Sporti shqiptar (gazetë)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Sporti shqiptar është gazeta e parë sportive në Shqipëri dhe e para e këtij lloji në Ballkan. Themeluesit e saj ishin Anton Mazreku, njëkohësisht kryeredaktor i saj, themeluesi i gazetarisë sportive, bashkë me Luigj Shalën e Aqif Dominin.
Pas katër vjet ndërprejeje për shkak të Luftës, ajo rifillon me emrin “Sporti” e më pas merr dhe atë cilësorin “popullor”, siç mund të shihej me gjyslykët e propagandës çdo media në regjimin e Hoxhës. Ishte një nga 7 gazetat që dilnin në Shqipëri dhe ndoshta “më liberalja”. Kryeredaktori aktual i “Sportit Shqiptar”, Bashkim Tufa, gazetar i saj prej vitit 1979 thotë se “sporti ishte një lloj dritareje nga Perëndimi, por kjo s’do të thotë se nuk i shpëtonte censurës, pasi edhe gjithë kryeredaktorët e saj duhej të kishin parasysh bindjet komuniste”. Tufa tregon se rreth viteve ’80 kur edhe sistemi po e lëshonte pak veten, gjejmë aty të pasqyruara ngjarjet më të mëdha sportive nga bota, megjithëse gazeta ishte organ i Bashkimit të Fizkulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë. “Sporti Popullor” ishte e dyta gazetë e rëndësishme pas “Zërit të Popullit” dhe piëkrisht në vitet ’80 ajo do të ishte rivale serioze e gazetës së Partisë së Punës, aq sa Komiteti Qendror nisi të bllokonte abonimet me “Sportin”.
Gjatë viteve të tranzicionit, gazeta po shkonte drejt falimentimit. Në vitin 1999 ajo kaloi pranë Botimeve “Spektër” që drejtohet nga botuesi Koço Kokëdhima. “Për gazetën nisën ndryshimet e dukshme, me shtimin e stafit, zhvillimin e teknologjisë”,- thotë kryeredaktori Tufa. “U shtua periodiciteti i saj nga dy herë, katër herë në javë dhe sot del në treg të gjitha ditët e javës. Të shtunën e të dielën edhe me 32 faqe. Prej vitit 2004 “Sporti Shqiptar” është e para gazetë sportive me 24 faqe.” Tufa erdhi në krye të kësaj gazete në vitin 2002. Pra aty gjen gjithçka për sportin në Shqipëri, edhe pse niveli i sportit sot tek ne, sipas Tufës, është i mjerueshëm. “Etika, serioziteti, larmia e rubrikave ka bërë të mundur që çdo moshë të gjejë veten në këtë gazetë.
Sot “Sporti Shqiptar” mbush 70 vjeç që nga krijimi, por në të vërtetë gazeta është 7-ditëshe”. Për kryeredaktorin Bashkim Tufa, kjo do të thotë se pavarësisht se gazeta është e vjetër, ajo ka çdo ditë një gjë të re, është vitale. Veç të tjerash, ajo mund të quhet dhe shkollë e gazetarisë sportive prej nga dalin gazetarë që hidhen më pas në gazetat e shumta sportive, të cilat vitet e fundit janë shtuar shumë.Numri i pare i kesaj gazete ka dale me 28 nentor 1935 (në 23 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë).
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]https://web.archive.org/web/20110603021741/http://sportishqiptar.com.al/