Sulmi kibernetik ndaj Kosovës (2018)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Sulmi kibernetik ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës është sulm masiv kibernetik i filluar më 6 dhjetor 2018, i cili ka ardhur nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Cak i sulmit janë institucionet e Republikës së Kosovës, posaçërisht përfaqësuesit e saj diplomatikë anembanë botës. Me këtë rast janë hakuar emailet zyrtare, dhe sipas të dhënave sulmi po zgjerohet.[1]

Sulmi masiv ka filluar më 6 dhjetor në ora 10:00, dhe sipas zyrtarëve kosovarë, është i organizuar por nuk dihet nëse prapa tij fshihet Qeveria e Serbisë.[1]

Eksperti i kibernetikës, Hekuran Doli, ka treguar se përveç institucioneve publike, janë të rrezikuar institucionet private, mediat, mjetet e komunikimit, ato private dhe publike, kurse targeti i sulmit ka qenë posta elektronike si dhe faqet e institucioneve.

Burimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "Kosova po përballet me sulmin më të madh në historinë e internetit". Gazeta Express. 7 December 2018. Marrë më 7 December 2018.