Të drejtat LGBT në Holandë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Harta e Holandës në Europë

Të drejtat LGBT në Holandë për personat lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë kanë qenë ndër më progresivet në botë. Aktiviteti seksual i çifteve brenda gjinisë së njëjtë u legalizua në vitin 1811 pasi Franca pushtoi vendin dhe instaloi Kodin e Napoleonit, duke fshirë ligjet kriminalizuese të raporteve seksuale, sidomos pasi vendi fitoi dhe pavarësinë. Gjatë shekullit të 20, ndërgjegjësimi rreth homoseksualitetit u rrit dhe shoqëria u bë më tolerante ndaj homoseksualëve, duke sjellur në këtë mënyrë de-klasifikimin e tij si sëmundje mendore në 1973 si dhe ndalimi i diskriminimit me bazë orientimin seksual në ushtri. Ligji për të drejtat e barabarta, i miratuar në 1994 e kriminalizon diskriminimin me bazë orientimin seksual në fushat e punësimit, administratë si dhe fusha të tjera. Pasi vendi nisi pranimin e partnershipeve të çifteve brenda së njëjtës gjini në 1998, Holanda u kthye në shtetin e parë në botë që legalizon martesat brenda së njëjtës gjini në 2001. E drejta e adoptimit për çiftet brenda së njëjtës gjini është gjithashtu e miratuar. Po ashtu dhe çiftet e lezbikeve kanë akses ndaj fertilizimit in vitro.

Holanda është një prej vendeve më liberale nga ana kulturore në botë,[1] me dhjetëra anketa që dëshmojnë se më shumë se 90% e holandezëve mbështesin martesat brenda së njëjtës gjini. Amsterdami është cilësuar së fundmi si një prej qyteteve më miqësorë ndaj komunitetit LGBT në botë, duke ofruar një listë të gjatë baresh, hotelesh, hapësirash alternative për komunitetin, si edhe Pink Point, e cila ofron informacion dhe suvenire rreth komunitetit LGBT, Homomonument i cili u përfundua në vitin 1987 dhe ishte monumenti i parë përkujtimor për homoseksualët e persekutuar dhe të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.[2]


Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Ministerie van Volksgezondheid, Welzijn en Sport". Marrë më 14 January 2015. 
  2. ^ "Gay Amsterdam". Marrë më 14 January 2015.