Takimet në Helsinki
"Takimet në Helsinki" është një film dokumentar shqiptar. Prodhuar në vitin 1962 nga Kinostudio "Shqipëria e re". [1]
Përshkrimi: Levizje në rrugët e Helsinkit, fëmijë të vegjël, një bojaxhi lyen vitrinat e dyqanit, vajza që ecin rrugës. Ndërtesa të larta, një skulptor, grupi i farkëtarëve me çekan. Flamujt e festivalit valëviten në shtëpitë e kulturës që është qendra e festivalit. Festivalistët shqiptarë shëtisin nëpër qytet, Mentor Xhemali, etj. Në mes të popullit paqedashës të Finlandës ka edhe festivalistë që kërkojnë të prishin festivalin, një fashist flet kundër festivalistëve. Rrugën për në stadiumin olimpik, delegatët tanë e kaluan me valle e brohoritje. Në stadium fillon parakalimi. parakalon delegacioni shqiptar, brazilian, spanjoll, kinez. Parakalimi vazhdon deri natën vonë. Në Tapiola të Helsinkit u zhvillua seminari i arkitektëve, midis tyre ndodhet edhe arkitekti brazilian Pado Kosta. Delegatët tanë takohen me disa ndërtues dhe i japin peshqesh një shall. Delegacionin tonë e fton delegacioni kinez. Një çift kinez ekzekuton vallen e gjarpërit. 280.20 m .
Në selinë e delegacionit tonë vijnë për vizitë të rinjtë kubanezë. Todi Lubonja përshëndet rininë heroike të Kubës. Në festival u bënë dhe shumë takime serioze ku u biseduan pikëpamje politike. Të rinjtë italianë u interesuan për vijën politike të partisë sonë. Erdhën edhe të rinjtë e vendeve arabe për të shprehur ndjenjat e miqësisë me popullin tonë. Skuadra jonë e volejbollit ndeshet me skuadrën libaneze, fitoi skuadra jonë. Kapitenit të skuadrës sonë i jepet kupa e festivalit. Të rinjtë tanë hedhin valle në rrugë bashkë me popullin e Finlandës. Fëmijët e Finlandës mbledhin autografe ndërsa një të riu nga Somalia i japin një album me foto nga Shqipëria. Dy kampionë të festivalit për mbledhje stemash provojnë cigaren shqiptare Partizani. Në selinë e delegacionit tonë erdhën të rinj nga e gjithë bota. Takim me të rinjtë e pesë kontinenteve. Të rinjtë e festivalit vallëzojnë. Artistët tanë dhanë një koncert në Helsinki. Një çift balerinësh shqiptarë në skenë. Populli duartroket. Para nisjes festivalistët ndahen me popullin finlandez. Një plakë fshin lotët. të rinjtë ndahen me njeri tjetrin, duart që shtrëngohen.
Operator: Viktor Gjika
Bashkëpunëtorë: Ismail Balla, Koço Tollko
Shënime: Film mbi festivalin e 8-të të rinisë dhe studentëve në Helsinki.
Regjia: Viktor Gjika
Skenari: Ismail Kadare
Muzika: -
Prodhuar: Kinostudio "Shqipëria e re"
Viti: 1962
Kohëzgjatja: 20 min
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2023. Marrë më 29 gusht 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)