Jump to content

Soke Kubota Takayuki

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Takayuki Kubota)

Soke Kubota Takayuki(jp.宗家孝行洼田|Soke Kubota Takayuki) - i madh-mjeshtër artet marciale, fitues i 10 Dan, themelues Gosoku Ryu, Kubojitsu, themelues dhe president i International Karate Association.

Soke Kubota Takayuki(Soke Kubota Takajuki), i njohur edhe me variantin e shkurtër të emrit Tak Kubota, ka lindur më 20 shtator të vitit 1934KumamotoJaponisë. Në moshën 4-vjeçare, nën ndikimin e t’et, Kubota Denjiro (Kubota Denxhiro), nisi të stërvitet nga artet marciale, ndërsa në moshën 14-vjeçare hapi klubin e tij të parë.

Mjeshtër Kubota mësoi stilet diferente të karatesë dhe të arteve të tjera marciale, në mënyrë që më vonë edhe pse fare i ri, t’i sintetizojë ato dhe të krijojë stilin e vet të karatesë, të cilin e quajti Gosoku Ryu (Gosoku Rju).

Gosoku Ryu (jap. Go – i fortë, forcë dhe Soku – i shpejtë, shpejtësi), siç e thotë edhe vetë emri i stilit, bazohet në bashkëveprimin e forces dhe të shpejtësisë, duke krijuar një “bashkëdyzim” që shpreh esencën e stilit kubotian të karatesë.

Stili i Kubotës edhe pse është sintezë e disa stileve të karatesë, para së gjithash mbështetet në stilin Goju Ryu (Goxhu Rju), ndërsa veçori e tij është se përafërsisht 70 për qind të teknikave e përbëjnë teknikat e duarve, ndërsa 30 për qind ato të këmbëve.

Në Gosoku Ryu aplikohen edhe pajisjet tjera, “armët” e drunjta dhe metalike, siç janë: Bo, Sai, Tonfa, Kama, Jo, Tsue dhe shpata japoneze Katana.

Po atë vit kur ebëri publik stilin e tij, mjeshtër Kubota themeloi edhe organizatën e tij të karatesë, të quajtur Asociacioni Ndërkombëtar i Karatesë (International Karate Association), i cili shtrohet në mbi 40 shtete të botës dhe ka mbi 100.000 anëtarë. Njëkohësisht, mjeshtër Kubota mori titullin “Soke”, që do të thotë “themelues”. Qendra e asociacionit ishte në Tokio, mirëpo nga viti 1964, kur mjeshtër Kubota kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, qendra e asociacionit (Hombu dojo) u vendos në Glendejl (Glendale).

Soke Kubota është themelues edhe i shkathtësisë mbrojtëse Kubotai, si dhe shpikës i një “arme” të vogël, një shkopthi prej materlesh dhe me forma të ndryshme, me gjatësi prej 15 centimetrash, të quajtur Kubotan.

Soke Kubota është mjeshtër i madh i karatesë, që ka gradën më të lartë në karate – 10 Dan, ndërsa pauses i tij në karatenë shqiptare është sensei Mustafë Statovci.

Soke Kubota gjithashtu shkroi libraartit marciale: