Stonehenge

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stounhengj

Stonehenge (ang. stounhenxh - gurë pezull, gurë të varur) është një ndërtim megalitik i Erës së neolitit dhe Erës së bronxit i cili gjendet pranë Amesberit, në krahinën anglezeViltshajërit, rreth 13 km në veri të Salisberit. Përbëhet nga një grumbull gurësh pingulë të vendosur në formën e një rrethi gjigant. Është vendndodhja më e njohur parahistorike në botë. Arkeologët mendojnë që gurët pingul janë ngritur rreth viteve 2500 p.e.s dhe 2000 p.e.s megjithese stomi dhe brazda rrethpërshkuese, të cilat përbëjnë fazën më të hershme të përmendores, datojnë rreth viteve 3100 p.e.s. Gurët kanë një peshë rreth 13 ton secili dhe janë transportuar për disa kilometra.Vendndodhja dhe rrethinat bëjnë pjese ne listën e UNESCOs të Objekteve të Trashëgimisë Botërore që nga viti 1986, si edhe ndodhet nën mbrojtjen e Scheduled Ancient Monument. Askush nuk e di se kush dhe pse e ka ndërtuar Stounhenxhin. Mendohet të ketë qënë një lloj kalendari i kombeve të lashta. Në atë kohë feja dhe astronomia ishin shumë të përziera sëbashku. Disa mendojnë se Stounhenxhi ka fuqi magjike.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]