Jump to content

Tirana East Gate

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga TEG)
Tirana East Gate
LlojiPrivate
IndustriaElektronike
Themeluar në2011
Zyrat qendrore
Tirana, Shqipëri
Njerëzit kyç
Samir Mane (President i Balfin Group) and Elona Hametaj (MD)
ProdhimiQendër Tregtare
Faqja e internetitwww.teg.al

Tirana East Gate (TEG), (shqiptimi: Tirana Ist Gejt, në shqip: Porta Lindore e Tiranës) është një qëndër tregtare në Tiranë e hapur në vitin 2011, ajo ndodhet 4 km nga qendra e Tiranës në drejtim të Elbasanit. TEG është qëndra më e madhe tregtare dhe një ndër investimet më të mëdha private në Shqipëri. TEG gjithashtu është ndër qendrat tregtare më të mëdha të gjithë rajonit të Ballkanit. Investitorët e TEG janë Balfin Group me 91% dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Sipermarrjes me 9%. TEG pati një kosto totale ndërtimi prej rreth 54 milionë euro dhe me një investim total bashkë me njësitë e shitjeve prej rreth 104 milionë euro. TEG pati një sukses të menjëhershëm me rreth 500,000 vizitorë javën e parë dhe me një xhiro rreth 12 milionë $ në po atë javë. TEG ka një sipërfaqe prej 90,000 m2 dhe në të janë përfshirë hipermarketi Spar dhe dyqani Neptun.

TEG është kthyer në një destinacion të rëndësishëm të blerjeve të qytetarëve të Tiranës. Me ndërtimin e unazës së re që lidh zonën me qendrën e Tiranës, ajo do të bëjë kohën e udhëtimit për më pak se 10 minuta nga qendra e qytetit, ndërkohë që ndërtimi i tunelit Tiranë-Elbasan e bën qendrën shumë të aksesueshme edhe nga banorët e Elbasanit. Në këtë mënyrë TEG kthehet në një qendër tregtare që i shërben të dyja qyteteve.

Me konceptin novator, TEG mundëson një eksperiencë të re për blerje dhe argëtim për të gjithë. Pikat e forta të qendrës janë shumëllojshmëria e markave dhe produkteve, hapësira e gjerë për shitje, prezantimi i markave ekskluzive, hapësirat për argëtim, restorant-kafenetë e adhurueshme dhe komoditeti maksimal për klientët.

Dyqanet e TEG