Shko te përmbajtja

Stefan Bizantini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stefan bizantini (greqisht: Στέφανος Βυζάντιος)i njohur si Stefani i Bizantit, Stefani nga Bizanti , ka qenë një gjeograf bizantin i antikitetit të vonë, autor i një fjalori të rëndësishëm gjeografik të titulluar Etnika (Ἐθνικά) në 50 ose 60 vëllime. Ai ka vepruar ne kohen e ehershme te perandorit Justinian IUniversitetin e Konstandinopojës.

Shumë pak dihet për jetën e Stefanit, përfeç faktit se ka qenë gramaticien në Kostandinopojë dhe ka jetuar në të njëjtën kohë me Arkadiusit dhe Honoriusin, pak përpar Justinianit II. Shkrimtarët e mëvonshëm nuk japin ndonjë të dhënë për të por thuhet se një i ashtuquajtur Hermolaus e përmblodhi veprën e Stefani.

Ndoese epitomë, Etnica është me vlerë të madhe për të dhëna gjeografike, mitologjike dhe fetare në lidhje me Greqinë e lashtë. Pothuajse çdo artikull në epitomë përmban një referencë ga një shkrimtar antik, si një autoritet për emrin e vendit. Nga fragmente të mbijetuar të origjinalit shohim se përmbante citate të konsiderueshme nga autorë atikë, krahas veçoritë shumë interesante, topografike, historike, mitologjike e të tjera. Stefani citon Artemidorin, Polibin, Aelius Herodianus, Herodotin, Tukiditin, Ksenofonin, Strabonin dhe shkrimtarë të tjerë[1][2].

  • Margarethe Billerbeck (Bearb.): Stephani Byzantii Ethnica (= Corpus Fontium Historiae Byzantinae). Bdf. 1ff. de Gruyter, Berlin 2006ff.
  • Augustus Meineke: Stephani Byzantii Ethnicorum quae supersunt. Berlin 1849.
  1. Hispaniae: Spain and the Development of Roman Imperialism, 218-82 BC by J. S. Richardson,In four places, the lexicographer Stephanus of Byzantium refers to towns and ... Artemidorus as source, and in three of the four examples cites Polybius.
  2. From political architecture to Stephanus Byzantius