Supë jeshile
Appearance
- Në një tenxhere kaurdisen qepë, karota, rrënjë selino dhe pak miell, shtojmë lëng mishi ose ujë. Sa të marrë valë hidhen patate patate të prera në copa kubike dhe zihen për 10 minuta. Pastaj shtohet lëpjetë ose spinaq i larë e i prerë në copa : rregullohet me kripë, piper, kopër e majdanoz të grirë hollë dhe me pak uthull. Është mirë që, kur supa të vendoset në pjatë, të hidhen vezë të ziera fort e të prera në katërsh.
- Për 4-5 persona duhen:
- lëng mishi ose ujë 1.5 litra, yndyrë 1 filxhan kafeje, qepë 1 kokërr, karota 2-3 copë, 1 rrënjë selino, miell 1 lugë kafeje, patate 2-3 copë, spinaq ose lëpjetë 300 g, vezë 2 kokrra, uthull 2 lugë gjelle, kripë, piper, majdanoz e kopër.