Jump to content

Derri i egër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sus scrofa)

Derri i egër
Vargu kohor:
Në fillim Epoka Akullnajave – Kohëve të fundit
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
S. scrofa
Emri binomial
Sus scrofa
Linnaeus, 1758

Derri i egër (Sus scrofa)

1.1-1.8m, pesha: 50-350 kg.

Paraardhës i shumicës së llojeve të derrave shtëpiakë. Gëzofi i tyre është në ngjyrë kafe të errët. Këlyshët kanë vija më të errëta në gjithë gjatësinë e trupit, ndërsa meshkujt kanë një krifë të fortë dhe një dhëmb të dalë në nofullën e sipërme. Specia mund të ngatërrohet vetëm me derrat shtëpiakë që largohen nga shtëpitë për në pyll.

Specie jo e kërcënuar, por numri i individëve të tyre në rajon është në zbritje. Takohet më së shumti në zonat kufitare të rajonit. Përhapja dhe habitati: Derri i egër ka një shtrirje të gjerë dhe ndeshet në pjesën më të madhe të Europës. Gjendet edhe në rajon. Jeton në pyje, fusha me bar, zona bujqësore, etj.

Derri i egër ha gjithçka: fara, fruta, rrënjë, kërpudha, krimba etj.

Lëviz natën dhe ditën.

Shumohet një herë në vit, në pranverë. Bën 3-12 këlyshë që zhvillohen shpejt dhe ndjekin nënën e tyre. Zakonisht, maturimi ndodh në vitin e dytë. Jetojnë deri në 20 vjet.

Hungërimë dhe klithma.