Jump to content

Tahir Isufaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tahir Isufaj lindi më ... në ....

Përgatitja shkollore: Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Sarajevës

Karriera e punës:

Pas diplomimit, përkatësisht nga viti 1980 deri në vitin 2002 ka punuar si profesor i Edukatës Fizike në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, nga viti 2002 deri shtator 2005 në Shkollën e Mesme Teknike ”Tafil Kasumi” në Deçan. Nga 26 shtator 2005 është zgjedhur Kryetar i Komunës së Junikut të cilën detyrë është duke e kryer me përgjegjësinë më të lartë.

Aktiviteti Politik:

Është aktivist i rregullt nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe me formimin e strukturave të saj në Degën e Junikut. Në fillim të vitit 1990 ka qen kryesues në formimin e Nëndegës së LDK-së, në Shable –Kantoni i Valisit në Zvicër.

Në Kuvendin e Dytë të LDK-së, të mbajtur në qershor të vitit 1992 është zgjedhur anëtar i Kryesisë së LDK-së Junik.

Në Kuvendin e tretë të LDK-së, të mbajtur në shtator të vitit 1997 është zgjedhur në strukturat udhëheqëse të Degës së LDK-së në Junik.

Pas konfliktit të armatosur nga viti 1999 deri 2006 është i zgjedhur Kryetar i Degës së LDK-së në Junik. Në zgjedhjet lokale të vitit 2000 si dhe 2002, sërish është zgjedhur anëtar i Asamblesë Komunale KK-Deçan si dhe Kryetar i grupit të subjektit politik të LDK-së, ku edhe tani e ushtron ketë pozitë. Në zgjedhjet partiake të mbajtura në nëntor 2006 në Kuvendin e 6 zgjedhor të LDK-së, Dega në Junik është rizgjedhur Kryetar i Degës së LDK-së.