Jump to content

Starje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Starja)
Starjeja

Starja është një fshatkomunën Qender Ersekerrethin e KolonjësShqipërisë.


Emrin e vjetër vendbanimi e ka pasur Plakas, por me dyndjet sllave aty nga shekulli VIII u pagëzua Starja. Në një shkrim të shkrimtarit Spiro Çomora, mësojmë se ai duke gërmuar në një bibliotekë enciklopedike greke, pat hasur në një material ku shprehej se Starja, fshat i madh për kohën, banohej nga një varg lagjesh dhe ka pasur një zhvillim ekonomik e kulturor të lavdërueshëm. Aty nga shekulli XV ka pas qënë si kryeqëndër administrative, ku përfshiheshin një tok vendbanime të krahinës, me rreth 40 fshtara. Flitej se banonin më tepër se 5000 banorë.