Supë me lakër të freskët
Appearance
- Lakra e bardhë pritet në fije të holla ose në copa katrore. Zarzavatet e tjera priten në formë fijesh ose rripi, ndërsa patatet në kubikë mesatarë. Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet lakra e prerë dhe pas 5 minutash vlimi shtohen patatet. Në tigan me yndyrë kaurdisen qepët, karotat, selinoja e grirë hollë dhe pak miell. Pas kaurdisjes shtohen domatet ose salca dhe së bashku hidhen në supë. Zarzavatet e kaurdisura hidhen 10 minuta para përfundimit të zierjes së supës. Në fund shtohet kripë, piper i zi, dafinë dhe majdanoz i grirë hollë. Kjo lloj supe është më e shijshme kur rri 4-5 orë (por jo në zjarr).
- Për 4-5 persona duhen:
- lëng mishi 1.5 litra, lakër e freskët 500 g, yndyrë 1 filxhan kafeje, patate 2-3 kokrra, karota 2 copë, qepë 1 kokërr, selino 1 kokërr, domate 2-3 kokrra, miell 1 lugë kafeje, kripë, piper, fletë dafine, majdanoz.