Jump to content

Të drejtat LGBT në Greqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e Greqisë

Të drejtat LGBT në Greqi kanë përparuar shumë vitet e fundit, duke e khyer Greqinë në një prej shteteve më liberale në Europën juglindore. Diskriminimi nuk është më I përhapur dhe prevalent si më parë, edhe pse personat LGBT në Greqi përballen me sfida ligjore dhe sociale, që persona jashtë komunitetit LGBT nuk i përjetojnë. Pavarësisht kësaj, opinioni publik në Greqi duket se me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më liberal kulturalisht, duke I njohur ligjërisht partnershipet civile që prej dhjetorit 2015.

Aktiviteti seksual I cifteve brenda gjinisë së njëjtë është legalizuar që prej 1951, ligjet kundër diskriminimit në punësim u miratuan në 2005. Që prej atëhere, ligjet kundër diskriminimit janë zgjeruar dhe në sfera të tjera, duke përfshirë identitetin gjinor. Legjislacioni mbi gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën diskriminuese është një prej më gjithëpërfshirëseve dhe më strikt në natyrën e tij në Europë. Në 2015, bashkimet civile u legalizuar edhe për ciftet brenda së njëjtës gjini, duke I siguruar mbrojtje ligjore këtyre cifteve për ndarjen e të mirave ekonimike të përbashkëta. Pavarësisht kësaj ka ende direktiva ligjore dhe të drejta që I mundësohen vetëm cifteve heteroseksuale, sikurse është e drejta për të adoptuar. Në 2017 personave transgjinor iu dha e drejta me ligj për të ndryshuar identitetin gjinor në dokumentet identifikuese dhe zyrtare pa pasur nevojën ti nënshtrohen një ndërhyjeje kirurgjikale.

Kultura gej është shumë e zhvilluar në kryeqytetin e Athinës, specifikisht në lagjen gej të Gazit, në Thesaloniki dhe në ishujt grekë. Ishulli I Mykonos njihet për skenën e zhvilluar të LGBT. Janë rreth 4 parada gej që zhvillohen çdo vit në qytetet e Athinës, Patras, Heraklionit dhe kryeqytetit të Kretës. Parada më e madhe prej tyre, ajo e Athinës, dokumentoi një rekord në pjesëmarrje në vitin 2015, si dhe në të morën pjesë gjithashtu Presidenti i Parlamentit Helenik si dhe kryetari i bashkisë së Athinës.

Sipas një raporti të vitit 2016 të zhvilluar nga organizata ILGA-Europe, e cila vlerëson situatën e respektimit të të drejtave LGBT në shette europiane, Greqia arriti përmirësimin më të lartë midis 49 shteteve për aspektin ligjor të personave LGBT për vitin 2015.[1]

Ligjet dhe politikat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ligjshmëria e aktivitetit seksual brenda gjinisë së njëjtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Raporti seksual midis homoseksualëve u dekriminalizua në 1951. Lezbiket nuk u përmendën në Kodin Kriminal grek. Neni 347 i Kodit Penal e dekriminalizoi prostitucionin e meshkujve dhe vendosi moshën e personit që mund tl kryejë raporte seksuale 17 vjeç. Gjithsesi ky ligj u shfuqizua në nenin 68 të ligjit me numër 3456 në 24 dhjetor 2015, duke rezultuar në legalizimin e prosittucionit mdiis mehskujve, subjekt i ligjeve ekzistuese në rregullimin e prostitucionit në aspektin ligjor.[2]

Njohja e martesave brenda gjinisë së njëjtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kushtetuta greke nuk ofron një përkufizim për martesën. Qeveria e mëparshme e udhëhequr nga kryeministri Kostas Karamanlis e kundërshtonte martesën brenda gjinisë së njëjtë. Teksa kjo qeveri kishte prezantuar legjislacionin që ofornte me dhjetëra të drejta ndaj çifteve heteroseksuale të pamartuara, legjislacioni i përjashtonte çiftet e gjinisë së njëjtë nga këto të drejta.

Komiteti Kombëtar i të Drejtave Njerëzore propozoi regjistrimin që do ti mbulonte të dyja çiftet e pamartuara të gjinisë së njëjtjë dhe heteroseksuale su dhe grupi grek OLKE deklaroi se do të ndjeki penalisht komunat greke që refuzojnë të martojnë çiftet brenda gjinisë së njëjtë.

Qeveria e re greke nën udhëheqjen e George Papandreou, lider i Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK), hartoi një legjislacion për regjistrimin e çifteve brenda gjinisë së njëjtë, e cila gjithsesi nuk kaloi në ligj, pais grupet me fokus grup komunitetin LGBT besonin se ky legjislacion do të mbetej jo-efektiv.

Në nëntor 2013 Gjykata Evropiane e Të drejtave Njerëzore dha verdiktin gjyqësor në favor të paditësve nga çiftet brenda gjinisë së njëjtë, duke e ndëshkuar përjashtimin e çifteve brenda gjinisë së njëjtë nga të drejtat civile, kufizimi I këtyre të drejtave civile e detyroi shtetin të paguante kompensimin prej 5.000 eurosh ndaj secilit prej paditësve.

  1. ^ "Rainbow Europe Index: Greece". Rainbow-Europe.org. Marrë më 14 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ (Greqisht) ΝΟΜΟΣ ΥΠ’ ΑΡΙΘ. 3456 Σύμφωνο συμβίωσης, άσκηση δικαιωμάτων, ποινικές και άλλες διατάξεις.