale të fortifikimit të ushqimeve (vajra, margarinë, miell, etj.).
- Sot: Vitamina A është e njohur si esenciale për:
- shikimin
- sistemin imunitar
- zhvillimin qelizor
- shëndetin riprodhues
- mirëmbajtjen e lëkurës dhe mukozave
Vetitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitamina A ka pikën e shkrirjes në mes të 62 °C dhe 64 °C, kurse pikën e vlimit në mes të 137 °C dhe 138 °C. Masa molare është 286,46 g/mol.
Burimet e Vitaminës A
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në bimë gjendet në formë të beta-karotinës, e cila më tutje në organizëm shndërrohet në vitaminë A. Për këtë arsye beta-karotina quhet edhe provitaminë A. Pasi që beta-karotina vetëm kur është nevoja shndërrohet në vitaminë A dhe për dallim prej kësaj nuk është helmuese edhe në doza të mëdha, duhet t'i jepet përparësia në rast të përdorimit të substancave plotësuese ushqyese. Retinoli gjendet në prodhimet e qumështit, në të verdhën e vezës dhe në vajin e mëlçisë së peshkut.
Nevoja për vitaminën A
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitamina A është e nevojshme për disa procese në trupin e njeriut. Kështu ajo është e nevojshme për zhvillimin dhe ndërtimin e sipërfaqes dhe brendësisë së lëkurës, për funksionimin e imunitetit, për shikim në errësirë etj.
Sasia ditore e përafërt e nevojshme për trupin e një njeriu për meshkuj është 1 mg retinol (rreth 3350 IE vitaminë A), kurse për femra është 0,8 mg retinol (rreth 2650 IE vitaminë A). Gjatë shtatzënisë rekomandohet të rritet sasia në 1,1 mg retinol (rreth 3650 IE vitaminë A), dhe gjatë gjidhënies në 1,5 mg retinol (rreth 5025 IE vitaminë A).
Shenjat e mangësisë së vitaminës A janë mungesa e oreksit, lëkura e tharë, shikimi i dobësuar në errësirë dhe te fëmijët mund të shkaktojë rregullime në zhvillim.
Shenjat e tepricës së vitaminës A janë dhimbja e kokës, plogështia, mungesa e oreksit, të vjellat, rënia e flokëve, lëkura e thatë si dhe çrregullime pamore (shikim i dyfishtë).
Femrat shtatzëna nuk duhet ta tejkalojnë sasinë e rekomanduar. Rekomandohet të mos merret më shumë se 3 mg retinol (10 000 IE vitaminë A) brenda ditës për të siguruar zhvillimin normal të fëmijës.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
| Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |