Shko te përmbajtja

TGEU

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri simbolik për komunitetin trans

Transgender Europe (TGEU) është një rrjet organizatash të ndryshme që lobojnë për të drejtat e transgjinorëve, transseksualëve si dhe shumë organizata të tjera që kanë si synim lobimin kundër diskriminimit dhe që suportojnë të drejtat e personave trans. Ky rrjet u themelua në 2005 në Vjenë gjatë Këshillit të Parë evropian për Transgjinorët të emërtuar “Rrjeti Evropian i Transjginorëve” dhe është momentalisht një organizatë e regjistruar nën emrin “Evropa Transgjinore”.[1]

Që prej 2009 në bashkëpunim me organizatën online “Liminalis”, TGEU udhëheq projektin “Monitorimi i vrasjeve të personave trans” (TMM) që regjistron numrin e viktimave që vriten në botë çdo vit për shkak të transfobisë.[2][3]

TGEU u themelua në Këshillin e parë Evropian për Transgjinorët në nëntor 2005 dhe është regjistruar formalisht si një organizatë bamirësie në Austri 14 muaj më vonë. Organizata ka ushtrua veprimtarinë e saj vullnetarisht për shumë kohë kurse tani TGEU ka arritur të kthehet në zërin legjitim për komuniteitn trans në Evropë.

Transgender Europe punon për të sigurar barazinë e të gjitha personave trans në Evropë. TGEU:

  • iu jep zë personave trans në Evropë;
  • advokon për të drejtat e personave trans;
  • synon të rrisë ndërgjegjësimin për çështje që personat trans ndeshin;
  • mbështet një lëvizje të konsoliduar për personat trans;
  • është një aktor ndërkombëtar aktiv për lëvizjen transgjinore në Evropë.
  1. "European Transgender Network" (në anglisht). Marrë më 12 tetor 2011.
  2. "Trans Murder Monitoring" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2017. Marrë më 5 shkurt 2016.
  3. "ILGA-Europe publications and resources" (në anglisht). Marrë më 5 shkurt 2016.