Studimet Universitare në Kosovë
Studimet universitare fillojnë pas kryerjes së shkollës së mesme. Ato bëhen për të arritur nivele më të larta të dijes. Nxënësat që e kanë kryer shkollën e mesme, duhet t’i nënshtrohen testit të maturës. Në këtë test duhet të arrihet rezultati prej së paku 50% të pyetjeve, që nxënësi të mund të aplikojë për studimet universitare.
Pas daljes së Konkursit për aplikim për studime, nxënësi aplikon në fakultetin që dëshiron dhe i nënshtrohet provimit pranues.
Mënyra e përzgjedhjes së nxënësve për pranim në fakultet bëhet përmes tre kritereve: provimit pranues, testit të maturës dhe shumës së mesatares së notave në shkollën e mesme.
Universitetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kosovë i jepet rëndësi të veçantë studimeve universitare. Si rezultat i kësaj është hapja e shumë universiteteve private krahas atyre publike.
Universitetet Publike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universitetet publike jane: Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Universiteti Publik i Prizrenit (UPPZ)
Universiteti i Prishtinës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Prishtinës është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor dhe kulturor në Kosovë. Më shumë se tridhjetë vjet ishte bartësi i vetëm i arsimit të lartë. Universiteti i Prishtinës është relativisht i ri – tridhjetepesëvjeçar, por rruga e zhvillimit të tij ishte dinamike, ndërsa veprimtaria arsimore, shkencore dhe artistike e tij ishte e pasur me rezultate të mëdha, të pamohueshme dhe me peshë historike. Fillimisht Universiteti kishte katër fakultete, ndërsa aktualisht ngërthen 14 fakultete dhe tri shkolla të larta, që janë:
- Fakulteti Filozofik,
- Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore,
- Fakulteti i Filologjisë,
- Fakulteti Juridik,
- Fakulteti Ekonomik,
- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe i Arkitekturës,
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike,
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike,
- Fakulteti i Mjekësisë,
- Fakulteti i Arteve,
- Fakulteti i Bujqësisë,
- Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë,
- Fakulteti i Kulturës Fizike dhe i Sportit,
- Fakulteti i Edukimit,
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë,
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Teknike në Mitrovicë, dhe
- Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj.1. Fakulteti Filozofik,
Universitetin e Prishtinës e themeloi Kuvendi i KSA të Kosovës, i cili, më 18 nëntor 1969, nxori Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës.[1]
Universiteti tjetër publik i Kosovës është Universiteti Publik i Prizrenit (UPPZ). Ky Universitet i bëri të gjitha përgatitjet e nevojshme që të rregjistrojë studentët e parë në vitin akademik 2010/2011.[2]
Universiteti Publik i Prizrenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drejtimet që ofron UPPZ-ja janë:
- Software Design
- Teknologji te Informacionit dhe Telekomunikimit
- Administrim Biznesi
- Menaxhment Ndërkombëtarë
- Juridik
- Gjuhe Gjermane[3]
Universitetet Private
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universitetet private në Kosovë janë të shumtë, por ndër më të njohurat janë:
- Universiteti Amerikan në Kosovë
- Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë
- Universiteti Dardania
- Universiteti Universum
- Universiteti Shkencave Mjekësore REZONANCA
- Universiteti Fama
- Universiteti Iliria
- Universiteti VICTORY
- Universiteti AAB-Riinvest
Drejtimet Kryesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa nga drejtimet më të kërkuara nga nxënësit e shkollave të mesme janë këto:
- Telekomunikacioni dhe Kompjuterika në FIEK.
- Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik, dhe në AAB-Riinvest.
- Juridik, në Fakultetin Juridik, AAB-Riinvest, Iliria.
- Mjekësia e përgjithshmë dhe Stomatologjia në Fakultetin e mjekësisë.
- Arkitektura dhe Ndërtimtaria Konstruktive në FNA.
- Matematikë-informatikë dhe mësim klasor në Fakultetet e Edukimit.
- Bujqësi dhe Veterinari, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.
- Shkenca Kompjuterike në FSHMN, UBT, AAB-Riinvest, etj.
Numri i studentëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Numri i studenteve në Universitetin e Prishtinës nga viti akademik 2002/2003 gjeri në vitin 2004/2005 ka pasur një rritje të vazhdueshme ndërsa nga viti akademik 2004/2005 kemi ramje të numrit të studenteve në Universitetin e Prishtinës, kjo ramje e numrit të studenteve është edhe si rezultat i hapjes së fakulteteve private.[4]
Sot mendohet se në Kosovë janë mbi 35 mijë studentë.
Sistemi i Bolonjës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qëllimi i procesit të Bolonjës është formimi i një zone të lartë të edukimit Evropian, duke i bërë standardet e titujve akademikë të krahasueshme dhe të përshtatshëm kudo në Evropë.
Studimet sipas sistemit të Bolonjës ndahen në tri cikle:
- Cikli i parë: Zakonisht 180-240 kredi (ECTS), e fiton titullin Bachelor
- Cikli i dytë: Zakonisht 60-120 kredi (ECTS), e fiton titullin Master
- Cikli i trete: Doktoratura.
Në shumicën e rasteve kohëzgjatja e cikleve është 3, 2 dhe 3 vite për ciklet përkatëse.[5]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- masht-gov.net Arkivuar 25 qershor 2011 tek Wayback Machine Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
- uni-pr.edu Arkivuar 7 shtator 2008 tek Wayback Machine Universiteti i Prishtinës
- uppz.net Universitet Publik i Prizrenit
- esk.rks-gov.net Enti i Statistikës së Kosovës
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Monografia e Universitetit". Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 prill 2011. Marrë më 30 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vendimi për themelimin e Universitetit". Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 tetor 2011. Marrë më 30 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Universiteti Publik i Prizrenit". Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 tetor 2011. Marrë më 30 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Enti i Statistikës së Kosovës". Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 gusht 2020. Marrë më 30 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Procesi i Bolonjës" (PDF). Marrë më 30 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)